• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PSE NUK PËRBËN MË LAJM KORRUPSIONI I EDI RAMËS?

by S M
16/03/2018 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi/

Jemi te 20-tët nga fundi në botë për korrupsion, por ky lajm i zi duket se nuk përbën më ndonjë shqetësim në Shqipëri. Timonieri ynë vazhdon të mburret për sukseset e veta virtuale dhe çdo akuzë apo fakt e ka për kollaj ta konsiderojë si fjalë apo lloqe kazani. Megjithëse këtë radhë “sihariqi” vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila për klasifikimin botëror të korrupsionit ka pajtuar Gallup-in, një ikonë e sondazheve në gjithë globin.
Sipas testimit, 9 në 10 shqiptarë mendojnë se qeveria e tyre është e kurruptuar dhe ky perceptim ka ardhur duke u përkeqësuar në 5 vjetët e kryeministrimit të Edi Ramës.
I bie që vetëm të stërmoshuarit, që ngrysin ditët e fundit pa dalë nga shtëpia, dhe foshnjet, që nuk kanë shkuar ende në kopësht, nuk e dinë që qeveria u fut përditë dorën në xhepat e tyre për t’i zhvatur.
Disa ditë më parë, Shqipëria kishte zbritur 8 shkallë në raportin vjetor të Transparency International, i cili mat indeksin botëror të korrupsionit, por edhe atëherë lajmi kaloi si pa u vënë re, a thua se bëhej fjalë për rënien e çmimit të patateve në Shishtavec.
Në fakt, ky është shpjegimi më i mirë i arsyes kryesore se përse njerëzit po largohen masivisht nga Shqipëria, pikërisht në ditën që Edi Rama, pa iu dridhur qerpiku, e konsideroi emigracionin e detyruar nga keqqeverisja e tij si një gjë pozitive për vendin.
Dhe kur të gjithë presin se çfarë do të thotë për këtë opozita, Lulzim Basha e ka ka gjetur zgjidhjen e kësaj gjendjeje të pashpresë tek ndryshimi i datës së përkujtimit të viktimave të komunizmit, që në finale zhvlerëson 20 shkurtin, ose më saktë ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë.
E cila, edhe pse më duket një gafë shumë serioze, dëshiroj ta marr pak me të qeshur.
Po mirë mor, Lulzim, nuk të mjafton që ndahemi me PS dhe LSI për datën e Çlirimit të Shqipërisë? Duhet që edhe brenda Partisë Demokratike të kemi patjetër dy data për të përkujtuar viktimat e komunizmit? Po socialistët njësoj e kanë çfarëdo propozimi që t’u çosh, se ata nuk kanë ndonjë ndjeshmëri për krimet e diktaturës dhe për simbolet tona.
Madje edhe po i bëre më shumë se dy data, të kënaqur më shumë do të jenë, sepse kjo e bën fare komik të gjithë debatin.
Problemi është të mos fyesh demokratët dhe te djathtët e tjerë për një çështje, që ka të bëjë me konstitucionin dhe historinë e tyre të vjetër dhe të re.
Por, mbi të gjitha, se duke bërë këtë lloj opozite, sa cinike, aq edhe qesharake, je duke u dhënë të shtyrën e fundit edhe atyre që e kanë ende me dy mendje për të braktisur ose jo përfundimisht Shqipërinë.

Next Post
Skandali me pronat te “Rana e Hedhun”, kreu i Policisë Lezhë jep detaje nga super operacioni

Skandali me pronat te "Rana e Hedhun", kreu i Policisë Lezhë jep detaje nga super operacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In