• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse Rama e zgjat kot shkarkimin?”/ Presidenca reagon pas ironisë së Palokës: Meta, ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës

by Java News
20/11/2019 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Presidencës të Republikës, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili me ironi komentoi shtyrjen e afatit për Komisionin Hetimor të ngritur ndaj Metës.

Në një postim në FB, Paloka ndër të tjera shkruante: “Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?! Eksperiencen e 30 qershorit e ke, prit sa te dali Meta nga zyra, shkallmo deren e zyres dhe e zgjidh problemin”.

Po përmes një postimi në rrjetet sociale, Tedi Blushi thekson se kreu i shtetit, Ilir Meta, ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një ushtar i bindur në mbrojtje të Kushtetutën së vendit.

Presidenti i vendit ka deklaruar se ai mund të shkarkohet për shkelje nga ana e Kuvendit, por jo nga ky aktuali, pasi sipas tij, ky institucion është ilegjitim.

Ai shpreh bindjen e plotë se çdo thirrje që do t’u adresojë shqiptarëve, ata do t’i përgjigjen për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë.

Reagimi në Facebook:
Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES.

Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS. /e.s/

Next Post
Veliaj jep lajmin e mirë: Propozon uljen e TVSH për autobusët dhe makinat elektrike

Veliaj jep lajmin e mirë: Propozon uljen e TVSH për autobusët dhe makinat elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In