• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk u pavarësua Serbia

by Veton Surroi
13/05/2026 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Serbët jashtë Serbisë jetojnë në shtete ku liritë e njeriut dhe të drejtat demokratike janë më të mëdha sesa për serbët e Serbisë. Një qytetar serb i Serbisë ende nuk e ka arritur të drejtën bazike të votës së lirë, të cilën e kanë serbët e Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi e Kosovës. Në zhbërjen e ish-Jugosllavisë, njëri prej motiveve parësore ishte pavarësimi i shteteve dhe kombeve prej Serbisë, politikës së dominimit dhe supremacizmit. Ky proces e la Serbinë të vetmuar me kodin themelor të dominimit dhe supremacizmit ende të gjallë, kod i cili ka nevojë për homogjenizim të popullatës, trajtim i veprimit opozitar si herezi kombëtare dhe, përfundimisht, pengim – qoftë edhe me dhunë – të forcave që angazhohen për demokraci liberale
1.

Javën e ardhshme Mali i Zi feston 20-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj apo, për të qenë më i saktë (dhe këtu me të drejtë insistojnë malazezët), përtëritjes së shtetit të pavarur të Malit të Zi, atij që një herë qe shpallur i pavarur më 1878 dhe pastaj qe pak a shumë aneksuar nga Serbia më 1918, dyzet vjet më vonë. Ky akt i parafundit i zhbërjes së ish-Jugosllavisë duhej të sillte një vlerë të shtuar; jo vetëm Mali i Zi do të bëhej shtet i pavarur, por si rezultat i këtij akti do të shpërbëhej Bashkësia shtetërore me Serbinë dhe kështu edhe Serbia do të bëhej shtet i pavarur.

Dy vjet pas ripërtëritjes së pavarësisë malazeze, edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës si akti i fundit i zhbërjes së ish-Jugosllavisë (dhe pjesë e një procesi të koordinuar ndërkombëtar e të filluar brenda obligimeve të OKB-së) duhej t’i ndihmonte Serbisë që më në fund të jetë shtet i pavarur.

Megjithatë, ky nuk duket të jetë rasti. Serbia është me njërën këmbë shtet që, si i pavarur, zhvillon negociata jo shumë të suksesshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe me këmbën tjetër, shtet që ende nuk po e përmbush atë rol karshi fqinjëve të vet.

Për Serbinë nuk është evidente ajo që është evidente për të gjitha shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë – ka ndodhur zhbërja, janë krijuar shtete të reja, Kosova është njëri prej tyre.

2.

Ky proces historik, që nuk është i mbyllur për Serbinë, është shndërruar në parim e doktrinë politike. Meqë kontestimi i pavarësisë së Kosovës është njëherësh kontestim i procesit të zhbërjes së ish-Jugosllavisë, atëherë Serbia zhvillon doktrinë kontestimi në tri rrafshe. Dy të parat janë historia dhe gjeografia (apo më saktë, gjeografia politike).

Akti i kontestimit të zhbërjes së ish-Jugosllavisë fillon me kontestimin e realitetit historik të Kosovës, por zgjerohet gjithandej, duke kontestuar realitetet historike të fqinjëve të vet. Për Serbinë (po flas për atë shumicë që është në pushtet apo që e përkrah ligjërimin e shumicës), Kroacia është shtet gjenocidal ndaj serbëve, Bosnjë-Hercegovina gjendet diku te kriza e aneksimit nga Austro-Hungaria më 1878, Mali i Zi disa ditë para vendimit nëse duhet aneksuar apo jo në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ndërsa Kosova mbetet në një moment të përjetshëm – prej këngëve të mbledhura nga Vuk Karaxhiqi të “Ciklit të Kosovës” e këndej – të lahutës kolektive që vajton për humbjen e Kosovës nga otomanët dhe njëkohësisht paralajmëron ditën kur do të kthehet në të.

Ligjërimi historik dominues në Serbi kaherë e ka harruar vitin 1945 dhe të gjitha vitet e mëtejme të ish-Jugosllavisë e të Serbisë në të; historia e përzgjedhur e këtij ligjërimi herë është Mbretëria mesjetare e Car Dushanit, herë e njërës dinasti e herë e tjetrës dinasti mbretërore, sikur të ishte projeksion i një vije të drejtë që fillon në mesjetë e që do të përfundojë brenda disa vjetësh me një Serbi që do të mbledhë të gjithë serbët (diçka që, harrohet, e kishte bërë Jugosllavia e Titos dhe që u prish nga nacionalizmi serbomadh me okupimin e Kosovës më 1989–1990).

3.

Në psikologji, fenomeni që do t’i afrohej përshkrimit të Serbisë quhet “cognitive immobility” (palëvizshmëri kognitive). Ky togfjalësh, i formuluar nga dr. Ezenwa Olumba, shkencëtar britanik me prejardhje nigeriane, përshkruan bllokimin mendor në të kaluarën që përjetojnë njerëzit, posaçërisht emigrantët. Ata, të zhvendosur në shtetet të tjera mikpritëse mbeten të bllokuar në jetën që lanë pas. Në një formë, ligjërimi kolektiv i shumicës në Serbi ka mbetur në kurthin e të kaluarës dhe, siç pamë, të një kaluare që ndalet diku në fillim të shekullit XX; një Serbi që jeton në kurthin e një të kaluare para modernitetit, gjegjësisht para alfabetizimit të shumicës.

