• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u la Ilir Meta në burg? Klodiana Lala shpjegon ç’ndodhi brenda seancës gjyqësore

by A R
24/10/2024 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha disa detaje nga seanca me dyer të mbyllura për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Meta u la në burg ndërkohë që Kryemadhi në detyrim paraqitje.

Lala tha se pati përplasje mes Metës dhe prokurorëve dhe shpjegoi arsyet pre ish Presidenti u la në burg.

“Nuk e di nëse prokurorët kanë patur informacione që Meta mund të arratisej. Por ata pretendojnë se mund të ndikojë te dëshmitarët apo marrja e provave. Pretendojnë se vepra e korrupsionit ka ndodhur në kohë të ndryshme dhe rrezikon sipas tyre, që mund të kryhet sërish prej tij. Prandaj duhet të qëndrojë në arrest me burg.

Seanca e ditës së djeshme ka qenë një seancë e tensionuar. Në momentin që nisi, njëri nga prokurorët, Arben Kraja, duke lexuar një procesverbal, ka artikuluar që ndalimi i zotit Meta është bërë konform procedurave dhe Meta ka reaguar duke përdorur gjuhë fyese dhe intimiduese, duke thënë do ta mësoni se çfarë do t’ju bëj, do të jeni në vëmendjen time, Dum Dumani dhe këto. Ka patur debat të ashpër mes Metës dhe prokurorëve. Meta ka thënë se arrestimi është bërë në kundërshtim me ligjin.

Ngrihen dyshime që Meta në bashkëpunim me Kryemadhin kanë ushtruar influencën në disa momente. Fillimisht Meta me CEZ-DIA, që DIA të lidhë kontratë me CEZ. Kanë ushtruar ndikimin sa i përket UNIFI me drejtor një shqiptaro-amerikan, ku flitet për fibrat optike, ku është tentuar të nxirrej jashtë loje Bashkim Ulaj. Pastaj është çështja e lobimit dhe shpenzimet e padeklaruara.

Meta ka kundërshtuar çdo akuzë, pretendon se sulmi është politik.

A ka ndikuar Meta? A ka bërë korrupsion? Ka një pikë të rëndësishme, që politika ka miratuar ligje nën ndikimin e biznesmenëvë. Këto kërkojnë analizim”, tha Lala.

/a.r

Next Post
Mërtiri: Berisha betejën e ka me SPAK;. Minxhozi: Shqiptarët kërkojnë të mos falen më politikanët

Mërtiri: Berisha betejën e ka me SPAK;. Minxhozi: Shqiptarët kërkojnë të mos falen më politikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

September 23, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Padia e Shoqatës së Gazetarëve ndaj rregullores së GJKKO-së, hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese!

September 23, 2026
Zbulohet Dokumenti/ Vlora Hyseni ishte propozuar në muajin gusht nga Franca për nderimin me gradën “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës”!

Zbulohet Dokumenti/ Vlora Hyseni ishte propozuar në muajin gusht nga Franca për nderimin me gradën “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës”!

September 23, 2026
Rruga Berat–Ballaban drejt përfundimit, Rama: Vijojnë me intensitet të lartë punimet! Infrastrukturë më e sigurt

Rruga Berat–Ballaban drejt përfundimit, Rama: Vijojnë me intensitet të lartë punimet! Infrastrukturë më e sigurt

September 23, 2026
“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

September 23, 2026
Zjarri i fuqishëm në Akërni të Vlorës, flakët shumë pranë banesave dhe aeroportit! Dyshohet për piromani

Zjarri i fuqishëm në Akërni të Vlorës, flakët shumë pranë banesave dhe aeroportit! Dyshohet për piromani

September 23, 2026
Bordi ul naftën me 13 lekë, do të shitet 197 lekë për litër! Benzina shkon në 172 lekë litri

Bizneset dhe fermerët nën presion, Dhoma e Tregtisë së Kosovës kërkon uljen e akcizës së karburanteve

September 23, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

Dy aksidente në Tiranë, 24-vjeçari përplas këmbësoren, i mituri pa patentë përplaset me murin!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com