• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse i urreni heronjtë?!

by Flogert Muça
10/08/2017 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Temperaturat e larta dhe papërgjeshmëria qytetare në disa raste kanë sjellë në vendin tonë këto ditë të nxehta vere, një situatë të vështirë sa u përket zjarreve. Ndërkohë që fqinjët tanë por dhe vende të tjera të Europës si Franca janë përpirë nga flakët e po luftojnë me to çdo ditë edhe në Shqipëri gjendja paraqitet e rëndë.

Në këto kushte, institucionet mund të themi se janë angazhuar maksimalisht. Emergjencat Civile janë në këmbë, ushtria, FA, Gadra e Republikës, grupet e zjarrfikësve të çdo bashkie poashtu janë në luftë të vazhdueshme me flakët. Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar dhe marrë ndihmë nga Greqia e Iltalia me helikopterë për përballimin e situatës. Madje, në jo pak raste janë bashkuar edhe qytetarët në këtë betejë e cila në asnjë vend nuk luftohet vetëm, por kërkon bashkërëndim forcash.

Shkurt, nga institucionet që e kanë detyrë ligjorë e deri te qytetarët që e kanë detyrë morale e jetësore, janë në këmbë, me ato mjete dhe fuqi që kanë, por janë në këmbë, në luftë të vazhdueshme. Fundja, kjo është gjëja më normale për një shtet e komunitet.

Kjo është situata në vendin tonë e thënë në dy paragrafe. E vështirë, por që po punohet intensivisht për menaxhimin dhe vënien nën kotroll të saj.

Mirëpo, nga ana tjetër politika dhe një pjesë mediash që si objektiv nuk kanë mesa duke t’i shërbejnë opinionit publik por eprorit politik, kanë nisur të sulmojnë të gjithë ata që janë faktikisht heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve, edhe pse heronj të heshtur ndryshe nga “heronjtë” e zyrave të luksit.

Ka një frymë negative që përhapet nga një pjesë e politikës ndaj pjesës tjetër edhe kur bëhet fjalë për situata të tilla, e kjo frymë veçsa demoralizon dhe ofendon të gjithë ata vajza dhe djem, gra dhe burra që janë 24 orë në luftë me zjarret.

Merret lehtë me mend se kush është politika që bën politikë edhe me zjarret ndërkohë që dikur për emergjencat linte në arkë vetëm 570 dollarë. Ndërsa sot, ka guximin që tallet me punën e të gjithë atyre heronjve që janë maleve duke luftuar me flakët.

Fakt është që për mospasjen e bazës së plotë materiale për përballimin edhe më të mirë të situatës kanë faj qeveritë, padyshim. Sepse të krijohet një bazë e mirë mjetesh për shuarjen e flakëve duhet një investim i konsiderueshëm, kur flasim për një ekonomi si jona. Investim i cili nuk mund të bëhet i plotë në 4 vitë, ndoshta as në 8. Ndaj, qeveritë njëra pas tjetrës duhet të investojnë sa më shumë të munden që t’i lënë njëra tjetrës një terren sa më optimist, jo më buxhete 570 dollarëshë siç bëri paraardhësi i Ramës fjala bie.

Qeveritë që pas 1997 nuk kanë bërë sa duhet dhe sot ne nuk kemi mjetet që kanë vendet e tjera.

Heronjtë e heshtur janë përballë flakëve, e politika duhet të jetë para përgjegjësisë se duhet të bëjë akoma më shumë që situata të tilla të përballohen më lehtë. E ajo pjesë e politikës që bën të kundërtën, pra që nuk njeh as përgjegjësitë e djeshme e as punën e heronjvë të sotëm, veçsa tregon edhe një herë një hendek i cili si ka shërbyer asnjëherë Shqipërisë.

Gjithollogët dhe politika e ndasisë edhe në raste të tilla është tregues i një kulture të shkuar në kohë, e cila për fatin tonë të keq akoma nuk i ka lëshuar disa nga pengjit e saj.

Next Post
Dëm 38 mln lekë shtetit, KLSH kallëzon në prokurori 4 drejtorë të Bashkisë Roskovec

Dëm 38 mln lekë shtetit, KLSH kallëzon në prokurori 4 drejtorë të Bashkisë Roskovec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, konstituimi i Kuvendit shtyhet për nesër, shkelet dhe Kushtetuta!

August 7, 2026
Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

August 7, 2026
Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

August 7, 2026
“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

August 7, 2026
E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

August 7, 2026
Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

August 7, 2026
“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

August 7, 2026
Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

August 7, 2026
“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

August 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Diplomacia nuk po bën punë, tre fronte me alarm të kuq: Shpërthime në Hormuz, sulme të reja në Jemen dhe ndaj anijeve në Odessa

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com