• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk i kemi adresat si e gjithë Evropa…?!

by Ben Andoni
30/05/2024 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Identifikimi i adresës sime personale në Tiranë është gati po ai i vjetri me përjashtimin e vetëm, që emri i rrugës ka ndryshuar. Është i njëjti numër pallati, e njëjta shkallë, i njëjti apartament prej gati plot 60 vitesh, që shkruhet rregullisht në adresën time.

Ndërkohë, që identifikimet e tjera, të cilat janë detyrime dhe që janë aplikuar duket se nuk kanë zënë vend (për hir të së vërtetës, edhe në lagjen tonë kemi numra të tjerë mbi dyert e shtëpive!!). Megjithatë, çdo klient kur duhet të identifikohet për porositë tranzitore, ushqimet e shpejta apo takime, pra, e gjithë pjesa e fqinjësisë sonë përdor të njëjtin identifikim, që prej 60 vitesh: Tek “Libri Universitar”, në hyrje të Bllokut. Për fat, Blloku ka mbetur identifikim urban historik, kurse vetëm Libraria e njohur nuk e ka ndryshuar destinacionin e saj prej pothuaj po kaq vitesh. Kaq ka mjaftuar, që ajo të mbetet referimi më i saktë dhe i pagabueshëm për këdo, por sidomos për shqiptarët që janë larguar prej vitesh dhe që kërkojnë të vinë tek ne. Kjo mënyrë identifikimi është pothuaj për të gjithë Tiranën, por tiranasit e vjetër ende përdorin toponiminë e tyre urbane, qoftë si krenari (te Vorri i Bomit, te Selvia), por edhe si pjesë e pagabueshme ndaj ndryshimeve të vazhdueshme. Toponimet urbane të socializmit nuk mundën t’ua ndryshonin dot emërtesat e vjetra që pleqtë i përdornin natyrshëm, por ju shtuan, si pjesë përbërëse e zhvillimeve. Ende thuhet te “21 Dhjetori” apo te “Bërryli”, “Farmacia 10” etj. Kjo është në fakt temë dokumentari, por sot ka ardhur momenti, që shqiptarët të kenë një identifikim përfundimtar, që të jetë i respektuar. Për fat të keq, ndërtimet në mes të qytetit dhe ato që po bëhen ngado nuk “e gjejnë dot veten” për adresimin, ashtu si të rinjtë kanë shtuar toponiminë e re, që është vala e katërt e ndryshimeve pas shpalljes Tirana kryeqytet dhe që më shumë lidhet me larshmërinë e emrave të bareve apo me restorantet. Adresat, në fakt, janë dhe identifikime sociale, që tregojnë zhvillimet në Shqipëri. Një shembull, që na vjen prej Mbretërisë së Bashkuar, njërit prej vendeve me zhvillimin më të vjetër kapitalist në botë: Vetëm me Kodin Postar, merret vesh rrugina e lagjes ku banon dhe pastaj po nga numri që shtohet bëhet edhe identifikimi i saktë i banesës. Tek ne duhet të shkosh në postë të marrësh pakot, të sqarosh adresën kurse në vendet evropiane të ndjek posta.

Të vinte kjo ndërmend këtë javë për draftin e ri të adresave dhe debatet parlamentare për të në një sallë gati të boshatisur. Teknikisht, në ligjin e miratuar në shtator të vitit 2016, parashikohej (në nenin 29, pika 1) se: procesi i emërtimit dhe numërtimit do të duhej të përfundonte brenda datës 31 dhjetor 2016!! Në fakt, kanë kaluar plot tetë vite dhe jemi përleshur në politikë kemi humbur kohë pa fund, opozita është ende e ndarë, kurse maxhoranca synon mandatin e katërt rresht por në relacion që shoqëron këtë projektligj ende ka justifikime. Aty thuhet “…për qëllim zgjidhjen e problematikave të ngritura nga mosangazhimi i strukturave përkatëse në respektim të detyrimeve ligjore”!!! Për fat të keq, maxhoranca socialiste ka pasur pushtetin në momentin e parë të ndryshimit të adresave më 2004, pastaj në 2016 edhe tashmë më 2024.

Pa u nxituar, sepse me atë zhvillim kaotik urban që kemi, sërish mund të përsërisim të njëjtën gjë, a mund të bënim një reformë reale që të ishim si të gjithë bota sa i përket adresarëve. Nuk do ishte mirë të tregohej pse dështuam? S’duhet të harrojmë se skanimi i territorit nga Shteti ynë për ndërtimet diku në dekadën e dytë të shekullit  tonë ju vendosi numra të gjitha banesave. Por, paradoksi është se atë sistem adrese nuk e njeh dhe e përdor posta, shoqëria apo dhe vetë shteti. Ne mbetemi akoma më të besueshëm me ato që lidhen me toponiminë e dikurshme urbane, apo si e shprehu me një fjalë të qartë në parlament deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri, pas tregoi problematikat e këtij ligji: Të gjejmë përgjegjësitë sepse “vetëm kështu mund të krijohej bindja që nuk po ecim nga dështimi në dështim  edhe që ky projektligj nuk do jetë një dështim i ri”. Por, aluzioni i shprehjes së Çërçill, përdorur nga deputeti, nuk është se bëri përshtypje te kolegët. Me sa duket, sërish do kemi të njëjtën gjendje. Tek e fundit, ne sërish do mbetemi me referimet e dikurshme, ato që na kujtojnë më së shumti të parët tanë…dhe kaosin tonë organik. (Javanews)

 

 

 

Next Post

Nuk jemi në kushtet e keqpërdorimit të gazetarisë, por në kushtet e keqpërdorimit të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet -

Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet –

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com