• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Sali Berisha frenoi sinjalet politike që dolen nga primaret?

by Ylli Pata
03/03/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Primaret sipas modelit amerikan, që i përdor vetëm një parti në Europë: Partia Demokratike Italiane(e qendrës së majtë) janë një gjë shumë serioze.

Shumë serioze, pasi për të zgjedhur kandidatët për të zgjedhur vendor apo qëndrojnë, votojnë simpatizantët, të cilët nuk janë vetëm anëtarët e partisë, pore dhe ata që janë bërë mbështetës. Pra votues. Por ky process është shumë kompleks, është shumë problematik, e në shumë raste ka rezultuar se nuk përfaqëson realisht vullnetin politik të forcs politike përkatëse.

Në SHBA, ky model ka shumë vite që përdoret, por po flasim për një territor gjigand dhe me miliona banorë, ku baza e të gjithë sistemit politik është federalizmi apo vetëvendosja e shtetev që vetërregullojnë jetën politike dhe mekanizmat që dalin prej tij. Partia Demokratike Italiane që e kopjoi këtë model me insistimin e VValter Vveltronit që të importojnë një logjikë ku të bëhen bashkë të gjithë fraksionet politike të qendrës së majtë, nuk ka arritur sukses me logjikën e primareve. Pasi gjithmonë kur ka një zgjedhje “plebishitare”, kjo vjen sepse anëtarësimi apo teserimi i militantëve të lobimit më të sponsorizuar fiton. E gjithmonë ka debate për procesin e teserimit apo anëtarësimit që është i përkohshëm. Ndryshe ndodh me partitë klasike të Europës, ku votojnë sipas parimit “një anëtar, një votë”, vetëm anëtarët e partisë.

Sali Berisha, e nisi këtë karrikaturë primaresh për të rrëzuar Lulzim Bashën, por sot po merr në fytyrë karmën e merituat. Jo se doktorit po e vret ndërgjegja për këtë seri protestash në seri, megjithatë ky është fakt, ose më mirë një pasojë e një procesit që nuk është proces.

Është një karrikaturë e keq menduar, keq menaxhuar e keq administruar. Jo se proceset e tjera të tipit “një anëtar, një votë” kanë qenë të suksesshme, porn ë të vërtetë nuk kanë votuar demokratët në primare. Kanë votuar ata persona që personat që janë kandiduat kanë futur, apo anëtarësuar në një process, që në fund nuk se ka qenë real.

Doktori e ka nxjerrë problemin e primareve me një dinakëri të qartë, për të prodhuar procese politike, kur ato mungojnë. Megjithatë, fakt është se nuk kemi pasur asnjë ditë një process politik, siç nuk kemi pasur as në të ashtuquajturat primare për kandidatët për kryebashkiakë në vitin 2023. Po të shikosh me vëmendje rezultatet e një shoshitje në bazën e mbështetësve të opozitës, procesi i vetëm politik ka qenë dalja e disa emrave të rinj, të cilët kanë ardhur nga një logjikë dialektike. Koha, ngjarjet, territori, zhvillimet sjellin ngjarje të reja. Të cilat, sot Sali Berisha i rrzoi, me të ashququajturën teori e “radhitjes”. Logjikisht sot Sali Berisha duhet të ishte shumë i gëzuar, sepse, pak apo shumë, keq apo mirë, ka arritur të marrë disa sinjale nga një process politik. Disa të rinj që dolën më të votuar, disa gra që arritën të fitojnë në komunitetet e tyre, e mbi të gjitha Ilir Alimehmeti, i cili ehe pa u votuar pritej të ishte personazhi më karizmatik, popullor, qytetar, dhe natyrisht alternativ ndaj kësaj qeverie i Partisë Demokratike. Por Sali Berishës nuk i vyejnë këto sinjale, përndryshe do t’i përqafonte, madje fort, duke thënë hajdeni rini merreni fronin e spektrin dhe udhëhiqni një process apo fushatë që të marrë apo përfshijë sa më shumë njerëz.

Ndryshe pse i frenon? Çdo votim krijon një mundësi për alternancë dhe shpresë për ndryshim. Por duket se ndryshimi nuk ështëi mirëpritur për doktorin, por kërkon vetëm ta përdor si alibi. Por kjo nuk mund të zgjasë gjithmonë…

Next Post
INSTAT publikon shifrat: Familjet rritën me 9,4% konsumin e energjisë

INSTAT publikon shifrat: Familjet rritën me 9,4% konsumin e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com