• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse “Salianjit” i duhet një dokument?!

by Ben Andoni
05/12/2025 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet vlerësuar fillimisht ajo që po bën Salianji, Alimehmeti, Kalaja dhe të tjerë. E para sepse nuk kanë vendosur të rrinë të vulosur, por t’i dalin përballë rrënimit të partisë së tyre që i kanë besuar idetë, kohën dhe kontributin. Por, e dyta dhe si lëvizje emancipuese, pas shumë vitesh kënetore të kësaj partie. Paçka problemeve që ka Partia Demokratike dhe i ka treguar vazhdimisht në historinë e saj, ndryshe nga PS-ka ka pasur disa beteja të brendshme. Jo pak të shëmtuara. Për dallim Socialistët i kanë pasur më rrallë por më institucionale dhe i kanë besuar votës së anëtarëve, këto të Demokratëve duken se kanë qenë thjesht si shizma ndaj Berishës. Berisha vs Të Tjerë, kaq mbetet narrativa e Demokratëve për të gjithë ata që kanë guxuar ta sfidojnë Doktorin legjendar. Këtë po mundohet ta bëjë tani Lëvizja “Salianji”, duke treguar problematikat dhe duke e parë shqetësimin në sy. Berisha dhe deputetët e tij që fituan mandatin falë pozicionit shumë të favorshëm që u dhuroi kryetari ishin shumë konfuz në orët e fundit teksa pyeteshin nga gazetarët. Vetë Berisha e ka marrë me sportivitet dhe është duke menduar strategjinë sesi do t’i shfryjë njerëzit e kësaj lëvizje, që me sa shihet ende nuk po e shqetësojnë si duhet, anipse vetëm i kanë rritur motivimin. Ndërsa deputetët e tij e kanë kyçur gojën dhe i duhet të shohin sesi do të rrjedhë kjo lëvizje, sa do të mobilizojë, cilët të pakënaqur do t’u bashkohen, por edhe konjukturat, Berisha duket se e ka një plan në kokë. Ndaj, deputetëve të tij u duhet ta ndjekin me kujdes edhe pozicionin e Berishës kundrejt tyre, që është njeriu që i mban në sofrën e madhe të politikës si aktorë të dorës së dytë.

Ndërkohë grupit “Salianji” nëse do të donin të bënin diçka thelbësore, gjë që do të shihet në ditët në vazhdim, u duhet ta bëjnë me nxjerrjen e një dokumenti. Është e pamundur të bësh një lëvizje pa prodhuar një dokument. Me fuqinë e një marrëveshje, ata që do t’i bashkohen legjitimojnë jo thjesht fraksionin por edhe idenë e tyre sesi do të jetë ideja e tyre për partinë dhe këtë stad të kësaj lëvizje. Deri tani në ide, nuk janë larg Berishës dhe njerëzve afër tij: Ankesa dhe konstatime, por jo objektiva dhe qëllimin se ku do të arrijnë. Sa më shpejt të prodhojnë një dokument, aq më të besuar do të jenë, sa më kuturu të jenë, aq më pak të  besuar do të bëhen. Sepse demokratët që kërkojnë ndryshimin i mbushin sallat por duan të dinë realisht se ku do të shkojnë. Shpesh janë manipuluar. Dhe, politikanët, ku Salianji ndryshe nga të tjerët e ka provuar bajagi parlamentin, besoj se e dinë mirë këshillën e De Gol: “Politika është një çështje shumë serioze për t’u lënë politikanëve”. (Javanews)

Next Post
Seancë maratonë/ Miratohen 13 projektligje, AMF me drejtues të ri, zgjidhet Komisioneri i Shërbimit Civil

Seancë maratonë/ Miratohen 13 projektligje, AMF me drejtues të ri, zgjidhet Komisioneri i Shërbimit Civil

Comments 1

  1. Vlora says:
    3 months ago

    Beni si veza e pazier mire.
    Gjysma iken kur i heq levozhgen
    Pjesa qe mbetet nuk eshte pa shije

    Reply

Leave a Reply to Vlora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In