• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse s’ishte Berisha në protestën në Himarë”/ Barka përplaset me Baçin për Belerin

by Java News
01/09/2023 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Çështja Beleri” përplasi në studion e Euronews Albania deputetin e Partisë Demokratike Luan Baçi dhe gazetarin Panajot Barka.

Barka tha në fjalën e tij se Beleri po sulmohet nga kryeministri Rama për shkak se është minoritar, ndërkohë që deputeti i PD theksoi se nuk po sulmohet Beleri por opozita.

Baçi e cilësoi Belerin si një kandidat të opozitës dhe jo të minoritetit dhe tha se Rama po bën të njëjtën gjë që ka bërë dhe në bashkitë e tjera, ku ka manipuluar zgjedhjet.

Por me këtë këndvështrim nuk ishte gazetari, i cili tha se opozita nëse do të donte lirimin e Belerit do të ishte në shesh në 14 gusht në Himarë, kur u mbajt dhe protesta për të.

Pjesë nga debati:

Panajot Barka: Ajo që dua të them së pari është që Beleri është kandidat i PBDNJ, është kandidat minoritar grek.

Nuk bashkohem me zotin Baçi kur thotë se Beleri është i opozitës dhe kjo po bëhet për të sulmuar opozitën. Jo, kjo bëhet se ai është minoritar.

Luan Baçi: Zoti Barka edhe kandidatin e vetë Rama e ka minoritar, Jorgo Goro është minoritar. Nëse do të ishte luftë për minoritarët atëherë nuk do të vendoste një kandidat minoritar. Mos e shikoni në këtë prizëm se është e gabuar. Unë do doja që Athina zyrtare, si një vend i Bashkimit Evropian ta ngrinte këtë problem dhe për shumë bashki të tjera që janë me zgjedhje të padrejta dhe të vjedhura. Aq më shumë për Himarën ku ka një përfaqësues të vetin.

Barka: Fakti është që kur u bë një miting në 14 gusht për të mbrojtur Belerin, opozita mungoi. Nëse donin lirim e tij të ishin aty dhe Berisha dhe Meta.

Baçi: Gabim, ka qenë Sekretari për çështjet zgjedhore, zoti Ivi Kaso ka qenë aty. Ka qenë kryetarja e degës

Barka: Zoti Kaso u prezantua si biri i Himarës dhe jo si përfaqësues i PD-së.

Baçi: Po atje s’kishte ardhur Mitsotakis që të vinte Berisha. Kanë qenë anëtarët e Këshillit Bashkiak, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, kryetarja e Degës së Himarës. Pra ka pasur një përfaqësim shumë të lartë nga opozita, pasi Beleri ishte kandidat i opozitës dhe jo i minoritetit./m.j

Next Post
“Kanë dalë emra politikanësh”/ Artan Hoxha merret në pyetje nga policia belge: Kanë zbërthyer mijëra biseda në SKY

“Kanë dalë emra politikanësh”/ Artan Hoxha merret në pyetje nga policia belge: Kanë zbërthyer mijëra biseda në SKY

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In