• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po shteron LSI-ja dhe përplasja e bazës me PD-në?!

by Java News
30/03/2019 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja që ka nisur opozita me qeverinë duket se po has vështirësitë e para.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi menduan se me djegien e mandateve do të detyronin kryeministrin Edi Rama që të tërhiqej.

Por situata nuk iu doli sipas parashikimeve. Teksa janë braktisur edhe nga ndërkombëtarët, krerët e opozitës tashmë i kanë varur shpresat tek protestat, me qëllim që të rrëzojnë qeverinë dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, ky skenar ka sjellë përplasjet e para në bazën e PD-së dhe LSI-së.

Prej disa ditësh baza e këtyre dy partive ka nisur organizmin sa i takon protestës së thirrur nga Basha, e cila pritet të mbahet pasditen e 13 prillit para Kryeministrisë.

Por sipas informacioneve, si Partia Demokratike, ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po merren vesh me njëra-tjetrën, duke futur bazën në konfuzion dhe mos pasur asnjë koordinim mes këtyre dy partive sa i takon protestave.

Madje, mungesën e koordinimit mes PD dhe LSI, e kanë vënë në pah edhe krerët e saj, teksa Lulzim Basha, ndryshe nga Monika Kryemadhi, e cila kërkon revolta, ai jo vetëm që është më i moderuar gjatë fjalimeve të tij, por duket tejet i distancuar edhe nga aleatja e tij.

Po ashtu, gazeta mësoi se një tjetër arsye që ka çuar bazat e partisë së Kryemadhit dhe Bashës që të mos koordinohen dhe bashkëpunojmë me njëra-tjetrën, është fakti se demokratët gjatë takimeve që kanë bazuar me anëtarësinë e tyre, këta të fundit iu kanë kërkuar që të distancohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi për ta Edi Rama është sot kryeministër dhe në mazhorancë, falë mbështetjes që i ka dhënë partia e presidentit Meta.

Sipas informacioneve, një tjetër arsye që ka çuar bazën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në një mungesë të theksuar komunikimi mes tyre është “tradhtia” dhe dezertimi që po bëjnë anëtarët e LSI së fundmi.

Burime të sigurta i pohuan gazetës, se shumë funksionarë të lartë të partisë së Kryemadhit në disa rrethe të ndryshme të vendit, kanë nisur dezertimin nga kjo parti, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Krisja e raporteve, mungesa e koordinimit dhe braktisja e funksionarëve të LSI drejt PS, duket se nuk është i vetmi shqetësim për demokratët e Lulzim Bashës.

Krerët demokratë dhe zyrtarë të kësaj partie, sidomos në rrethe që janë në distancë të largët me Tiranën, po hasin shumë vështirësi për të mbledhur protestues, raporton Sot.

Janë shumë arsye që disa krerë degësh i pohuan gazetës, ku kryesorja është pezmatim që ka kapluar militantët e PD-së, të cilat mësohet të jenë shprehur se nuk kanë besim se Partia Demokratike do të vijë në pushtet, kështu që nuk ia velën të protestosh më. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. (Tema)

 

 

Next Post
Bashkim Kombëtar/ Mehmet Kraja: Kosova s’bëhet provincë e Shqipërisë

Bashkim Kombëtar/ Mehmet Kraja: Kosova s’bëhet provincë e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In