• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëm 38 mln lekë shtetit, KLSH kallëzon në prokurori 4 drejtorë të Bashkisë Roskovec

by Java News
10/08/2017 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KLSH ka kallëzuar në prokurori katër drejtorë dhe dy përgjegjës sektori të bashkisë Roskovec, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar një dëmi ekonomik shtetit me vlerë 38.2 milion lekë dhe shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 4 milionë lekë nga shkeljet dhe abuzimet me detyrën.

Pas auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në hartimin e kritereve për pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi.

Shkeljet janë evidentuar sipas KLSH në 6 procedura prokurimi; “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin rom/ egjiptian”; “Rikonstruksion i shkollës Kuman, për t’u përdorur për zyra”; “Ndërtim i kanalizimeve të ujrave të zeza fshati Strum, Bashkia Roskovec”; “Ndërtim trotuari i rrugës së fshatit Velmisht”; “Projekti zhvillimor i qendrës Kuman” dhe “Ndriçimi i rrugëve: Loti I, ndriçim i rrugës Bushi Kola dhe Loti II – Ndriçimi i rrugës së Kurjanit”.

Shkeljet sipas raportit të KLSH
1. Është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 2,380,746 lekë pa TVSH, për  skualifikimin e padrejtë të Operatorit Ekonomik me ofertë me vlerë më të ulët, në kushtet kur Operatori Ekonomik ka plotësuar kërkesat e Dokumenteve Standarde të Tenderimit;

2. Janë kryer veprime me efekt negativ në Buxhetin e Shtetit për diferenca të ofertave në vlerën 4,047,807 lekë pa TVSH, shkaktuar nga vendosja e kritereve të gabuara dhe jo sipas objektit të prokurimit, me pasojë skualifikimin e Operatorit Ekonomik me vlerë më të ulët dhe shpalljen fitues të Operatorit Ekonomik me ofertë më të lartë;

3. Kanë kërkuar kategori të licencave me klasifikim më të lartë se volumi i punimeve apo  kategori licence që nuk lidhen me objektin e prokurimit;

4. Kanë kërkuar një numër të konsiderueshëm fuqie punëtore të pa argumentuar me volum pune;

5. Kanë përcaktuar dhe evidentuar markën e materialeve, duke kufizuar numrin e shoqërive pjesëmarrëse në prokurim, në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, me VKM nr.312, datë 05.05.2010, “Për miratimin e rregullores “Për sigurinë në kantier”, si dhe të neneve 8 dhe 18 të ligjit nr. 8402, date 10.9.1998 “Për kontrollin e disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të ndryshuar.

Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, me shkresën nr. 257/16 datë 20.07.2017 kallëzim penal ndaj E.M. me detyrë Drejtore Juridike, në cilësinë e anëtares së Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit(NJHDT), M.C. me detyrë ish Përgjegjëse e Sektorit të Financës, aktualisht specialiste finance, në cilësinë e anëtares se NJHDT, E.K. me detyrë ish Specialist topograf, në cilësinë e anëtarit të NJHDT, F.P. me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Ndërtimeve, në cilësinë e anëtarit të NJHDT, S.C. me detyrë Drejtor Ekonomik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), E.T. me detyrë ish Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e anëtarit të KVO dhe A.D. me detyrë Drejtor i Shërbimeve në cilësinë e anëtarit të KVO, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Roskovec masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 293 milion lekë.

a.ç

Next Post
Katari i heq vizat për 80 vende të botës

Katari i heq vizat për 80 vende të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon takimi Rama–Macron në Paris, zbardhen detajet e dy orëve bisedime në Pallatin Elysee (VIDEO)

Përfundon takimi Rama–Macron në Paris, zbardhen detajet e dy orëve bisedime në Pallatin Elysee (VIDEO)

June 22, 2026
Më e re, më e bukur, më e vjetër

Më e re, më e bukur, më e vjetër

June 22, 2026
Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

June 22, 2026
Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

June 22, 2026
Analiza e DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Analiza e DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

June 22, 2026
Lëvizja Vetëvendosje: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

June 22, 2026
Ambasadori i Ukrainës: Protestat paqësore janë e drejtë demokratike, por kërkesat mund të diskutohen edhe në Parlament

Ambasadori i Ukrainës: Protestat paqësore janë e drejtë demokratike, por kërkesat mund të diskutohen edhe në Parlament

June 22, 2026
Pas njoftimit të Starmer për largimin, britanikët skeptikë: Problemet do të mbeten të njëjta

Pas njoftimit të Starmer për largimin, britanikët skeptikë: Problemet do të mbeten të njëjta

June 22, 2026
“Protesta po përdoret për interesa të tjera, rrezikon destabilizim”, Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

“Protesta po përdoret për interesa të tjera, rrezikon destabilizim”, Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

June 22, 2026
“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In