• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

by Bajram Peçi
15/06/2026 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ndërsa një numër pjesëmarrësish në festimet e 35 vjetorit të Partisë Socialiste te Sheshi Italia, në mbarim të saj do ishin të shtrënguar të largoheshin nga ana e Bulevardit ”Dëshmorët e kombit”, një masë të rinjsh protestues u pa prej kamerave të TV-v të vraponin me nxitim, me gjasa, të merrnin përpara me shqelma “ata pleqt” e PS-Së. Një djalosh trup shkurtër, me qeleshe dhe bluzë të portokalltë, nga ato që mbajnë gjatë shërbimit, me megafom i nxiste. U pa që ndërhyri policia dhe fatmirësisht nuk ndodhi ajo që po provokohej: një përplasje dhune mes protestueve shqiptarë dhe festuesve shqiptarë.
Në ditën e 14 të protestave, pasi ditë më parë kishin bllokuar qarkullimin në pika nevralgjike të lëvizjes së automjeteve, mbrëmë u bllokuan korsitë e autostradës Tiranë -Durrës, me synim mbërritje në aeroportin e Rinasit. Rasti e deshi që sot në kafe, në shpinë pas meje të dëgjoja shkarazi copëra bisedash të dy meso burrave, të cilët “pakujdesisht”, me zërin jo të një tavoline bar-i, por rruge, të bashkëbisedonin dhe flisnin në telefon se do orvatej përsëri të bllokohej aeroporti. Gjë më e rëndë, nëse ndodh, nuk mund t’i shkaktohet vëndit dhe popullit, ndaj dhe besoj fort se shteti im, me organizimin edhe mjetet e tij nuk do ta lejoj!?
Qytetari, kushdo qoftë prej bindjeve politike, në lëvizje të tilla nuk sheh më pelikanë e flamingo, por qëllimin për të nxitur paqëndrueshmëri, destabilitet, dalje jashtë kontrollit të protestës, mundësisht ndonjë protestues të jetë i goditur, plagosur… a mos më keq, nga policia?! Motivi, pse po nxitet krijimi i një të tillë klime, protestuesit e kanë shpallur: dorëheqja e Edi Ramës nga ushtrimi i detyrës kryeministrore?!
Me pak fjalë, përmes dorëheqjes hyjmë në vorbullat e një krize politike, që pason me të tjera kërkesa, si psh. “Qeveri teknike” dhe që fundoren e saj e ka, “Zgjedhje të reja”.
Kur krerët e protestës i nxisin turmat, përfshi dhe studentët, me argumentin mëse bindës të rënies ekonomike, shoqëruar me dështimet e qeverisjes, mundësitë janë të mëdha që ato të ngjisin dhe dorëheqja është e mirëpritur. Mirëpo treguesit ekonomikë të qeverisë dhe ato financiarë të bankës tregojnë të kundërtën: rritje të të ardhurave, ritme të kënaqëshme rritjeje dhe stabilitet. Këto shihen në krye. Nën sipërfaqe shfaqen të përsëriten probleme të korrupsionit, të inflacionit, të shtresave në nevojë, në cilësinë e shërbime, në shpërndarjen e të ardhurave dhe sidomos në hapësirat dukshëm të thelluara mes të pasurve dhe të varfërve.
Në demokraci protestat janë brendi e natyrës të shoqërisë së zhvilluar, por nuk besoj se përmes destabilizimit social, paqëndrueshmërisë, mund të lindë një sistem shoqëror më i efektshëm? Nuk besoj, sepse do ndodhi, siç i ka dhënë shënjat, dëmtimi rëndë i burimit të të ardhurave nga turizmi, për të mos thënë se është sektori i vetëm që funsionon me ritme të larta, makineri e organizuar për akomodim, furnizim, ushqim, transport. Turistët i përkasin natyrës që trëmbet nga çdo demonstrim force. Shqipërinë, Veri-Jug, e kanë zgjedhur për t’u shlodhur e argëtuar dhe jo për të qenë pjesë në vorbullën që nuk dallon kush je dhe pse ndodhesh atje ku ka protestues të zemëruar?
