• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse patatet e skuqura në Belgjikë po kthehen në një çështje publike urgjente?

by A R
01/05/2020 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belgjika u ka bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë patate të skuqura dy herë në javë, jo për të ndryshuar dietën ushqimore, por për të korrigjuar një humbje të mundshme ekonomike në një prej sektorëve më të rëndësishëm të vendit.

Si të gjitha shtetet e tjera europiane, Belgjika po vuan nga pandemia e koronavirusit dhe masat e marra janë të ngjashme me ato të Italisë, ndërsa pasojat ekonomike kanë filluar të ndjehen.

“Një humbje e paparë në historinë e një vendi që patatet e skuqura i ka kthyer në simbolin e ushqimit në rrugë“, shkruajnë mediat.

Belgjika, në lidhje me këtë krizë, ka ndërmarrë një fushatë të veçantë patriotike, duke i ftuar qytetarët të konsumojnë sa më shumë me qëllim për të kufizuar humbjen ekonomike në këtë sektor.

“Belgë, bëhuni atdhetarë, hani patate të paktën dy herë në javë!”.

Belgjika është vendi i parë në botë për prodhimin e patateve të ngrira.

Me mbylljen e të gjitha dyqaneve të ushqimit të shpejtë, restoranteve dhe me ngadalësimin e eksporteve, magazinat janë të mbushura plot, duke grumbulluar mbi 750 milionë patate që rrezikojnë të prishen përpara se ato të shiten.

Presidenti i shoqatës së fermerëve të patates Belgapom, Romain Cools u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë dy herë në javë patate me qëllimin për t’a shpëtuar këtë sektor nga kriza që e ka mbërthyer për shkak të pandemisë.

Ndërkaq, nga 750 mijë ton patate që ishte grumbulluar në magazinat e vendit, 90% e sasisë ishte destinuar për eksport.

Mësohet se as lehtësimi i masave me 11 maj, nuk do të arrijë dot të nxisë konsumimin e patateve.

Shoqata tregtare ka menduar që një pjesë të prodhimit të saj t’a çojë tek supermarketet ushqimore, të cilat si në vendet e tjera, kanë marrë një rritje të kërkesave për mbështetje nga njerëzit në vështirësi ekonomike, ndërsa një pjesë tjetër t’a përpunojë për ushqim për kafshët.

Belgjika është një nga prodhuesit kryesorë në botë, ajo eksporton 80% të prodhimit të saj në formën e patateve të ngrira.

Next Post
Gjurmët e gishtave dhe dëshmia e shokut “kryqëzojnë” Altin Ndocin/ 3 armët janë përdorur në dy vjasjet

Gjurmët e gishtave dhe dëshmia e shokut “kryqëzojnë” Altin Ndocin/ 3 armët janë përdorur në dy vjasjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In