• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pse sajoi historinë e tritolit te “BMW-ja”, zbulohet dëshmia

by A R
02/08/2018 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i makinës “BMW” me targa AA 895 TX, Gazmir Merkaj, çoi në këmbë Policinë e Fierit, atë të Vlorës dhe forcat xheniere të ardhura që nga Tirana, pasi dyshohet se ai kreu një dëshmi të rreme për një sasi lënde plasëse që i kishin vendosur në automjetin e tij, shkruan “Panorama”.

Në fakt, alarmi u dha prej tij pasi u arrestua nga Policia e Fierit. Kjo e fundit kreu një kontroll rutinë teksa Merkaj po lëvizte me një tjetër mjet dhe i gjeti një armë të cilën e mbante pa leje.

Dyshohet se për të justifikuar armën, ai sajoi sikur i kishin vënë lëndë eksplozive në makinë dhe se ai armën e mbante për siguri duke qenë se kohët e fundit ndihej i kërcënuar.

ARRESTIMI

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, Gazmir Merkaj, person me precedentë të mëparshëm penalë pasi ka kryer një dënim për grabitje, është ndaluar në orët e vona të së martës nga Policia e Fierit. Blutë kanë kryer një kontroll në automjetin e vlonjatit dhe kanë gjetur një armë, e cila nga verifikimi ka rezultuar pa leje.

Fillimisht ai ka këmbëngulur se e mbante për vetëmbrojtje armën, pasi kohët e fundit ndihej i rrezikuar, por pa specifikuar më tej ndonjë konflikt të mundshëm apo emra konkretë prej të cilëve trembej.

Pasi ka qëndruar për disa orë në Polici me shpresën se do të lirohej, ai ka vënë në alarm efektivët teksa këta të fundit i kanë komunikuar ndalimin për armëmbajtje.

“Isha nisur për të bërë denoncimin në Polici pasi makinës time që është e parkuar në lagjen ‘Kushtrimi’, afër Drejtorisë së Policisë së Vlorës i kanë vendosur lëndë plasëse”, është shprehur Merkaj para efektivëve të Policisë së Fierit.

Sipas tij, ai ka pasur frikë për jetën e tij dhe për shkak të dyshimeve se edhe në shtëpi mund t’i kenë hyrë persona të panjohur, në momentet kur ai nuk ndodhej në banesë, e kanë detyruar atë që pak ditë më parë të ndërronte edhe bravën e derës.

Merkaj ka theksuar se armën e mbante për vetëmbrojtje, ndërsa në Fier kishte mbërritur pikërisht për të kryer denoncimin rreth dyshimeve mbi lëndën eksplozive në makinën e tij. Pyetur nga Policia se përse nuk e kishte bërë denoncimin në Vlorë, Merkaj ka deklaruar se nuk e kishte kryer për arsye sigurie, por pa qartësuar më shumë rreth këtij fakti.

ALARMI

Menjëherë pas denoncimit të kryer, Policia e Fierit ka vënë në dijeni atë të Vlorës në lidhje me dyshimin e vendosjes së një sasie tritoli në një mjet të parkuar afër kësaj drejtorie. Blutë kanë bllokuar gjithë zonën dhe nuk kanë ndërhyrë deri në momentin që kanë mbërritur nga Tirana ekspertët xhenierë, ndërsa kanë rrethuar edhe perimetrin e sigurisë.

Këta të fundit kanë kryer kontroll dhe ka rezultuar se mjeti ishte i pastër dhe se alarmi i dhënë kishte qenë i rremë. Për këtë arsye, Policia e Fierit ka ngritur veç akuzës së armëmbajtjes, edhe atë të kallëzimit të rremë ndaj të ndaluarit Gazmir Merkaj. Mësohet se Merkaj jetonte në një banesë me qira në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës./a.m.

Next Post
Ekspertët: Vdekjet për shkak të valës së të nxehtit do të rriten në mënyrë dramatike

Ekspertët: Vdekjet për shkak të valës së të nxehtit do të rriten në mënyrë dramatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

July 2, 2026
VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

July 2, 2026
Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

July 2, 2026
Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

July 2, 2026
Radhën e ka kali

Kur duartrokitet dhuna

July 2, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

July 2, 2026
Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

July 2, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama: 15 milionë euro për barnat onkologjike, krijojmë sistem mbrojtjeje nga përmbytjet dhe zjarret

July 2, 2026
Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Rama: Sigurimet e kujdestarëve të PAK do t’i paguajë shteti

July 2, 2026
Skandali/ Paloka i Berishës kalon limitet, bën sulmin seksist ndaj ministres Spiropali

Ikën Paloka, zgjidhet drejtuesja e re e Këshillit Kombëtar të PD

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In