• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

by Fatos Çoçoli
03/08/2026 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Sipas platformës AirDNA, një platformë kryesore e të dhënave dhe analizave për qiratë e pushimeve afatshkurtra në 120 vende të botës, në qershor 2026, në Shqipëri u regjistruan 284,329 net-qëndrimi në pronat e listuara në platformat e qirave ditore, ose 22.6% më shumë se në qershor të një viti më parë. Një rritje e qirave ditore me gati një të katërtën.

Rritja e fortë e qirave ditore në Shqipëri gjatë qershorit (ende të dhënat e korrikut 2026 nuk kanë dalë të plota, por të dhënat operative flasin për një shtim edhe më të fortë, se sa qershori) është një tjetër tregues i presionit që po ushtron turizmi mbi tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo tregon se kërkesa turistike po ndryshon në mënyrë të ndjeshme strukturën e tregut të banesave, sidomos në destinacionet më të kërkuara, në Tiranë dhe në qytetet bregdetare.

Qershori shënon pikërisht momentin kur Shqipëria kalon nga sezoni i ndërmjetëm turistik, në sezonin e lartë. Me shtimin e ndjeshëm të turistëve të huaj, rritet kërkesa për apartamente dhe vila të ofruara në platforma të qirave afatshkurtra.

Qershori është pika ku kërkesa turistike përshpejtohet. Arsyeja e parë është sezonale. Në qershor, temperaturat rriten, fillojnë pushimet verore në shumë vende evropiane dhe numri i turistëve që zgjedhin Shqipërinë rritet ndjeshëm.

Hotelet rrisin çmimet, por të njëjtën gjë bëjnë edhe pronarët e apartamenteve që ofrohen me qira ditore.

Ndërkohë, turizmi po konkurron me qiranë afatgjatë. Një nga ndryshimet më të rëndësishme që ka sjellë zhvillimi i turizmit është se apartamenti nuk është më vetëm një banesë. Ai është kthyer edhe në një aset investimi.

Pronari i një apartamenti në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë apo në një tjetër zonë të kërkuar turistike, ka sot dy alternativa: ta japë me qira afatgjatë ose ta ofrojë në tregun ditor.

Nëse qiraja ditore sjell të ardhura dukshëm më të larta, oferta e apartamenteve për turistët rritet.

Tirana është pjesë e kësaj dukurie

Edhe pse Shqipëria perceptohet kryesisht përmes turizmit bregdetar, Tirana ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e qirave ditore. Kryeqyteti përfiton nga turistët e huaj, udhëtarët e biznesit, eventet, aktivitetet kulturore, vizitorët që qëndrojnë disa ditë para se të udhëtojnë drejt bregdetit dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit.

Rritja e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit ka krijuar një bazë të madhe kërkese për akomodim në kryeqytet. Prandaj, rritja e qirave ditore nuk është vetëm dukuri e bregdetit tonë.

Ajo është pjesë e një transformimi më të gjerë të tregut të akomodimit.

Një tjetër arsye është ndryshimi i preferencave të turistëve. Apartamenti ofron disa avantazhe: më shumë hapësirë, kuzhinë, privatësi, mundësi për qëndrime familjare dhe çmim konkurrues për grupe. Për familjet dhe grupet e turistëve, një apartament është më ekonomik, sesa rezervimi i disa dhomave hoteli.

Kjo ka rritur kërkesën për qiratë ditore dhe Shqipëria kryeson në rajonin tonë, për nga shtimi i qirave ditore.

Shqipëria ruajti gjithashtu ritmin më të shpejtë të zgjerimit të ofertës në grupin e vendeve të rajonit të përfshira në të dhënat e AirDNA. Rritja prej 15.34% ishte më e lartë se në Malin e Zi, me 10.04%, Rumani me 9.99%, Serbi me 8.49%, Slloveni me 6.61% dhe Bullgari me 4.96%. Tregu shqiptar i qirave ditore, më i madhi në rajon, pas Rumanisë

Për nga madhësia, tregu shqiptar mbetet i dyti në grup, pas Rumanisë. Shqipëria kishte mesatarisht 28,074 listime mujore, kundrejt 34,384 në Rumani. Pas tyre renditeshin Mali i Zi me 21,902, Bullgaria me 18,678, Serbia me 15,333 dhe Sllovenia me 10,826.

Shqipëria vazhdon të jetë konkurruese, në raport me destinacionet tradicionale

Edhe kur çmimet rriten, Shqipëria po mbetet konkurruese për turistët e huaj. Në destinacione tradicionale të Mesdheut, kostoja e akomodimit gjatë sezonit të lartë turistik të verës është shumë më e lartë. Kjo i jep pronarëve shqiptarë hapësirë për rritjen e çmimeve.

