• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk mendon realisht PD-ja për rrotacionin

by Ben Andoni
04/10/2019 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Steka që i është vendosur Shqipërisë për anëtarësimin në BE është aq e lartë saqë jo vetëm integrimi përfundimtar është jo më parë se aty tek viti 2030, por edhe çdo premtim që lidhet me integrimin e që jepet e premtohet vazhdimisht nga politika e dy krahëve është praktikisht i pamundur. Korrupsioni, krimi, zgjedhjet krejt të lira dhe fair…,drejtësia, mbi të gjitha, janë barriera që do të duan dekada të futen në shtretërit e tyre. PD që pret të futet në pushtet po bën lojën e dikurshme të Ramës, por këtë herë në kahun tjetër: Hiq Ramën dhe problemet zgjidhen!!!

Në platformën e opozitës, që mori jetë pas ndikimit të madh ndërkombëtar dhe sidomos pas raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e fundit, Lulzim Basha u ndje i qetë se shumë prej kërkesave të tyre ishin në bazë të asaj që ai kërkon, paçka se disa prej tyre nuk i artikuloi kurrë si duhet. Mbi të gjitha kthesën e pritur, ku ai nuk mundi të shprehë asnjëherë faktin se e nisi startin çuditshëm nga post pista, pasi garën ia la në dorë pjesës së mbetur të listës (që i anatemoi) dhe Maxhorancës. Kjo e fundit jo vetëm po e drejton vendin sipas mënyrës së saj por edhe në kohën e mungesës së Opozitës është përballur me gabime pafund, të cilat nuk është se e kanë trandur. Nëse do të ishte në sistem, PD dhe aleatët e saj do e kishin shumë më të lehtë që ta mposhtnin Pozitën. Mbase duket e tepruar, por duket se koha e të Majtës duket se po bjerret, edhe pse Basha dhe shpura e tij dhe mbi të gjitha imazhi i Berishës, janë ende të rëndë. Këtë e shikon nga zërat ende të pakët opozitarë të PS dhe ata më shumë që po flasin nënzë.

Për fat të keq, megjithë pak shenjat e mira te PD, kjo parti nuk mund t’ua falë dot të larguarve të shumtë itenerarin e tyre jashtë-Basha dhe kritikat e tyre politike. Në vend të një platforme të unifikuar, zëra të ndryshëm në PD e reflektojnë hapur amullinë, por edhe pakënaqësinë. Edhe më shumë janë ata që presin ndryshime por gjithnjë për hir të interesit të ngushtë. Ndërkohë që kryeministri Rama pothuaj e ka rrugën të qartë, qoftë edhe përmes gabimeve jo të pakta dhe sidomos shkrehjes së Ekzekutivit të tij dhe konflikteve të brendshme. E vetmja gjë e paditur është ajo që ka në kokë për periudhën pas 18 tetorit, cakut ku do të vendoset për Shqipërinë dhe Maqeodninë e Veriut se do u hapen negociatat apo jo dhe data e zgjedhjeve.

Kjo është koha kur nguti i PD për të ardhur në pushtet është i pamjaftë pasi një politikë më pragmatiste do ta linte konsumimin e kryeministrit Rama deri në fund, për t’i dhënë me zgjedhjet e ardhshme goditje të madhe. Por, kjo nuk ndodh, pasi PD dhe krerëve të saj, më shumë u intereson karrigia dhe eliminimi i kundërshtarëve sesa platformat që do sjellin normalitet në vendin tonë. PD nuk po mendon ende për rrotacionin. I duhet te mbaje beneficet e sotme dhe qoftë edhe këtë gjëndje. Dhe, kjo quhet gati trishtim. (Javanews)

 

 

Next Post
“Shqipëria jep mundësi për investime në disa sektorë”, deklarata e drejtorit të BERZH

“Shqipëria jep mundësi për investime në disa sektorë”, deklarata e drejtorit të BERZH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prishtina në flakë dhe kaos, përplasje të forta në shesh! Shoqërohen tre persona, lëndohen 11 të tjerë! Reagon dhe Policia e Kosovës

Prishtina në flakë dhe kaos, përplasje të forta në shesh! Shoqërohen tre persona, lëndohen 11 të tjerë! Reagon dhe Policia e Kosovës

October 6, 2026
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Europa në alarm sigurie/ Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në: Ekonomia po përdoret si mjet presioni! Ja masat që propozohen

October 6, 2026
Ish-ministri i Mbrojtjes bën deklaratën e bujshme: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe ndaj faktorit shqiptar!

Ish-ministri i Mbrojtjes bën deklaratën e bujshme: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe ndaj faktorit shqiptar!

October 6, 2026
Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com