• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse po zbehet ndikimi i Gjermanisë në BE?

by Ylli Dylgjeri
19/01/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndikimi i Gjermanisë në Evropë po venitet, pavarësisht gjithë fuqisë së saj ekonomike dhe nderimeve ndaj Angela Merkelit Ndikimi në rënie i kancelares gjermane mund të shihet edhe tek ndryshimi i fateve të Partisë Popullore Evropiane. Zakonisht udhëheqësit kristian-demokratë, të grupuar në PPE, mblidhen në Bruksel disa orë para se samitet e BE-së të marrin vendime që do të refuzohen nga qeveritë e tjera evropiane. Megjithatë, në samitin e fundit ata nuk kanë paragatuar përfundimet e samitit për shkak se qendra e djathtë, dhe vetë Gjermania, po e humb ndikimin

Votuesit po i largohen qendrës

Takimi i fundit i PPE-së, para takimit të Këshillit të Evropës në dhjetor, nuk ishte saktësisht një humbje kohe për gazetarët. Ata mund të dëgjonin këshilltarët mbi planet e Nikolas Sarkozisë për t’u rikthyer në pushtet, konservatorët spanjoll të shqetësoheshin për shanset e Mariano Rahoj për t’i mbijetuar zgjedhjeve të përgjithshme ose duke parë sesi Komisioni Evropian mbronte strategjinë e tij për refugjatët. Por shkalla në të cilën PPE-ja u dobësua nga një seri rezultatesh zgjedhore ndëshkuese në të gjithë rajonin në vitin 2015, ishte e qartë. Grekët zgjodhën një alternativë shumë më të majtë se Antonis Samaras dhe Demokracia e Re. Portugalia ndëshkoi Pedro Koelhon dhe aleatët e tij të Partisë Popullore për shkak të politikave të kursimit. Pas zgjedhjeve finlandeze njeriu i fuqishëm i PPE-së, Aleksandër Stab, la postin e kryeministrit për të marrë atë të ministrit të Financave dhe polakët hodhën poshtë një koalicion të përbërë nga anëtarja e PPE-së, Platforma Qytetare dhe Partia Popullore Polake. Pak ditë pas samitit, votuesit spanjollë do ta privonin nga shumica Rahoj dhe Partinë e tij Popullore. Kjo e lë Angela Merkelin si kryeministren e vetme të një vendi të madh brenda familjes politike të PPE-së. Partnerët e saj ideologjike po zhduken, ndërsa mbështetja ndaj politikave të saj po bie.

Eurokratët, besnikë ndaj Brukselit

Këta gjermanë nuk i marrin urdhrat e tyre nga Berlini. Selmayr fillimisht u mallkua hapur nga Volfgang Shojble vitin e kaluar për atë që ministri gjerman i Financave e pa qartazi si ndërhyrje në negociatat e borxhit grek. Shojble, i cili ndodhej nën presion për të pranuar një paketë të tretë shpëtimi për Greqinë, e cila do të duhej të përballohej kryesisht nga Berlini, tha se shefi i stafit të Junkerit i kishte tejkaluar përgjegjësitë e tij ligjore. Instinktet e Selmayr-it janë larg nga të qenit i pagabueshëm: Në dhjetor ai botoi të dhëna për një rënie gjoja të mprehtë të emigracionit të paligjshëm në Evropë, me sa duket për ta nxjerrë bashkëpunimin Turqi – BE në një dritë më të mirë, por shifrat që ai përdori ishin shumë selektive dhe nuk pasqyronin realitetin. Megjithatë, incidenti tregoi përtej çdo dyshimi se ndaj kujt janë besnikë eurokratët gjermanë – jo me Berlinin, por me Brukselin.

E vetmuar në krye

Këto janë kohë të vështira për një udhëheqëse, që ka spikatur në ndërtimin e konsensusit: Merkeli thekson në çdo rast se kriza e refugjatëve është një problem evropian që kërkon një përgjigje evropiane, por ajo aktualisht nuk ka partnerë të fuqishëm për të ndihmuar në arritjen e kompromiseve funksionale.

E pasfiduar si udhëheqësja jozyrtare e Evropës, vetëm nëse merret në konsideratë ambicia për atë titull e kryeministrit italian Renci,  Merkel vuan nga mungesa e bashkëbiseduesve seriozë të nivelit të lartë: Fransua Holand është antipatik, Rahoj mund të ketë humbur tashmë postin e tij dhe Dejvid Kameron ka axhendën e vet kur bëhet fjalë për BE-në dhe emigrantët. Mungesa e lidershipit u bë shumë më e dukshme teksa numri i samiteve të pafrytshme të BE-së mbi krizën e refugjatëve u përshkallëzua në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Rritja e “Shtetit Islamik”, sulmet terroriste në Paris, konflikti i pazgjidhur në Siri dhe sulmet seksuale natën e Vitit të Ri në Këln; çdo gjë është e lidhur, asgjë s’mund të ndahet në çështjet të menaxhueshme dhe në ato ku nuk ndodhet askush për ta ndihmuar në përballimin e një oqeani krizash, Merkeli rrezikon të mbetet e vetme me fajin mbi supe.

Next Post

Nisi më 2001, përfundon demontimi i municioneve në Mjekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: E pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: E pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In