Nga intervistat që kam lexuar sot dalloj ndryshime e mospërputhje serioze në strukturën e protestuesve dhe kulturën e tyre. “Mashtruesë, s’keni turp, llum…!”, shkruan në rrjetet sociale një protestues, duke përmendur emrin e personit që i nxiti të niseshin drejt aeroportit, pa dëshirën e tyre. Në atë masë amorfe, fragmentimi kulturor dhe diferencimi në qendrime, do shfaqej në një moment dhe pikërisht këtë moment prisnin partitë opozitare për të marrë kontrollin e saj.
Një arsye që pjell kriza dhe që ngre peshë është përqendrimi i pushtetit. E thënë troç, pushteti kohëgjatë i Edi Ramës mund të sjellë kriza në të gjithë shtresat e popullatës, jo vetëm te opozita. Shumë analistë me formim majtas ja kanë thënë këtë përmes artikujsh si opinionit të gjerë ashtu dhe kryeministrit. Është puna e tij se sa ai kupton e dëgjon dhe a mundet të kuptoj një popull, që është i tej ngopur me pushtete të gjata, arbitraritete vendimmarrëse dhe autokraci. Kësaj i shtohen dhe shtrembërimi i reagimeve që lidhen me një sërë shtetesh keqdashëse ndaj nesh, që “po na destabilizojnë” dhe po ndikojnë negativisht në shoqëri. Zhvendosja te konflikti, shkatërrimi i gardheve rrethuese, i kërcënimit të punonjësve me makineritë e rënda në Rrjoll apo tentimi drejt aeroportit, mund jetë vetëm synim i opozitës.
Besimi social prej përkrahësve të Partisë Socialiste nuk provohet të jetë dëmtuar, anëtarsia e saj nuk është në rënie, ndaj dhe çdo palë zgjedhje deri tani, nëse ndodhin, shihen si të fituara nga PS. Inflacioni dhe stabiliteti financiar nuk shihen të vënë në rrezik sigurinë, sigurimin shoqëror dhe pushtetin e PS-së, e cila shihet si e vetmja forcë e aftë politike ta marrë Shqipërinë “për dore” dhe ta çojë në Europë, në mirëqenje e siguri më të lartë. Destabilizimi mbetet për opozitën shpresa e vetme, me synim përçarjen sociale dhe paqendrueshmërinë e sistemin shoqëror.
Forcimi i rendit, i policisë nga njëra anë, por dhe instancave të tjera, si dhe gjithë mekanizmat e qeverisjes janë të nevojshëm për të shmangur çdo rrezik të destabilizimit shoqëror. Jo forca të të sundojë arsyen, se asgjë nuk nxjerrë në dritë. Ne e çuam njëherë shtetin në falimentim, e futëm në listat e shteteve të dështuara, duke detyruar forcat ndërkombëtare të vijnë për të ruajtur rendin. Sali Berisha e hëngri turpin me bukë, I futi dhe një gotë verë nga pas.
Qeverisja nga Edi Rama, protagonizmi (nëse mundet) i Kryesisë së Partisë Socialiste, ndoshta dhe mbledhjes së Asamblesë do të ishte thelbësore për të lundruar në këtë moment të trazuar. Qeverija më e mirë është ajo që na mëson të qeverisim!

Next Post
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

July 10, 2026
Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

July 10, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Ligji i faljes, fshihen detyrime në vlerën 313 milionë euro

July 10, 2026
Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

July 10, 2026
Detaje nga vrasja në Laç: 40-vjeçari u qëllua me 7 plumba pranë banesës

Detaje nga vrasja në Laç: 40-vjeçari u qëllua me 7 plumba pranë banesës

July 10, 2026
Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

July 10, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin

July 10, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

July 10, 2026
Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur

Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur

July 10, 2026
Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In