• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar: Nuk na përfaqëson! Kujt i shërben heshtja?

by A R
06/06/2025 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra dhe Entela Hidri kanë shprehur indinjatën e tyre për heshtjen e Komunitetit Mysliman Shqiptar, por edhe të botës.

“Të gjithë keni ndjerë makabritetin që ndodh para syve tanë dhe gjithë botës, sidomos me fëmijët që nuk gëzojnë dot 24 orë nga lindja e tyre, në djepat e krahët e nënave, apo djegiet në spitale, apo objektet e kultit në kisha e xhamia apo dhe gjatë shpërndarjes së ndihmave. Shpreh indinjatën me apatinë dhe mosreagimin minimal njerëzor të vetë institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, para asaj që po ndodh, që është një Reçak i përditshëm, atje ndodh përditë e çdo orë. Dhe apatia e pamundësia e një mosreagimi minimal të komunitetit është si mali që nuk bëzan. Ajo që më vret, është heshtja e institucionit fetar, duhet të solidarizohej përmes lutjeve. Arma më e fuqishme është të flasësh i lirë, por në kohën e vendin ku duhet”, tha ish-myftiu Gurra.

Ndërkohë besimtarja Entela Hidri ngriti akuza të forta ndaj këtij komuniteti, që sipas saj nuk përfaqëson besimtarët myslimanët të Shqipërisë.

“Papa Françesku ka dalë me deklaratë, ku shprehu çfarë po ndodh në Palestinë dhe kemi një KMSH që nuk i shërben popullsisë myslimane dhe neve që besojmë në këtë fe. Distancohem nga të gjitha veprimet dhe aktet që ata marrin, se kur na duhen nuk janë. Unë kam refuzuar të anëtarësohem në KMSH se nuk më përfaqëson. Ku do ta çojnë ndërgjegjen?”, tha ajo,

Ndërsa sa i përket qeverisë shqiptare ata shprehen se reagimet e tyre diktohen nga politika ndërkombëtare apo të rreshtuara me vendet e unionit duke tejkaluar ndjeshmërinë njerëzore.

“Në raport me qeverinë tejkalon ndjeshmërinë. Qeveritë janë përpara marrëveshjeje e bashkëpunimeve që tejkalojnë konfliktin dhe brendinë e vërtetë të përplasjeve të tilla, por janë të detyruara apo imponuara në raport të një rreshtimi të unionit. Fjala e BE është deri diku edhe e qeverisë”, tha Gurra.

Ndërsa Hidri i bëri thirrje botës që të reagojë ndaj gjenocidit në Gaza që sipas saj nuk ka të bëjë me besimin por me njerëzoren.

 “Nuk ka nevojë të jesh besimtar për të qenë njerëzor dhe për të parë makabritetin që po ndodh. Ajo që më habit sesi një popull që ka përjetuar gjenocid të bëjë gjenocid. Bota çfarë po bën. Heshtja e botës kujt i shërben? Kujt po i shërben kjo se popujve nuk i shërben popujt duan që kjo luftë të mbarojë ne shohim protesta në mbarë botën. Fakti që aty vazhdojnë krimet makabre ata janë shprehur se do ekzekutojnë edhe palestinezin e fundit. Bëjmë thirrje që të jenë njerëzor përtej qeverisjes”. 

Next Post
“Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’. Ofrojmë arkitekturë sa gjithë Europa bashkë

“Bread & Heart” Festival, Rama: Është 'Bajram shpirti'. Ofrojmë arkitekturë sa gjithë Europa bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In