• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk ka marrëveshje dypalëshe me vetëm një palë

by Veton Surroi
29/10/2025 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me Serbinë: “Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, duke u thënë të gjitha vendeve të Evropës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë”. 

  1. Një formë e ngjashme e rekomandimit nga kryeministriRama është bërë më herët dhe fakti se ka kaluar një kohë prej atëherë nuk e ka bërë idenë më të pjekur. Rekomandimi është i gabuar në së paku tri rrafshe, e i pari dhe thelbësori është se Kosova nuk ka problem marrëdhëniet me asnjë fqinj tjetër, pos me Serbinë, dhe rrjedhimisht nuk mund ta harrojë e ta injorojë Serbinë. 

Kosova e pavarur është e shkëputur nga Serbia dhe nuk jeton me idenë e Serbisë, por shtetet e pavarura jetojnë në ndërvarësi: kur marrëdhëniet nuk janë të mira, kjo reflektohet në çështje sigurie, zhvillimi, pozitë ndërkombëtare, etj. Procesi i normalizimit është vendosja e prefiksit pozitiv kësaj ndërvarësie, një në të cilën veprimi i Serbisë nuk do të dëmtojë Kosovën në çështje sigurie, zhvillimi, pozicioni ndërkombëtar etj. (Dhe natyrisht, anasjelltas, që Serbia ta përjetojë Kosovën si shtet fqinj mik, e jo rrezik i interesave të veta kombëtare). 

  1. Rrafshi i dytë i dobësisë së idesë së kryeministritRama është ai i formatit negociator të procesit të normalizimit. Kosova ka kaluar nëpër procese negociatore në Rambouillet (1999) e Vjenë (2007), ku Serbia ka refuzuar marrëveshjet, por Kosova i ka zbatuar në formë unilaterale. Një qasje e këtillë Kosovës ia ka sjellë çlirimin (ndërhyrja e NATO-s) dhe pavarësinë (me paketën Ahtisaari). Përderisa Kosova ka mundur të çlirohet e pavarësohet pa pëlqimin e Serbisë, Kosova nuk mund ta bëjë fqinje të mirë Serbinë nëse ajo nuk do.  

Për ta arritur emërtuesin më të ulët të përbashkët të marrëdhënieve fqinjësore ndërshtetërore, Bashkimi Evropian ofroi Marrëveshjen e Brukselit-Ohrit e modeluar sipas Marrëveshjes Bazike (të të dy Gjermanive). Kjo marrëveshje, e konsideruar nga Brukseli si e arritur mes dy vendeve, ka si pikënisje barazinë e palëve, të shteteve sovrane që nuk ia mohojnë subjektivitetin njëra-tjetrës, ndonëse nuk e bëjnë njohjen e ndërsjellë si dy shtete. Kjo marrëveshje nuk mund të zbatohet në formë unilaterale nga logjika e thjeshtë – se Kosova si çdo shtet tjetër nuk ka pse të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore me veten – dhe nga thelbi i ekzistencës së kësaj marrëveshjeje: ajo ekziston në mënyrë që Kosova e Serbia të jenë fqinje të mira, duke kontribuar që të dy vendet me parimet e dakorduara mes vete. 

  1. Rrafshi i tretë i dobësisë ka të bëjë me mosnjohjen e rrjedhës së procesit të normalizimit. Kosova ka pranuar publikisht, nëpërmjet kryeministritKurti, Marrëveshjen e Brukselit – Ohrit dhe është ofruar ta nënshkruajë. Serbia ka shprehur rezervime publike, nëpërmjet presidentit Vuçiq, ndaj Marrëveshjes që në Bruksel dhe Ohër dhe më pastaj këto rezervime i ka shprehur me shkrim në letrën e kryeministres së atëhershme Bërnabiq. Letra e rezervimeve, e dërguar sipas rregullave të Konventës së Vjenës, ka paraqitur kundërshtimin e Serbisë ndaj themelit të Marrëveshjes, pra barazisë së dy shteteve sovrane. Kjo letër nuk është tërhequr sipas rregullave të Konventës së Vjenës, rrjedhimisht Serbia ende nuk e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit – Ohrit.  

