• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk jemi në kushtet e keqpërdorimit të gazetarisë, por në kushtet e keqpërdorimit të shtetit

by Mero Baze
30/05/2024 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, është një nga tre shërbimet sekrete të Shqipërisë, krahas Shërbimit Informativ Shtetëror dhe atij të Ushtrisë. Pra në një farë mënyre është shërbimi sekret I policisë.

Dy zyrtarë të këtij shërbimi, përdornin të dhënat që zotërojnë për shkak të detyrës për të denigruar dhe shantazhuar zyrtarë të lartë të policisë së shtetit përmes portaleve anonimë.

Debati për arrestimin e një punonjësi të medias, që shërbente për tu postuar këtyre lajmeve, nuk ka të bëj fare me gazetarinë. Këtu nuk jemi në rastin kur ai po keqpërdor gazetarinë. Ai nuk po punon si gazetarë, por si shkruajtës tekstesh .

Problem më serioz këtu është se si strukturat shtetërore përdorin detyrën e tyre për të shantazhuar eprorë apo kolegë të tyre. Pra nuk jemi në kushtet e keqpërdorimit të gazetarisë, por në kushtet e keqpërdorimit të shtetit.

Nuk e di ça u është dashur ai punonjësi I medias këtyre dy zyrtarëve të shërbimit sekret se atë punë aq banale mund ta bënin dhe vet, por thjeshtë kanë përtuar dhe kanë paguar një rrogë më shumë.

Shqetësimi I disa organizatave të medies për transparencën e ndalimit të këtij punonjësi të medias, parimisht qëndron, por në realitet nuk është ai problemi.

Problemi është që në Shqipëri nuk ka end enjë ligj që rregullon funksionimin ligjor të atyre që I quajnë tani portale, dhe që në fakt sic provohet janë mekanizma, ose të krimit të organizuar ose të zyrtarëve të korruptuar që I përdorin për luftë ndaj njëri tjetri. Etiketimi si gazetar I atyre që punojnë në këtë industri shantazhi është fyese për gazetarinë. Ata janë punonjës me mëditje që bëjnë shërbime online, si njëri që shet mallra online, por nuk kanë lidhej me gazetarinë. Madje rasti në fjalë sipas dëshmive e ka pranuar vet që ka qenë i qartë se po bënte një punë të gabuar por kishte nevojë për lek. Si vrasësit me pagesë.

Pikërisht për këtë arsye Shqipëria ka nevojë ulëritëse, për një ligj që regjistron portalet që merren me gazetari dhe ti certifikojë ato si media me qëllime publike.
Aty të jetë I publikuar stafi, pronari objektivat e medies në fjalë. Çdo gjë tjetër pastaj është tregti online dhe nuk ka pse ngatërrohet me gazetarinë Ka portale marketing, portale që shesin brek apo këmisha, të tjerë që reklamojnë hotele etj, por nuk kanë lidhje me gazetarinë.

Gazetaria e bën dallimin nga produkti, e jo nga mjeti se ku apo si transmetohet.

Produktet gazetareske dikur transmetoheshin përmes gazetave të shtypura, apo përmes antenave, kurse tani përmes internetit, por ato nuk kanë lidhje me çdo gjë që transmetohet përmes internetit.

Diferenca mes gazetarisë dhe mallrave të tjera online është se gazetaria ka mision publik, dhe shkruan për interes publik. Edhe kur ka sulme ndaj politikanëve apo zyrtarëve të lart i ka për interes për publik. Çdo gjë tjetër është vepër penale.

Ngatërresa e çdo transmetimi online i quajtur portal me gazetarinë që tani është e detyruar të transmetohet onlinë, është sikur të ngatërrosh, Larry King me fituesin e Bib Brotherit, meqë të dy dalin në televizor.

Kjo mangësi e rënd në legjislacionin shqiptar ka dëmtuar shtypin tradicional, dhe ka minuar përvojën 30 vjeçare të shumë personaliteteve të shtypit në Shqipëri që kanë jetuar si gazetarë në këtë vend dhe tani duhet të relativizohen si punonjës portalesh.

Fakti që gjithkujt, qoftë ky kriminel, si ata të Sky, apo zyrtar shërbimesh sekrete, I shkon mendja të përdor portalet anonime për shantazhe mafioze, tregon qartë s çfarë humnere ka krijuar mungesa e ligjit për portalet në Shqipëri, të cilën qeveria, sa herë nis ta bëj, shton nga një pisllëk, që të mos pranohet nga ndërkombëtarët dhe pastaj thotë “kokën hëngrëshi”. Njësoj si për bandat.

Dhe në fakt gazetaria po degradon në një luftë bandash, ku ti e kupton fare mirë kush gazetar është me kë band, njësoj sic kuptohej vite më parë kush gazetarë është me kë parti, apo siç e kupton sot kur shikon qeverinë e Edi Ramës dhe kupton kush pushtetar paguan kë portal. Dhe kjo nuk tregon vetëm ku po shkon gazetaria, po ku po shkon shteti dhe shoqëria shqiptare.

Next Post
Zbulohet portali gjobëvënës i zyrtarit të AMP, ja emrat e krerëve të Policisë që sulmonte

Zbardhet e plotë dëshmia e gazetarit që publikonte fake news për drejtuesit e policisë: Si funksiononte skema e gjobëvënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com