• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse opozita duket e mërzitur me arrestimet për inceneratorin e Tiranës?

by Mero Baze
10/12/2023 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pas 15 urdhër arresteve për inceneratorin e Tiranës, duket se opozita është e ndarë në dy qëndrime ndaj këtij operacioni të SPAK.
Partia Demokratike dhe disa deputetë të tjerë jashtë tyre ndjehen të kënaqur me operacionin dhe po përpiqen të dëshmojnë dhe rolin e tyre denoncues në këtë histori.
Grupi tjetër, ai i Berishës duken tërësisht të pakënaqur me listën e gjatë të arrestimeve. Nuk është se kanë ndonjë pretendim të qartë, por pakënaqësinë e maskojnë me retorikën e zakonshme se në krye të këtyre punëve janë vetëm dy vetë, Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Në të njëjtën linjë me këta, janë dhe opozitarët e Ilir Metës të grupuar tek Partia e Lirisë. Ligjërimi i tyre politikë rreth këtyre arrestimeve është i njëjtë me atë të Berishës.
Po përse kjo ndarje?
Nuk ka të bëjë me cilësinë e punës së SPAK. Ata kanë bërë maksimumin të hetojnë shpërdorimin e detyrës në këtë histori, dhe për të mbështetur në një farë mënyre arrestimet e mëparshme që kanë bërë, kryesisht janë përpjekur të lidhin arrestimet e djeshme me ato të mëparshmet.
Ndalimet e urdhëruara për inceneratorin e Tiranës plotësojnë mes të tjerash dhe gjeografinë e këtij procesi.
Pakënaqësia nuk ka të bëjë as me sasinë, pasi 15 vetë janë shumë për të qenë i pakënaqur, kur mendon se këtu për vrasje në bulevard janë ndaluar dy vetë dhe janë lëshuar, kurse për Gërdecin asnjë zyrtar i lartë.
Ka vetëm një shpjegim pse opozitarët e Berishës dhe Metës janë të pakënaqur, madje të mërzitur me arrestimet për inceneratorin e Tiranës.
Në mendjen e tyre SPAK vepron si një institucion që balancon proceset politikisht në punën e tij dhe tani mendojnë që meqë ata goditën një listë kaq të gjerë nga qeveria, javën tjetër mund të ketë goditje për Berishën dhe Metën.
Berisha me siguri mendon se SPAK do kërkojë forcimin e masës së sigurisë në arrest shtëpie, ndërsa ata të Metës mendojnë se ndoshta do të hapet procesi i tij, i cili ka nisur me sekuestro konservative dhe hetime telefonash e llogarish.
Nuk është e vërtetë që SPAK ka ndonjë grafik të  tillë arrestimesh, se po ta kishte parim balancimin politik me aq shumë qeveritarë sa ka futur në burg, s’do kish ngel asnjë opozitar jashtë.
Por Berisha dhe Meta e dinë se çfarë kanë bërë dhe meqë hetimet i kanë nëpër këmbë, thjesht mendojnë se po u vjen ora ndaj dhe janë agresivë me atë që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës. Nuk e kanë as me hetimin, as me mungesën e shpresës se nuk do zbardhet. Përkundrazi janë të shqetësuar që për atë po arrestohen njerëz dhe për gjëra të vogla. Kështu kur mendojnë se çfarë kanë bërë vetë, mund të vijë radha. Për kaq janë të mërzitur. Thjesht se mendojnë që këtë javë dhe në vazhdim kanë radhën.

Next Post
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina, të paktën dy të plagosur

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina, të paktën dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In