• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u përçanë artistët dhe a do mundet Lëvizja e Teatrit t’i mobilizojë njerëzit?!

by Ben Andoni
25/05/2020 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Njerëzit që u gdhinë më 17 maj me shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar nuk kishin kohë të bënin përsiatje për atë që ndodhi me komunitetin e njerëzve që mëtonin se e mbronin teatrin. Dhe, protagonistët e tjerë. Para syve u shemb një pjesë e historisë së qytetit, u prish një simbolikë me të cilin lidheshin kujtime të pashlyeshme, por nga ana tjetër mori fund edhe makthi i gjatë i apatisë së një institucioni, që duket se e përçau keqazi jetën social-kulturore të vendit.

Në fakt, sherret mes artistëve thjesht u rigjallëruan me Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit dhe të gjithë veprimtarinë e tyre të 27 muajve të fundit. Ato kulmuan gati 20 vite më parë me protestën e artistëve, kundër Reformës që inincioi Ministri i Kulturës së asaj kohe Edi Rama dhe kryeministri i vendit Ilir Meta, i cili e mbështeti. Asokohe, pas javësh protesta deri në grevë urie ajo u fashit nga përçarja e artistëve dhe më shumë nga të gjitha: nga konjukturat, që i futi në qorrsokak komunitetin e artistëve të TOB-it dhe TK-së. Një situatë pothuaj e ngjashme por në kushte të tjera u rilind gati tre vjet më parë, kur sheshi i brendshëm i teatrit, i kthyer në atë që quhej “Sheshi i Lirisë”, bëri vend për protestues të ndryshëm, që lidheshin apo jo për çështjen e teatrit me një mision të bukur: Mos prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar! Ashtu si ndodh me turmat, dëgjoje lloj-lloj patetikësh, por edhe shumë intelektualë që shpalosën idetë e tyre. Gjithsesi, pak nga pak, podiumi i tyre filloi të kthehej në një burim krediti: Cili ta pushtonte dhe kush të bëhej më i njohur?!

Partitë nuhatën menjëherë interesat dhe protagonizmin e tyre. Qetësisht u larguan një pjesë e artistëve, që edhe sot e kësaj dite mbrojnë kauzën tashmë të humbur të godinës. Ndërkohë autoritetet bënë dëgjesat që degjeneruan, kurse pak nga pak artistët ishin ndarë për të mos u bashkuar më. Ndrenika, Derhemi, Trebicka, Imami, etj., që kishin qenë në ballë do të shmangeshin të bindur nga qeveria se për teatrin do bëhej më e mira. Pas vete morën një mal me mallkime dhe ofendime që vazhdojnë ende, por edhe mëdyshimin e kthesës së tyre. Ndërkohë projekti i thënë dhe i premtuar nuk ishte gati, porse kjo i dha karburant një lëvizje që po përvijohej dhe jo rrallë herë artikulonte dhe mesazhe politike. Lëvizja për mbrojtjen për teatrin përvijoi shumë emra si vëllezërit Budina, që vazhdojnë ende, shkrimtarin Rudi Erebara, regjizorin Kastriot Çipi, Neritan Liçajn, Andi Tepelenën, Diana Kavajën, etj. Pak nga pak filluan të ndahen dhe presioni i njërit grup mbi tjetrin ishte se cili do kapte podiumin, por edhe protagonizmin. Në fakt, grupi i Çipit dhe Tepelenës, mbrojtësit më me argumenta të çështjes, do të shmangeshin edhe me kërcënime, ndërsa aktiviteti i tyre do të braktiste i imponuar daljet publike dhe do i kushtohej tryezave duke mbledhur personazhe të ndryshme në jetën e vendit, me të cilët ndaheshin problematika, por edhe jepeshin ide për mbrojtjen e Godinës. Ironia ishte se u thirr nga kolegët policia për t’i hequr kolegët, bash uniformat me të cilët do të konfliktoheshin sërish për godinën, por këtë herë me gërmadhat e tij. Në javët e fundit, Aleanca do të rreshte disi dhe kjo kuptohej nga situata e pandemisë dhe bllokimi total i vendit, por edhe tërmeti më parë. Ndërkohë që komuniteti i artistëve vazhdonte insinuata dhe ndarjen, për ndërtimin po apo jo të teatrit, përjashtim bënte një subjekt që nuk përmendet: Qytetarët e Tiranës pothuaj ishin unanim që teatri të mos prishej. Dhe, paçka nga ndarja dhe insinuatat e artistëve, flirtet e zakonshme të tyre me politikën, qytetarët e Tiranës u bashkuan për të shprehur indinjatën me vendimin e padrejtë të Këshillit Bashkiak, që kuptohet se përcolli atë verdikt, që kishte kohë që ishte precizuar nga kryeministri Rama. Dhe, mbi të gjitha, ajo që mbeti nga pluhuri dhe gërmadhat ishte trishtimi se pse nuk u mor parasysh mendimi i njerëzve dhe pse nuk mundi të bëhej dot një referendum… Kuptohet për këtë nuk na japin ndihmë dot artistët, por edhe qeveritarët që e kanë prishur çdo sens referendumi në vend.