Me fjalë të tjera, një apartament që për një turist të huaj ende konsiderohet relativisht i përballueshëm, mund të duket dhe është shumë i shtrenjtë për një familje shqiptare.

Rritja e çmimeve nuk shpjegohet vetëm nga kërkesa.Një rol të rëndësishëm ka edhe oferta. Ndërtimi i një apartamenti të ri kërkon kohë, kapital dhe procedura administrative. Ndërkohë, kërkesa turistike po rritet shumë shpejt.

Rritja e qirave ditore po ndikon edhe në sjelljen e investitorëve. Një apartament që mund të gjenerojë të ardhura të larta nga qiraja afatshkurtër bëhet më tërheqës si investim. Kjo është arsyeja pse në investimet e huaja direkte tek ne, blerja e apartamenteve nga të huajtë kryeson me mbi 365 milionë euro në vit.

Kjo krijon një cikël: më shumë turistë → më shumë kërkesë për apartamente → qira më të larta → më shumë interes për blerjen e apartamenteve → rritje e çmimeve të pronave. Ky cikël ka qenë një nga faktorët e rëndësishëm, pas rritjes së vlerave të pasurive të paluajtshme në zonat turistike.

Rritja e qirave ditore ka edhe një anë negative

Për ekonominë turistike, rritja e qirave është sinjal i kërkesës së fortë. Por për çiftet e rinj shqiptarë mund të jetë problem.

Në zonat ku shumë apartamente kalojnë nga tregu afatgjatë në atë afatshkurtër, numri i banesave të disponueshme për familjet reduktohet. Kjo mund të sjellë rritje të qirave mujore, vështirësi për të rinjtë, kosto më të lartë jetese dhe zhvendosje të familjeve drejt periferive. Ja përse suksesi i turizmit duhet të shoqërohet me patjetër me politika më të forta dhe shtim të ndjeshëm të fondeve për strehimin.

Rritja e qirave ditore duhet parë si një sinjal për politikëbërësit tanë. Së pari, duhet të monitorohet tregu i qirave afatshkurtra. Së dyti, duhet të rritet formalizimi i aktivitetit. Së treti, duhet të sigurohet konkurrencë e ndershme midis hoteleve dhe apartamenteve. Dhe së katërti, duhet të krijohen politika që rrisin ofertën e banesave për qira afatgjatë.

Sot, sfida jonë sfida e Shqipërisë nuk është të frenojë turizmin, por të menaxhojë më mirë suksesin e tij.

Sepse një ekonomi turistike e shëndetshme nuk duhet të prodhojë vetëm më shumë turistë dhe më shumë të ardhura nga qiratë ditore. Ajo duhet të sigurojë që përfitimet e turizmit të mos vijnë në kurriz të aksesit të qytetarëve shqiptarë në strehim. Nëse arrihet ky ekuilibër, rritja e qirave ditore nuk do të jetë thjesht një statistikë e sezonit turistik, por një tregues i maturimit të Shqipërisë, si një ekonomi turistike moderne.

Next Post
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

I riu humbi jetën pasi u vetëdëmtua dhe më pas u hodh nga kati i pestë, në pranga 45-vjeçari! Dyshohet se e nxiti në flijim, zbardhen detajet

September 23, 2026
‘Nuk pastronte shtëpinë’, emigranti shqiptar tenton t’i thyejë krahun gruas

Terrorizoi ish-të dashurën për dy muaj, e rrëmbeu me forcë në makinë dhe e dhunoi, arrestohet 33-vjeçari

September 23, 2026
Muçi si fabrikë golash dhe asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara! Shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

Muçi si fabrikë golash dhe asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara! Shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

September 23, 2026
Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, përfundon i plagosur në spital

Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, përfundon i plagosur në spital

September 23, 2026
Që nga 5 tetori, parkim me pagesë në Durrës! Ja sa do të paguajnë qytetarët dhe çfarë përfitojnë rezidentët

Që nga 5 tetori, parkim me pagesë në Durrës! Ja sa do të paguajnë qytetarët dhe çfarë përfitojnë rezidentët

September 23, 2026
Shisnin drogë pranë shkollave, “Perimetri” prangos 2 të rinj persona në Berat! Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis dhe…

Shisnin drogë pranë shkollave, “Perimetri” prangos 2 të rinj persona në Berat! Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis dhe…

September 23, 2026
“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës

“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës

September 23, 2026
Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

September 23, 2026
VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

September 23, 2026
VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com