Një veprim i këtillë në rrafshin diplomatik është përcjellë me veprime në fushat e tjera, prej bllokimit të identitetit ndërkombëtar të Kosovës deri te sulmi paraushtarak në Banjskë, i organizuar me dijeninë apo pjesëmarrjen e organeve shtetërore të Serbisë. Në një këso situate, Kosova në fakt është duke iu qëndruar obligimeve të veta në Marrëveshjen e Brukselit – Ohrit, ndërsa Serbia nuk konsideron se ka obligim. Në një këso situate duhej të aktivizohej rekomandimi i kryeministrit Rama që Bashkimi Evropian, meqë Serbia e “ka topin në derë”, ta bindë këtë vend se duhet ta zbatojë Marrëveshjen dhe, për shembull, Kosova të hapë përfaqësinë e saj diplomatike në Beograd e ta ngrejë flamurin e Kosovës.  

Është e qartë, nëse për bazë merren veprimet e kaluara të BE-së, se një gjë e këtillë nuk ka për të ndodhur. Sa për përkujtim, BE-ja ka vendosur masa ndëshkimi ndaj Kosovës për shkak të “veprimeve unilaterale” (si p.sh. shkuarjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre), ndërsa nuk ka bërë as edhe një veprim të vetëm për të sanksionuar shtetin në të cilin udhëheqësi i vetëdeklaruar i aksionit paraushtarak në Banjskë gjendet në liri. 

  1. KryeministriRama ka qenë konsistent në ofrimin e ideve e sugjerimeve Kosovës, dhe në masë të madhe ato ide dhe sugjerime në formë konsistente dolën të mos jenë në interes të Kosovës. Në një rast u ofrua me një Draft-statut për bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Kjo ofertë krijoi një përshtypje se ekziston një rrugë e shkurtër normalizimi dhe se ka shqiptarë që janë për këtë, por nuk jetojnë në Kosovë. Kjo ofertë po ashtu krijoi një përshtypje, po aq të gabueshme, se nuk ia vlejnë procedurat e ligjet në Kosovë (ato që kanë të bëjnë me vetëqeverisje lokale) që sigurojnë formën e sendërtimit të bashkëpunimit ndërkomunal, porse e tëra bëhet nga vullneti i liderit, i cili prodhon zgjidhje të ndritura. 

Në një rast tjetër, kërkoi që pjesa e veriut të Kosovës të vihej në administrim të NATO-s, gjegjësisht të krijoheshin dy natyra pushtetesh në Kosovë, njëra prej të cilave do të suspendonte pushtetin civil të Republikës së Kosovës. Një zgjidhje e këtillë do t’i afrohej bukur shumë objektivit të Serbisë që nga viti 1999 deri më sot, ai i krijimit të një pushteti të veçantë në territoret e banuara me shumicë serbe, që do të kishte zinxhir komandues që çon në Beograd, e jo varësi institucionale me Kosovën. 

Në intervistën në të cilën shpalosi javën e kaluar sërish një ide për Kosovën, kryeministri Rama shpjegoi se me gjithë kundërshtitë ndaj veprimeve të tij karshi Kosovës, “unë nuk ua heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe as nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë”. 

Ndonëse është çështje për debat a kanë qenë veprimet e kryeministrit Rama karshi Kosovës interes i Shqipërisë (si mund të jetë në interes të Shqipërisë veprimi kundër interesave të Kosovës?), nuk do të duhej të ishte për debat që kryeministri i shtetit fqinj të konsultohet paraprakisht me autoritetet e Kosovës kur dëshiron të japë ide, sugjerime apo deklarime publike për Kosovën; është rregull bazik i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Mbase ky do të ishte një rifillim i mbarë për ripërcaktimin e interesave të Shqipërisë./Koha 

 

 

Next Post
Opozita ‘mos më prek me dorë’

Kur dhuna bëhet model

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In