• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD po luan kukafshehti me emrat e kandidatëve?

by Ylli Pata
04/10/2025 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

“Vendimi” i sotëm i kryesisë së PD-së se nuk do të dilet me kandidatë në zgjedhjet e 9 nëntorit, nuk ka qenë një mister i madh.

Dukej qartë se nuk kishte plan të ketë garë direkte sidomos në Tiranë, por anët teknike të problemit duket se janë rregulluar rrugës.

Zgjedhjet e pjesshme nuk kanë një garë për listat e këshillit, por një ndeshje direkte me një turn, e emrave që do të përplasen për bashkinë e Tiranës dhe 5 njësitë e tjera.

Praktikisht vendimi për të “mbështetur tëk kandidatët e pavarur”, është një lojë e “hollë” për të mos marrë pjesë fare në “festën e 9 nëntorit”. Një gjest që duket se vjen nga fantazia e shfrenuar e Lewis Carroll, autorit të Lizës në botën e Çudirave, e cila ftonte miqtë e saj në “joditëlindje”.

Ndërkohë deri më sot, kur doktori erdhi pas një turi të gjatë në Strasburg, në opinion u luajt kukashehti nëpër panelët e darkës, në lidhje me emrat e kandidatëve. Ndërkohë që nga ana tjetër u elaboruan po me urdhër nga larg variantet e bojkotit të zgjedhjeve.

Ç’ka në fakt bëhet realitet me teorinë e mbështetjes, pasi nuk kemi të bëjmë me një process politik që do të synojë një kandidaturë që vjen nga shoqëria.

Por me një mbështetje e jashtme pë rata që i quajnë “kandidatë të pavarur”. Në realitet PD, nuk do të hyjë në lojë por do e ndjekë ndeshjen nga shkallët e stadiumit, duke ju bërë tifozllëk lojtarëve që mund të vijnë nga partitë e tjera apo edhe nga nisma të pavarura.

Mbështetja e një kandidati civik, pra që vjen nga shoqëria, është një normë thuajse permanente në zgjedhjet vendore në të gjitha vendet e Europës Perëndimore. Ku partitë përkrahin lista apo nisma qytetare që nxjerrin një kandidat që vjen si profesionist, intelektual apo aktivist i njohur.

Por në këto raste, partitë kryesore apo koalicionet që ata formojnë, e sjellin këtë propozim që vjen nga shoqëria si kandidat politik të tyrin. Dhe në shumicën e rasteve, këta personazhet kthehen në politikanë të rëndësishëm të partive përkatëse. Matteo Renzi, i cili u bë kryeministër i Italisë, erdhi nga një eksperiencë si kandidat ‘prej shoqërisë” si kryetar i bashkisë së Fierences dhe President i rajonit të Toskanas. Renzi, madje u zgjodh edhe kryetar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë në Itali.

Duke u kthyer në rastin tonë, duket që PD nuk se ka problem për të gjetur një emër qoftë brenda saj, apo edhe nga radhët e “botës opozitare”.

Problemi që ka PD, është një mungesë tashmë të madhe një modeli në një bashki të rëndësishme të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se kryebashkiakë të PD-së nuk kanë krijuar modele në drejtimin e qeverisjeve të tyre.

Sot PD ka disa bashki, duke nisur nga Kavaja, Memaliaj në Jug, apo Puka e Fush-Arrësi në veri etj. Ndërkohë që ka pasur ndër vite edhe kryebashkiakë të ndryshëm që kanë lënë një reputacion, e gjithashtu janë popullorë në komunitete. Megjithatë, deri tani, PD e Sali Berishës nuk e ka një model qeverisjeje apo vizioni të zhvillimit, siç nga ana tjetër në PS, ka ardhur ndër vite e vite për qeverisjen e qyteteve. Model që me ardhjen e Edi Ramës kryeministër është centralizuar dhe ka humbur atë varietet politik që e kishin kryebashkiakë të ndryshëm të PS-së në qytetet kryesore. Të cilët janë qverisur pa ndërprerje nga e majta.

PD ka qeverisur gjatë Shkodrën, duke mos krijuar një model të sajin, por ngritur një bunker politik që e shfrytëzonte për betejat e saj të radhës. Mungesa e një modeli ka krijuar një precedent, pore dhe kompleks natyrisht për atë që tashmë nuk mund të fitohet lehtë. Por edhe kjo duket si një fantazi alla Liza në botën e çudirave. Pasi, një forcë politike, në çdo garë elektorale, krijon një proces politik, që zëvendëson apo korrekton atë parardhës.

Një proces politik, i cili është një mekanizëm i pazëvendësueshëm i krijimit të liderëve dhe emrave të rinj. Në Partinë Demokratike Amerikane, pas disfatës së rëndë të vitit të shkuar, liderët e rinj po dalin nga radhët e krerëve lokalë siç janë governatoët e shteteve.

Një kandidat për Tiranën, qoftë edhe i ardhur nga jashtë, ai natyrshëm do të kthehet një personazh i botës demokratet, ku do të ketë fansat pore dhe dyshuesit e vet.

Berisha qartësisht nuk do ta lejojë këtë process, ngaqë e ka mentalitet që çelësat e çdo karuseli t’i lëviz ai. Duke krijuar këtë boshllëk, që kërkon ta mbajë si mbrojtje së paku për 2 vjet me frikën se do të lindë një kozmos i ri politik brenda ish-selisë së SHQUP-it.

Next Post
“Nuk do të toleroj vonesa”, Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Veproni me shpejtësi

“Nuk do të toleroj vonesa”, Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Veproni me shpejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

November 2, 2026
“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

November 2, 2026
U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

November 2, 2026
Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

November 2, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Kur shpërdorohet autoriteti akademik

November 2, 2026
Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

November 2, 2026
Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

November 2, 2026
24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

November 2, 2026
Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

November 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kompanitë amerikane të naftës përfituan mbi 130 miliardë dollarë nga lufta me Iranin

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In