• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk i vlejnë votat  PD-së?

by Artur Ajazi
17/12/2024 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një pushtet i fituar qoftë edhe me shumicë votash (që nuk ndodh kurrë) nga PD-ja e sotme, nuk vlen fare. Kjo për faktin sepse, sërish reagimet e ardhura nga DASH, mbeten teje të ashpëra, lidhur me fatin politik të kreut të asaj partie Sali Berisha. Deri sot, kreu demokratëve “qëndrestarë”, po aludon dhe keqpërdor fitoren e Donald Trump në SHBA, duke thënë para kohe se “non-grata ime mund të rishikohet nga presidenca e re”. Por dimë gjithashtu se, deri sot nuk ka ndodhur që një president i ri, të merret me ç’ka ka vendosur paraardhësi i tij, aq më tepër me shpalljen “non-grata”, të ish-pushtetarëve të vendeve ish-komuniste, të pasuruar me forma nga më antiligjoret. Deri tani, Berisha po e pergatit partinë dhe njerëzit që i kanë mbetur në bazë, me efektin propogandistik se “rikthimi ka ndodhur kudo”. Kjo në kuptimin alogjik të fjalës se, “edhe rikthimi im në pushtet mund të ndodhë, edhe pse nuk më duan amerikanët”. Berisha e di fare mirë se, një pushtet i fituar nga një lider politik i akuzuar nga ata, për korrupsion dhe gjëra të tjera, nuk vlen. Kur nuk vlen për vende 5 fishi ynë në numër popullsie dhe sipërfaqe gjeografike, atëhere për ne nuk diskutohet. Ne jemi vend anëtar i NATO-s, po bëhemi “hazër” për tu bërë anëtarë të Bashkimit Europian, dhe kemi mbështetje dhe simpati të madhe europiane dhe amerikane. Atëhere, si mund të shpresojmë se, “Berisha do të fitojë pushtetin”, ose do të rikthehet në pushtet, kur nuk ka, 1- mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, 2- kur partinë e ka ende të përçarë 3- kur nuk ka mbështetjen nderkombëtare, 4- kur nuk ka mbyllur akoma hesapet me organet e drejtësisë dhe 5- kur shqiptarët akoma nuk harrojnë bëmat e piramidave, 1997, 1998, Gërdecit, 21 Janarit, dhe abuzimit me pushtetin e 2005-2013. Hesapet në politikë bëhen me “hanxhiun”, dhe jo me imagjinata dhe sajesa që nuk të shpien gjëkundi.  Edi Rama, i ka votat e shumicës së shqiptarëve, ka gjithashtu edhe mbështetjen e nderkombëtarëve, pa përmendur punët e mbaruara, dhe ato të nisura që kanë rritur dhe zhvilluar ekonominë, turizmin, dhe buxhetin familjar të shqiptareve. Realisht, PD-ja  dhe Berisha nuk kanë fituar kurrë zgjedhje me votat e shumicës së shqiptarëve. Gjithmonë kanë patur  nevojë për “një patericë”, e cila nuk ka zgjatur shumë, pasi janë prishur për “hesape të vjetra dhe të reja”. Sikur Berisha të kuptonte thelbin e kësaj fushate, mendoj se nuk do të kishte kurajon  tu premtonte mbështetësve të tij se “fitorja jonë në 11 Maj 2025 është e sigurtë”. Por të mos harrojmë ama se, demokratët e 2025, nuk janë më ata të 1996 apo 2005. Janë më të “ftilluar” politikisht. Kaq të paktën Berisha e di.

Next Post
Shkëputet një masiv guri në rrugën e Kalasë në Berat, humb jetën punëtori

Shkëputet një masiv guri në rrugën e Kalasë në Berat, humb jetën punëtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com