• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

by E B
28/05/2026 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara, i marrë në unanimitet parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit në burg, duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. Po ashtu, kërkohet arsyetim rast pas rasti për personin e përfshirë dhe që të jetë prokuroria ajo që të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e masës ekstreme.

“Rastisi që kur po bënim anketimin në terren Gjykata e Lartë ishte afër vendimit për të unifikuar kriteret për paraburgimin. Pa e dhënë vendimin gjykata, ishin pro atij vendimi që eventualisht gjykata mori. Këtu kemi një duartrokitje të fortë të publikut ndaj Gjykatës së Lartë, me 82% mbështetje”, thotë Eduard Zaloshnja, autor i raportit.

SPAK, vijon të gëzoj një mbështetje të gjerë, me pothuajse 72% e të rriturve kanë opinion pozitiv ose që anon pozitiv. Por vlerësimi është ndjeshëm më i ulët, 56.5 përqind, kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, dhe mbi 70 përqind e të anketuarve mendojnë se ky institucion nuk ka bërë sa duhet për të goditur dhe sekuestruar pasuritë e zyrtarëve të korruptuar apo kriminelëve.

Gati gjysma e të pyeturve mendojnë se lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë përparësia kryesore për Drejtësinë e ndjekur nga mbrojtja e të drejtave të qytetarëve.

10 vjet pas reformës në drejtësi, mbi dy të tretat kanë vlerësim pozitiv apo që anon drejt pozitive, megjithatë vetëm 25 përqind mendojnë se ajo ka patur ndikim ne jetën e tyre të përditshme.

Për mjaft aspekte, raporti direkt me Drejtësinë, duket i pandryshuar.

Sipas vrojtimit, ngjashëm me një dekadë më parë, vetëm dy në pesë çështje gjyqësore të përjetuara nga shqiptarët në dhjetë vitet e fundit, rezultojnë të jenë zgjidhur. Ndërsa nga rastet e zgjidhura vetëm tre në pesë qytetarë janë shprehur të kënaqur me vendimin.

Po ashtu, mbi 62% e të rriturve deklarojnë se do ta konsideronin një pagesë nën dorë për gjyqtarë apo prokurorë, nëse kjo do të ishte e nevojshme për të zgjidhur një problem, ndërsa më shumë se gjysma thonë se njohin persona në rrethin familjar ose shoqëror që e kanë bërë një gjë të tillë.

Harta gjyqësore e vënë në jetë këtu e tre vite më parë, për shumicën e qytetarëve (60 përqind e të anketuarve) jo vetëm që nuk ka sjellë përmirësim, po rezulton të ketë vonuar zgjidhjen e problemeve gjyqësore për popullatën në zonat e tyre.

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, kreu studimin bazuar në një kampion të rastësishëm prej 1,111 të rriturish në të gjithë vendit, me një marsh gabimi statistikor nën 2.9%./Shqiptarja.com

Next Post
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“S’është shenjë e mirë për drejtësinë”, avokati për vendimin ndaj Veliajt: Gjykata e Lartë ka vepruar në rrethana të paqarta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

August 30, 2026
Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
Rrezik për zjarre nga i nxehti përvëlues, FA në gatishmëri

Shtatori nis me temperatura të larta, i nxehti vijon edhe në ditët e para të muajit, ja çfarë parashikohet për motin

August 30, 2026
“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n

“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n

August 30, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

August 30, 2026
3 shenjat e horoskopit që nuk i thyen as vështirësia, sa më e rëndë bëhet situata aq më të fortë bëhen!

3 shenjat e horoskopit që nuk i thyen as vështirësia, sa më e rëndë bëhet situata aq më të fortë bëhen!

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com