• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk e kupton më askush demokracinë shqiptare?!

by Ben Andoni
09/06/2020 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Humbja e madhe e energjisë së pak ditëve më parë mes PS dhe PD, dy aktorëve kryesorë të politikës shqiptare për Reformën Zgjedhore, nuk është se bëri ndonjë përshtypje të veçantë përveç një fakti fare të thjeshtë: A quhet kjo, më normale në një demokraci?! Nëse ishte kaq e thjeshtë zgjidhja e Reformës; nëse mund të uleshin dhe ata që i përmendnin hapur burgun njëri-tjetrit; e qepur gjithçka me pe të bardhë, një Reformë të cilën e kishin të gjithë para syve dhe e preknin, atëherë çfarë mund të thuash për reformat e tjera në vend, që prekin direkt shumë më tepër jetën e përditshme të vendit. A është vallë kjo demokracia që kërkonim?!

Ka një ngushëllim për politikanët tanë, kuptohet nëse do të kishin pak kurajë t’i pranonin gjërat: Sot pakkush e kupton si duhet demokracinë bashkëkohore, pasi e atë nuk e kuptojnë më si duhet as edhe teoricienët më të njohur të botës.

“Votimi nuk është i njëjtë me demokracinë. Të drejtosh nuk është njësoj si të zgjedhurit. Kompetenca nuk është e njëjtë me të drejtën për të votuar. Qeverisja nuk është njësoj si bërja e drejtë e ligjit. Dhe posti, qoftë edhe me zgjedhje, nuk është i njëjti me të përfaqësuarit”, shprehej pak muaj më parë Shany Mor për “Tablet”. Në fakt, thelbi i shkrimit të tij ishte se edhe politologët më të njohur të kohës nuk e kuptojnë më si duhet demokracinë e sotme. Pra, jo në vende me demokraci hibride, si Shqipëria, por edhe në ato me institucione demokracie disa-shekullore. Në listën e publicistit, përmendeshin disa prej njerëzve më të njohur të ideve politike të 50 viteve të fundit, një sërë syresh produkte mirëfilli të Harvardit. Harvard AB (Dani Rodrik), Harvard Ph.D. (Francis Fukuyama), Harvard JD (Anne-Marie Slaughter) dhe, madje profesori i Harvard (Michael Sandel) nuk e kuptojnë më se realisht ku po shkon demokracia sot, sipas tij. I vetmi ndryshim me Shqipërinë, është se nëse në botë kërkohet të gjendet që demokracia mori fund me dy ngjarjet e mëdha Brexit apo me zgjedhjen e Trump e njëherazi në dy kontinentet bashkë dekadën e fundit, tek vende si ne, gjithnjë e më shumë bindemi se jemi krejt larg demokracisë klasike të pas Luftës në të gjitha etapat.

Ajo që e bashkon të gjithë komunitetin ndërkombëtar është mosnjohja si duhet e Demokracisë, sipas politologëve, e se vende si Shqipëria demokracinë pothuaj e njohin fare pak. Ndërkohë që pakuptueshmëria për të lidhet me një nostalgji të rrënjosur për konsensusin e pasluftës lidhur me atë tolerancë aq të fortë mes kundërshtarëve antagonistë, kuptimi ndryshe i demokracisë liberale, një shtet mirëqenie i mbështetur nga një solidaritet i gjerë shoqëror, si edhe një mbrojtje për elitat kulturore dhe politike të fryra nga media e që jo rrallë përfaqësonin publikun dhe pothuajse gjithnjë në dekadat e para të pas Luftës së Dytë Botërore ishin mendje publike, e referon idenë Yascha Mounk te “The People vs. Democracy”.

