• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Rama do ia dalë me listat e hapura dhe koalicionet!

by Dritan Hila
25/07/2020 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Ka nje lloj gazi mes disa segmenteve te shoqërisë virtuale, se Basha e pranoi listën e hapur si rezultat i presionit të tyre.

Në fakt prej këndej ka dalë thënia :Të bësh petulla me ujë.

As Basha nuk i pranoi listat e hapura se i pëlqenin e aq më pak se i bënë presion njerëz që nuk kanë asnjë peshë publike dhe politike. Vota është komplet gje tjetër nga llogjet e fejsbukut.

E vetmja arsye që opozita pranoi listat e hapura ishte presioni i Ramës dhe vendosmëria e tij për ta ndërmarrë këtë hap.

Pavarësisht vetëbesimit të Ramës që vjen së pari nga komandimi i partisë me te madhe dhe dobësia e opozitës që të bëjë masën kritike të ndërrimit të pushteteve, Ai pa se Këshilli Politik po rrezikonte ta dorëzonte pushtetin në tavolinë, pa një përplasje reale dhe të ishte viktimë e kurthit qe goditi socialistët në 2005-ën.

Ndaj mënyra si mund ta rivinte edhe një herë topin në qendër, ishte arrnimi i marrëveshjes. Dhe për këtë i duheshin listat e hapura që atij në PS nuk i shkaktojnë asnjë problem; dhe fuqizimi i elementëve të dalë nga gardhi i PD dhe që do luftojnë për mbijetesë. Dhe kjo i sigurohej vetëm nëpërmjet listave të hapura dhe koalicioneve njëlistore.

Vendosmëria e Ramës u perceptua nga opozita dhe ajo kishte vetëm dy rrugë: e para të tregohej e ngurtë dhe mos lëshonte pe. Por Rama ka edhe gurin dhe arrën në dorë dhe do ta miratonte ndryshimin duke e nxjerre PD&LSI si frikacakë. Kjo do ishte një goditje e imazhit sypatrembur dhe të sigurtë në fitore që po përpiqet të krijojë opozita.

E dyta, ishte ky hap që ndërmori. Natyrisht që nuk i jep ndonjë epërsi morale pasi e shumta po shkojnë në vathën që ju diktoi Rama. Por të paktën nuk nisen me fërshëllimat e publikut në momentin e hapjes së garës.

A është kjo ndonjë arritje sa i takon demokratizimit të sistemit dhe hapjes së tij. Ne rishtas kemi një sistem zgjedhor rajonal që penalizon iniciativat e reja; administrim zgjedhor primitiv; dhe kufi minimal penalizues. Por gjithsesi ky është një hap që tregon se sistemi ka nisur të dekompozohet dhe ndryshimet cilësore mund të vijnë nëse alternativat e reja do të munden të fusin edhe disa përfaqësues në parlament në mënyrë që të përshpejtojnë degradimin. Fundja siç thone vlonjatët: Nga hiçja, ç’ka dhe Birçja./dritare.net

Next Post
Policia në aksion për muzikën pas orës 20:00/ Gjobit 4 lokale në Tiranë dhe bën apel…

Policia në aksion për muzikën pas orës 20:00/ Gjobit 4 lokale në Tiranë dhe bën apel…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje me thikë në mes të lokalit, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

“Bombë në institucione”/ Policia: E-mail kërcënues fals, po hetojmë rastin

August 27, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com