Kjo, për dallim prej “kurthit të emigrantit”, Serbisë po i ndodh pa ndërruar vend. Serbia është aty ku ka qenë, por duke u konfrontuar me historinë – se procesi i zhbërjes së ish-Jugosllavisë nuk ka përfunduar – tash është duke u konfrontuar me gjeografinë politike. Realitetet e reja të gjeografisë politike janë shtetet e pavarura që e rrethojnë Serbinë dhe këto realitete konfrontohen me “palëvizshmërinë kognitive”, me idenë e dikurshme se Serbia kishte të drejtë administrimi mbi ato territore (nëpër mbretëri të ndryshme) apo së paku kishte vend qendror për të vendosur për ardhmërinë e tyre, se ishte pika kyçe gjeopolitike në rajon.

Ndeshja me gjeografinë e re politike është njëri prej fërkimeve më të mëdha kognitive për Serbinë. Aty ku Serbia u përpoq më së shumti të diktojë me luftë kushtet në të cilat do të jetojnë serbët – si në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë – jetojnë më pak serbë se më parë. Relevanca e Serbisë për jetën më të mirë të serbëve jashtë Serbisë vazhdon të jetë negative; Serbia mbetet relevante vetëm si gjenerator apo cytës problemesh për shtetet fqinje, jo si faktor zgjidhjeje e bashkëjetese fqinjësore. Dhe, për më tepër, serbët jashtë Serbisë jetojnë në shtete ku liritë e njeriut dhe të drejtat demokratike janë më të mëdha sesa për serbët e Serbisë. Një qytetar serb i Serbisë ende nuk e ka arritur të drejtën bazike të votës së lirë, të cilën e kanë serbët e Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi e Kosovës.

4.

Nëse dy rrafshet e kontestimit të Serbisë qenë historia dhe gjeografia politike, ka mbetur për t’u shpjeguar rrafshi i tretë. Rrafshi i tretë i kontestimit është vetvetja; Serbia e ligjërimit shumicë po e konteston idenë e Serbisë së pavarur.

Kontestimi i vazhdueshëm i rrafshit historik dhe atij të gjeografisë politike e lë Serbinë të pavendosur rreth identitetit të vet shtetëror. A është përgjegjësi e këtij shteti se çka vendos për jetën e vet një serb i Banjallukës? A është Adriatiku det i humbur i Serbisë prej se Mali i Zi ripërtëriu pavarësinë e tij? A duhet të mendojë me kokën e Beogradit deputeti i Shtërpcës apo Novobërdës në Kuvendin e Republikës së Kosovës? A është Serbia zgjatimi më perëndimor territorial i Rusisë? A është Bashkimi Evropian vetëm një bankomat prej të cilit Serbia merr para dhe kthen prapa të rinj që ikin për të gjetur punë e për t’u strehuar nga një shtet që arritjen më të madhe përpara e sheh në retrovizor?
Dhe, sa janë të gjitha këto me rëndësi për qytetarin e Serbisë? Sa janë këto pjesë e interesit shtetëror? Sa përcaktojnë këto çështje rrogën, rrugën, ujin, çmimin e rrymës, cilësinë e shkollës, sigurinë publike, rregullimin mjedisor dhe mbrojtjen e ambientit, pensionet dhe ndjenjën se në këtë shtet mund të rritet gjenerata e ardhshme e serbëve të lumtur?

Në zhbërjen e ish-Jugosllavisë, njëri prej motiveve parësore ishte pavarësimi i shteteve dhe kombeve prej Serbisë, politikës së dominimit dhe supremacizmit. Ky proces e la Serbinë të vetmuar me kodin themelor të dominimit dhe supremacizmit ende të gjallë, kod i cili ka nevojë për homogjenizim të popullatës, trajtim i veprimit opozitar si herezi kombëtare dhe, përfundimisht, pengim – qoftë edhe me dhunë – të forcave që angazhohen për demokraci liberale.

Tash i ka ardhur koha Serbisë të pavarësohet nga kjo Serbi.

Next Post
60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

May 13, 2026
Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

May 13, 2026
Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

May 13, 2026
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Genova

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Genova

May 13, 2026
Studentët paralajmërojnë protestë më 18 maj për jurisprudencën në gjuhën shqipe/ Mickoski: Do dalim me një propozim

Studentët paralajmërojnë protestë më 18 maj për jurisprudencën në gjuhën shqipe/ Mickoski: Do dalim me një propozim

May 13, 2026
Task-Forca për Migracionin/Hita në Kosovë: Forcim i sigurisë kufitare dhe goditje ndaj rrjeteve kriminale

Task-Forca për Migracionin/Hita në Kosovë: Forcim i sigurisë kufitare dhe goditje ndaj rrjeteve kriminale

May 13, 2026
Roja i Vis Martinajt sherr me policët/ Jeton Lami, përplasje me FNSH, pezullohen dy policët që fshehën ngjarjen

Roja i Vis Martinajt sherr me policët/ Jeton Lami, përplasje me FNSH, pezullohen dy policët që fshehën ngjarjen

May 13, 2026
Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

Kos: Shqipëria, basti im! Integrimi i saj, brenda mandatit tim

May 13, 2026
“Lufta nuk ka mbaruar kurrë” Pse Izraeli godet me intensitet palestinezët?

“Lufta nuk ka mbaruar kurrë” Pse Izraeli godet me intensitet palestinezët?

May 13, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 14 Maj 2026

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In