• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj jep lajmin e mirë: Propozon uljen e TVSH për autobusët dhe makinat elektrike

by Java News
20/11/2019 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana pritet që të jetë një nga kryeqytetet e para në Ballkan jo vetëm për numrin e autobusëve, por edhe për automjetet elektrike. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj propozoi uljen e TVSH për autobusët dhe mjetet elektrike, duke sjellë në këtë mënyrë edhe mbrojtjen e mjedisit dhe të jetës së qytetarëve.

“Duam që të propozojmë TVSH-në zero për autobusët dhe automjetet elektrike. Pra nuk janë mjete që tashmë qarkullojnë dhe ti po i heq nga bilanci yt. Është diçka që ka bërë me shumë sukses Norvegjia. Miqtë tanë përtej Adriatikut, dhe Italia e ka futur, madje ka shkuar edhe më larg për pesë vite makinat elektrike nuk paguajnë fare as taksat e qarkullimit. Nuk po them të shkojmë aty, sepse për sa kohë makina qarkullon këto detyrime janë. Edhe pse Drejtoria Rrugore, tashmë ka dhënë incentiva për mjetet elektrike me zero ndotje. Besoj që do të ishte një risi në Ballkan, do ishim të parët që e bëjmë këtë punë. Shqipëria ka një fakt që 99,9% të energjisë e prodhon hidro”, tha Veliaj, ndërsa prezantoi edhe një projekt shumë të rëndësishëm që pritet të implementojë Bashkia e Tiranës për ta kthyer liqenin e Bovillës edhe në një impiant të energjisë solare.

“Tani kemi edhe disa projekte që edhe Bashkia e Tiranës, por edhe qytete të tjera apo përfshijnë energjinë solare. Ne kemi planifikuar që disa nga kompanitë kryesore, botërore me famë për energjinë solare. Ideja më inovatore për të përdorur të njëjtin liqen që sipër prodhon energji dhe poshtë ujë për qytetin, na duket brilante. Por që ta mbyllim këtë cikël na duhet që konsumi i kësaj energjie të përfundonte i pastër kur vjen puna te mobiliteti dhe lëvizshmëria.

Propozojmë edhe me një kërkesë të shumë operatorëve që janë gati të tranformojnë linjat e tyre në linja elektrike, por edhe çmimi i një mjeti elektrik është më i shtrenjtë, pra bie më lirë me diesel me naftë, por është i vetmi faktori ndotës. E provuam me taksi dhe kemi një situatë ku gjysma e flotës së Tiranës po shkon elektrike vetëm se Bashkia uli burokracinë. Në vend që dikush të presë për një licensë elektrike, 5, 6 apo 7 vite ne japim për 24 orë nëse ti vjen me mjet elektrik. Po të jemi në një incentivë të ngjashme edhe për qytetarët e thjeshtë dhe për bizneset, autobusët dhe makinat elektrike të ishin pa TVSH besoj do të kishim një lajm të mirë”, deklaroi Veliaj. /e.s/

Next Post
Tare kërkon të “rrëmbejë” te Lacio Vedat Muriqin që në merkaton e janarit

Tare kërkon të “rrëmbejë” te Lacio Vedat Muriqin që në merkaton e janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In