Ishte po i njëjti autor që na servir dy koncepte, njërën atë të “demokracisë illiberal”, term që përdoret nga teoricienët politikë dhe komentatorët e përditshëm për të nënkuptuar të njëjtën gjë. Dhe, paradoksi është se këtë term, liderët e Evropës Lindore, ku bëjnë pjesë sot e gjithë klasa e drejtuesve shqiptarë, e kryesisht liderët hungarezë e polakë, gjithnjë e më shumë të përfolur për frymën autokratike, e bëjnë për të mbrojtur vizionin e tyre politik aq problematik sot për demokracinë e vërtetë. Duke iu referuar të njëjtit autor, kjo lloj demokracie është fare e pjesshme, e metë, me intensitet të ulët, krejt boshe ose një lloj demokracie, që kinse zhvillon zgjedhje, por qytetarët nuk janë më ata që kanë fuqi reale për shkak të mungesës së dukshme të lirive civile. Shqipëria është modeli më i saktë, ku populli voton lista të mbyllura për njerëz që nuk i njeh; për deputetë frikshmërisht të paditur; apo syresh që nuk e respektojnë publikun; krijesa pa identitet gati të ngrenë kartonin e ligjvënësit, nën urdhra, për gjithçka. Shembull: Shikoni atë që ndodhi me parlamentin tonë! Shikoni mënyrën sesi i drejtojnë partitë liderët tanë politikë; shikoni sa respektohen dhe funksionojnë institucionet e pavarura; shikoni sa përcillet zëri i njerëzve; shikoni mungesën e referendumit…

Trendi i dytë që përcillte Mounk është i ashtuquajturi imazhi i pasqyrës së demokracisë illiberal. Askujt nuk “i bën” më përshtypje ajo që ndodhi me votimet në SHBA në vitin 2016, ashtu si pakkush e shqetëson ngritja e populizmit, që artikulohet rëndom në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në rajon. E këtu futen rëndom, përveç populizmit, ksenofobia, fuqia e pakushtëzuar e partive në pushtet dhe sulmet e shpeshta ndaj shtypit. Sali Berisha dhe Edi Rama janë shembujt më të mirë të kësaj lufte pa princip ndaj medias dhe etiketimeve të tyre, ndërkohë që kanë mbyllur sytë për korrupsionin e frikshëm në politikë, ku përmenden rregullisht njerëzit e tyre dhe, ku gjejnë shpesh justifikime bajate për keq-bërjet e politikës së tyre.

I gjithë shqetësimi i publikut është ai klasiku, që autori Mor e paraqiste për lexuesin e tij: Përpjekja jonë kolektive për mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë është vetëm një pjesë e dëshirës për demokracitë tona. Sfida  duke parë institucionet tona të kërcënuara kaq hapur, siç po ndodh edhe tek ne kohët e fundit, është sesi do arrijmë t’i mbrojmë ato. E në këtë rast provokimi vjen prej një mëndje tjetër të shquar, profesorin e Georgetown Jason Brenan. Demokracia, për Brennan, është diçka si një tragjedi: Ajo i kërkon njeriut që është injorant, i dezinformuar, i rrëmbyer dhe mendjengushtë për të marrë vendime publike që ndikojnë jetën shoqërore. Kjo nuk i fuqizon njerëzit dhe nuk i zgjidh konfliktet. Nëse, kjo, arrin të bëjë ndonjë gjë, na bën thjesht të urrejmë njëri-tjetrin edhe më shumë. E hidhur, por Mor, paraqet faktin e pamohueshëm se Brennan ka përdorur një mori të dhënash anketimi dhe psikologjie konjitive në mbështetje të idesë së tij. Për atë rolin kryesor duhet ta ketë “kompetenca”. Sipas tij, votuesve të sotëm u mungon kompetenca për të marrë vendime politike, edhe pse qytetarët kanë të drejtë në diçka që quhet “qeveri kompetente”.

E provën e kemi në Shqipëri, ku “kompetenca” e qeverisë na dëmton kudo. Askush nga ne qytetarët nuk e di pasi sot jemi kthyer thjesht numërorë të partive, që kujtojmë se i kritikojmë dhe jo rrallë herë i neverisim, por që na kanë në dorë frikshëm edhe pse jo shumë ne duan një qeveri që të jetë thjesht kopetente për problematikat tona. Kjo nuk na jepet, sepse drejtuesit e sotëm dhe të djeshmit mendojnë më shumë për qeveri, që luftojnë të na mbajnë të paditur dhe të promovojnë këtë elektorat në një status-quo duke e hermetizuar sistemin, që në fund kthehet në tragjedinë tonë…të hidhur të demokracisë. (Homo Albanicus)

Next Post
Hashim Thaçi akuzon hapur: Kurti dhe Konjufca themelues të një organizate terroriste

Hashim Thaçi akuzon hapur: Kurti dhe Konjufca themelues të një organizate terroriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In