• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse pranova të bëhem President

by Ilir Meta
28/04/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR META

Faleminderit Zoti Ulqini për urimin, faleminderit të gjithë kolegëve që morën pjesë dhe të gjithë kolegët që votuan pro, një falënderim të veçantë edhe kolegëve që votuan kundër.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë kolegët që munguan pasi me mungesën e prezencës së tyre më kanë nxitur të pranoj kandidimin dhe këtë përgjegjësi. Nuk kam përgatitur fjalim dhe edhe pse pak më parë më erdhën 2 fjalime të përgatitura kështu që po flas pa letër.

Çdo politikan është gjithmonë midis pushtetit dhe demokracisë, unë kam zgjedhur gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin sepse pushtet ka edhe në vende jo demokratike.

Unë kam lindur në një fshat shumë të thellë malor, në Çepan të Skraparit. Kur unë kam qenë student ëndrra ime maksimale ishte të bëhesha pedagog. Në vitin ’88 ishte e vështirë që të ëndërroje të bëheshe deputet, kryetar parlamenti apo të zgjidheshe president.

Unë kam pasur këtë mundësi vetëm falë demokracisë dhe mundësive që më ka dhënë mua e të gjithë shqiptarëve për të gëzuar liritë e për të ndryshuar vendin tonë.

Ne jemi një vend në BE që kemi mundësitë të çelim negociatat, do të bëjmë çdo sakrificë për të çuar përpara hapat duke realizuar zgjedhje të standardeve më të larta gjithëpërfshirëse  dhe demokratike me qëllim që krijojmë të gjitha shanset për një atdhe më frymëzues për të gjithë.

Do të bëj çdo gjë në të gjitha cilësitë e mia për të justifikuar këtë besim që më dhatë sot, para të gjithë shqiptarëve, para Kushtetutës, para interesave më të rëndësishme që kanë të bëjnë më stabilitetin dhe të ardhmen evropiane.

Do u lutesha të gjithëve që janë këtu dhe ata që mungojnë të përpiqemi që në këto orë dhe ditë t’i japim çdo shqiptari mundësinë të kontribuojë në zgjedhjet që vendi meriton.

Në 21 korrik kur ishin shuar shpresat për konsensusin për reformën në drejtësi kam qenë i shqetësuar dhe kam bërë çdo përpjekje që të gjenim konsensusin që Shqipëria të mos bëhej Maqedoni.

Dje kemi parë të gjitha ngjarjet tronditëse në Maqedoni që vinë si shkak i një kokëfortësie politike të papranueshme, ndaj dua tu apeloj të gjithëve të bëjnë çdo gjë për stabilitetin e vendit për legjitimitetin e vendit që të mos sakrifikojnë këto që kemi arritur në këtë legjislaturë.

E di që po të kishin dalë 83 vota do dëgjonim këngën se prandaj u dogjën 3 raundet e para se nuk i kishin 84 vota kur e vërteta është e qartë për të gjithë ne që kemi bërë përpjekje për të evituar këtë ngërç dhe kur të gjithë e dinë disponimi nga ana e jonë dhe e imja ka qenë maksimale, që është posti i presidentit pavarësisht se mazhoranca i kishte votat që në raundin e parë, të investohej për një konsensus sa më të gjerë.

Megjithatë prapë janë disa afate, në demokraci të gjithë jo vetëm duhet të presim por edhe të investojmë për të përmirësuar klimën dhe për të zhvilluar demokracinë.

Shpresoj dhe besoj se ende ka kohë për të krijuar një atmosferë tjetër për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që edhe me 24 korrik kur të betohet presidenti që u zgjodh sot salla të jetë plot dhe shumë më qe e qetë se sot dhe me një të ardhme europiane edhe më solide dhe kjo mund të arrihet nëse bashkëpunojnë të gjithë.

Do të kisha votuar me shumë dëshirë për shumë kolegë që janë këtu por edhe për njerëz të tjerë të shquar në vend që mund ta bënin këtë detyrë më mirë se unë, por rrethanat më dhanë këtë mundësi dhe do të bëj gjithçka që të justifikoj besimin tuaj.

c.a

Next Post
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mesazh urimi Ilir Metës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mesazh urimi Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In