• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse protestat masive nuk prodhojnë liderë?

by Altin Ketro
25/06/2026 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Ka një anekdotë nga koha e Mbretërisë Shqiptare. E pyetën Ahmet Zogun përse, ndryshe nga shumë monarkë të tjerë në Evropë që thirreshin (dhe thirren) “Madhëri”, ai përdorte titullin “Naltmadhni”. Thuhet se mbreti Zog u përgjigj shkurt: “Në mbretërinë time, çdokush e quan veten ‘Madhëri’. Prandaj unë i shtova vetes parashtesën ‘Nalt’, që të dalloj prej tyre.”

Kjo anekdotë shërben si metaforë për një problem që po shfaqet në protestën e zhvilluar prej javësh në bulevard, që është vështirësia për të prodhuar një lider të qartë që të udhëheqë ata që besojnë tek ideja e “Shqipërisë së Re”.

Masiviteti i një proteste nuk nënkupton domosdoshmërisht homogjenitet idesh apo interesash. Përkundrazi, sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja, aq më heterogjene bëhet përbërja e saj. Dhe pikërisht kjo shumëllojshmëri e bën të vështirë ngjizjen e një drejtimi të vetëm, të një figure që të mund të mbajë mbi supe peshën e përfaqësimit të rrymave të ndryshme, të cilat në fund të fundit ta shohin atë si zërin më të plotë të aspiratave të tyre.

Kur brenda turmës pothuaj të gjithë ndihen si bartës të legjitimitetit, domethënë “Madhëri”, lind një ngërç i pashmangshëm: kujt duhet t’i besohet roli drejtues, domethënë i “Naltmadhnisë”? Në mungesë të një hierarkie të pranuar, konkurrenca e brendshme shpesh nuk prodhon bashkim, por përplasje ambiciesh, ku interesi personal fillon të mbizotërojë mbi atë kolektiv.

Në situata të tilla nuk kemi thjesht mungesë lideri, por një krizë të vetë përfaqësimit. Kur secili e sheh veten si burim legjitimiteti, roli drejtues nuk delegohet natyrshëm, por tolerohet me kusht. Dhe çdo lider i mundshëm nis jo nga forca e mandatit të tij moral apo politik, por nga dobësia e pranimit të të tjerëve.

Mjafton një pakënaqësi e vogël, një fjalë e nxituar, një mungesë vëmendjeje apo një keqkuptim i çastit, dhe struktura e brishtë e grupit rrezikon të shpërbëhet me shpejtësi, si kripa në ujë.

Në këto kushte, marrja e rolit të liderit, kur shumë të tjerë e pretendojnë po aq fort, shndërrohet në një nisje të vështirë dhe shpesh vetëshkatërruese për çdo lëvizje të re politike. Sepse lideri nuk mjafton të jetë vetëm vizionar apo orator i mirë. Ai duhet të jetë edhe një figurë e aftë për të bashkuar, elastike në marrëdhënie dhe e aftë të ndërtojë besim përtej ndasive të brendshme.

Kjo nuk është një dukuri e re në lëvizjet politike spontane. Shpesh, sa më organike dhe gjithëpërfshirëse të jetë një protestë në lindje, aq më e vështirë bëhet transformimi i saj në strukturë politike. Energjia fillestare nuk përkthehet domosdoshmërisht në organizim të qëndrueshëm.

Pa këtë aftësi për të shndërruar një turmë të fragmentuar në një trup të unifikuar politik, çdo përpjekje për t’u kthyer në alternativë pushteti rrezikon të mbetet një potencial i parealizuar ose të dështojë që në embrion.

Next Post
BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

September 30, 2026
Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

September 30, 2026
“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

September 30, 2026
Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

September 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

September 30, 2026
Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

September 30, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com