Mbase kjo e fundit po e angazhon Lëvizjen nën emrat e vëllezërve Budina dhe Neritan Liçajt, që tashmë të mbledhë firmat për një teatër të ri, krejtësisht i njëjtë me të vjetrin, e që logjikisht është i pamundur, pasi rëndësia e atij objekti ishte ashtu si ishte. Duket se axhenda politike po fshihet këndshëm nën këtë lëvizje, që po mbledh firma kudo në Shqipëri për një objekt që nuk do bëhet kurrë ashtu si ishte dhe të përmbajë simbolikën e vjetër. Mbi të gjitha, duket gjithnjë e më shumë dhe fryma “e fortë”, që mban organizatorët që të shmangin këdo, që për ta konsiderohet i papranueshëm. Videoja sesi goditej një nga artistët e artit modern, është një nga indikacionet sesi do e përballin të ndryshmen, njerëzit e kësaj lëvizje, që kanë filluar t’i shkelin syrin politikës, e që po tenton krijimin e një poli të tretë, por me emra të rinj. Gjithsesi, edhe pse artikulimi i krerëve të tyre lë ende shumë për të dëshiruar, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë shpalosur problematika, që t’i përballin njerëzit.

E nëse artikulimi mund të rregullohet me kalimin e kohës, grupit i duhet të përshfaqë vijën ideologjike, që duket se njerëzit që janë pas ende nuk po e nxjerrin nga sirtari. Ajo do jetë edhe ndarja e vërtetë dhe fizionomia e tyre, por edhe treguesi nëse kjo lëvizje do të sjellë diçka ndryshe për vendin. Megjithatë fillimi ende lë shumë për të dëshiruar. Dhe, ndaj, Rama, Basha…dhe kushedi kush tjetër kanë ende kohë që t’i bëjnë rehat llogaritë e tyre për zgjedhjet e vitit 2021. (Javanews)

 

Next Post
FOTO/ I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të PS, miq dhe familjarë e përcjellin për në banesën e fundit

FOTO/ I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të PS, miq dhe familjarë e përcjellin për në banesën e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse Kosova e Serbia duan dollarët amerikanë, atëherë duhet…”/ Grenell: Do trajtohet çdo temë

Grenell del në krah të 6 deputetëve të LDK-së që refuzuan kandidaturën e Sejdiut për President të Kosovës: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
“Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës

“Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku kritika 6 deputetëve që refuzojnë Presidentin: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

September 2, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

September 2, 2026
Largimi i Silvio Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e delegacionit të BE-së në Tiranë! Kush është ambasadorja e re

Largimi i Silvio Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e delegacionit të BE-së në Tiranë! Kush është ambasadorja e re

September 2, 2026
Pas thirrjes së Trump, Apple i bashkohet Google, riemërton Liqenin e Ontarios si “Liqeni Amerika”

Pas thirrjes së Trump, Apple i bashkohet Google, riemërton Liqenin e Ontarios si “Liqeni Amerika”

September 2, 2026
Vijon operacioni i shpëtimit 24-orësh nga rrëshqitja e dheut në Kinë, rihapet rruga kryesore!

Vijon operacioni i shpëtimit 24-orësh nga rrëshqitja e dheut në Kinë, rihapet rruga kryesore!

September 2, 2026
Ministri Nufi viziton Bazën e Emergjencave Civile në 39-vjetorin e krijimit: Mbi 1500 efektivë dhe 54 operacione për shuarjen e zjarreve!

Ministri Nufi viziton Bazën e Emergjencave Civile në 39-vjetorin e krijimit: Mbi 1500 efektivë dhe 54 operacione për shuarjen e zjarreve!

September 2, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Smartphone nuk është thjesht një send

September 2, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, hidhen në erë 2 anijet tregtare të naftës! Garda Revolucionare: Ranë në mina!

September 2, 2026
Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com