• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po kërkon opozita që Shqipëria të bëhet me Senat?

by Ylli Pata
29/10/2025 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ideja e një Senati, domethënë e një Dhome të Lartë të Parlamentit, ku të mblidhen sipas një formule kushtetuese “ajka” d.m.th balli i ballit kombëtar nuk është e re.

Gjatë diskutimit të gjatë në hartimin e Kushtetutës aktuale të Republikës, që e shkreta është bërë arna-arna, kjo çështje ka dalë që në fillim.

Madje prej një politikani që ishte në krye të komisionit të hartimit të ligjit themeltar të shtetit. Përkatësisht nga Sabri Godi, që ishte bashkëkryetar. Por ekspertët vendas dhe të huaj, bënë një argumentim shterues për këtë çështje që u duk se realisht nuk kishte nevojë më për “post-festival”.

Senati, është një dhomë parlamentare ku si model general përfaqëson vendet e mëdha, ku në një panel ka përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në mënyrë proporcionale, e në tjetrn përfaqësuesit e rajoneve, përkatësisht diversitetit rajonal. Në mënyrë që proporcionaliteti i përgjithshëm të mos e mbysë rolin e diversitetit dhe decentralizimit të ndarjes territoriale.

Franca ka Senat, ku përfaqësohen rajonet, Gjermania ka Dhomën e Landeve ku sipas emrit përfaqëson landet Britania ka Dhomën e Lordëve, që është në një farë mënyre një ceremonial politik i aristokracisë tradicionale. Në SHBA në senat zgjidhen përfaqësuesit e shteteve, ndërkohë që në Dhmën e Përfaqësuesve zgjidhen deputetët e popullit sipas konteve.

Italia ka Senat, madje edhe senator të përjetshëm që janë shumë pak, por ata zgjidhen në zona gjedhore më të mëdha sesa deputetët e si rregull përfaqësojnë rajonet e një vendi të madh mbi 60 milionësh.

Ndërkaq, asnjë vend sa Shqipëria nuk ka një Dhomë të Dytë. Greqia fqinje, një shtet më i madh se ne nuk e ka një dhomë të dytë, Kroacia, një shtet i Bashkimit Europian ka vetëm një dhomë legjislative me 151 anëtarë, Sllovenia, një tjetër shtet balkanik i BE, shumë i zhvilluar ka një dhomë legjislative me 90 deputetë. E me radhë e me radhë. Gjatë hartimit të Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998, ekspertët perëndimorë, përkatësisht mjeshtrat e Komisionitt ë Venecias e bindën Sabri Godon që ideja e Senatit nuk ishte në frymën e një Kushtetute republikane. Dhe që u pranua në referendum.

Po pse sot Sali Berisha kërkon që të ngrejë Dhomën e Dytë të Parlamentit? Në fakt këtë nuk e do vetëm Sali Berisha, ka mjaft në politikë që e kërkojnë një Dhomë të Dytë. E cila të shërbejë si një serbrator për aristokracinë që Shqipëria se ka pasur kurrë, ndërkohë që qarqe të tjera, përkatësisht vende fqinje e duan që në Senat të përfaqësohen në mënyrë proporcionale ex ofiçio minoritetet. E ku disa vendime të rëndësishme të Parlamentit të mos merren pa një votë senati.

Ndërkaq, duket qartë se kleçka flet te lista e mbyllur të ata që duan të bëhen “senatorë të përjetshëm” në rast se sistemizgjedhor hapet, në senat mbyllet. Natyrisht të gjitha këto jan hipoteza, që vijnë logjikisht kur nuk ka një transparencë për çfarë arsye duhet një dhomë tjetër për Parlamentin. Ne njëra, e po na çmend kur mblidhet vetëm një herë në javë…

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Populizmi ia doli në Shqipëri?!

Comments 1

  1. Miltiadh Vevecka Spitali Rajonal Berat says:
    4 months ago

    Koment me arsyetim logjik te sakte. Nuk ka asnje dyshim qe senatin e kerkojne deputetet qe aspirojne te behen senators te perjetshem te Shqiperise se varfer ekonomokisht, por edhe te varfer ne numer banoresh qe po shkon drejt 2 milion e me pak ne vitet e ardhshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?

February 18, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për protestën e 20 shkurtin

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In