• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

by Fatos Çoçoli
05/09/2026 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Sipas studimit më të fundit të vitit 2026 të Bankës Botërore, Shqipëria rezulton vendi me raportin më të favorshëm, mes përfitimeve sociale dhe kostove të investimeve të reja në transport, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Raporti i efiçiencës(leverdisë) së investimit në transport për Shqipërinë llogaritet 25 përqind më i lartë se në Serbi, 2.5 herë më i lartë se në Mal të Zi dhe 2.8 herë më i lartë se në Bosnjë-Hercegovinë.

Raporti përfitime/kosto i çdo investimi në transport për vendet e Ballkanit Perëndimor (BB)

Shqipëria                            2.22
Serbia                                 1.78
Mali i Zi                                0.89
Bosnje-Hercegovina             0.77

Ky raport mes përfitimeve që investimi i sjell ekonomisë dhe shoqërisë dhe kostove që kërkon, përbën një nga treguesit më domethënës, në mos kryesorin, për të vlerësuar nëse një investim në infrastrukturë është ekonomikisht i vlefshëm.

Pse Shqipëria investon më me leverdi në transport?

Në këtë këndvështrim, Shqipëria shfaqet me një avantazh të rëndësishëm, në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Investimet e reja në transport kanë potencial të gjenerojnë përfitime sociale dhe ekonomike relativisht më të mëdha se ne vendet e tjera, për çdo njësi të kostos së investuar.

Kjo nuk është thjesht një çështje teknike e analizës së projekteve infrastrukturore. Është një tregues që lidhet drejtpërdrejt me modelin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare, me pozicionin gjeografik të vendit, me rritjen e turizmit, urbanizimin, rritjen e lëvizshmërisë së popullsisë, nevojën për lidhje më të shpejta me portet dhe aeroportet dhe integrimin ekonomik me tregjet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Çfarë përfitojmë nga ky raport më i favorshëm?

Po çfarë do të thotë në praktikë një raport i favorshëm përfitime/kosto? Përfitimet përfshijnë kohën e kursyer nga qytetarët dhe bizneset, uljen e kostove të transportit, reduktimin e konsumit të karburantit, uljen e aksidenteve, përmirësimin e sigurisë rrugore, si dhe reduktimin e ndotjes dhe kostove mjedisore.

Krahas këtyre përfitimeve të drejtpërdrejta, kemi edhe rritjen e aksesit në punësim, rritjen e aksesit në arsim dhe shërbime shëndetësore, shtimin e aktivitetit tregtar,  zgjerimin e tregjeve për bizneset, shtimin e vlerës së pronave dhe aktiviteteve ekonomike pranë korridoreve të reja të transportit(tek ne kryesisht rrugë të reja ose përmirësimi i atyre ekzistuese, pasi hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës është në ndërtim e sipër).

Mbi të gjitha, përfitimi kryesor afatgjatë me projektet e transportit tek ne është shtimi i produktivitetit të ekonomisë sonë.

Prandaj dhe një projekt transporti mund të mos prodhojë menjëherë fitime të mëdha financiare për operatorin e tij, por ama tregohet shumë fitimprurës për ekonominë në tërësi. Këtu qëndron dhe rëndësia e raportit më të favorshëm të Shqipërisë, për investimet në transport në rajon.

Zvogëlimi i distancës ekonomike

Shqipëria ka ende shumë zona ku distanca fizike është më e vogël se distanca ekonomike. Një fshat, qytet apo zonë turistike mund të jetë vetëm disa dhjetëra kilometra larg Tiranës ose një porti, por infrastruktura e dobët e bën transportin shumë më të kushtueshëm në kohë dhe para. Prandaj dhe investimi i fortë në infrastrukturën e sotme të transportit e zvogëlon ndjeshëm këtë distancë ekonomike.

Nga ana tjetër, vendi ynë përbën një nyje natyrore të transportit rajonal. Shqipëria ka dalje në Adriatik dhe lidhet me korridoret që mund të bashkojnë Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bullgarinë dhe Turqinë. Kjo e bën veçanërisht të rëndësishëm zhvillimin e korridoreve të transportit dhe të porteve shqiptare.

Korridori VIII, lidhjet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, korridoret drejt Malit të Zi dhe Greqisë, si dhe zhvillimi i porteve dhe aeroporteve, nuk janë vetëm projekte kombëtare. Ato krijojnë mundësi që Shqipëria të shndërrohet nga një ekonomi periferike në një platformë transporti dhe logjistike për një pjesë të Ballkanit Perëndimor. Kështu, për shembull, është shndërruar sot Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, me mbi 1.7 milionë pasagjerë vetëm për muajin gusht 2026.

Sa më shumë trafik rajonal të kalojë nëpër territorin tonë, aq më e madhe bëhet baza ekonomike mbi të cilën shpërndahen kostot dhe përfitimet e infrastrukturës.

Shumëfishimi i përfitimeve përmes turizmit

Turizmi e shumëfishon kthimin ekonomik të inv estimeve në infrastrukturë. Një faktor që e dallon Shqipërinë nga shumë ekonomi të tjera të rajonit, është zhvillimi i vrullshëm i sotëm i turizmit.

Turizmi nuk është vetëm sektor hotelerie. Ai është një industri që kërkon aeroporte, rrugë, porte, transport urban, lidhje ndërrajonale dhe logjistikë. Kjo industri, sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, kontribuoi vjet me 5.5 miliardë euro, ose 20 përqind të vlerës së shtuar të të gjithë ekonomisë sonë në vitin 2025.

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj e bën infrastrukturën e transportit një faktor kritik të kapacitetit ekonomik të vendit tonë. Nëse një turist i huaj mbërrin në Shqipëri, por nuk mund të lëvizë shpejt dhe me kosto të arsyeshme drejt Rivierës, Veriut, Jugut apo zonave malore, atëherë një pjesë e mirë e potencialit ekonomik të turizmit tonë mbetet e pashfrytëzuar.

Në këtë kuptim, investimi në transport është një investim indirekt në turizëm. Të dyja këto industri së bashku krijojnë një sinergji që po e zhvillon ndjeshëm ekonominë e vendit tonë sot.

Next Post
10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simboli botëror i bamirësisë -

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simboli botëror i bamirësisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In