• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse një ligj special për të rigjykuar proceset e korruptuara?!

by S M
24/07/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në një shkrim të tijin një ditë më parë, kolegu Karlo Bollino ka shfaqur një tundim të cilin e kanë pasur shumë prej nesh këto vite. Bollino ka kërkuar, në parim jo pa të drejtë, që të ngrihet një mekanizëm ligjor i posaçëm, për të nisur rishqyrtimin e proceseve qe kanë kaluar nëpër duar gjyqtarët e nxjerrë jashtë sistemit, pas verifikimit nga procesi i Vettingut. Logjika është e thjeshtë dhe e drejtë parimisht: këta që kanë vënë pasuri e janë majmur në rrugë të dyshimta, duhet të kenë bërë diçka gjatë ushtrimit të profesionit, për t’i “merituar” milionat e vilave, makinave e luksit. Një deduksion i thjeshtë por i saktë, që revolton çdo shqiptar që sheh sesi po bien me rradhë emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, për deklarime pasurish që i kanë mbushur me duart e tyre.

Megjithatë, ka pasur një arsye madhore, qysh në fillimet e reformës në drejtësi, për ta ndarë kontrollin mbi pasurinë e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë, nga rishqyrtimi i proceseve gjyqësore që ata kanë kryer. Gjyqtarë apo prokurorë qofshin. Ka qenë pak a shumë e njëjta arsye që ka shtyrë qeveritë e 20 viteve të fundit, që të ngrenë flamurin e bardhë përballë fenomenit të ndërtimeve pa leje. Masiviteti i kësaj dukurie (rreth 400 mijë ndërtime pa leje në gjithë vendin), ka bërë që të shpallet amnistia për to, e të nisë procesi i legalizimit, meqë shembja ka qenë e pamundur. Edhe në rastin e vendimeve gjyqësore, logjika e ligjvënësit ka qenë që sistemi duhet pastruar duke fotografuar e verifikuar gjendjen aktuale. Pa i hyrë listës kilometrike të dhjetra mijë çeshtjeve që kanë kaluar nëpër duart e gjykatësve e prokurorëve në 28 vjetët e fundit. Pamundësia praktike për ta kthyer mbrapsht shiritin e sistemit nga e para, ka shtyrë që të gjendet një kompromis, i cili vërtet krijon një të çarë të konsiderueshme morale në ngrehinën e drejtësisë së re.

Të verifikosh një gjykatës a prokuror, nuk do të thotë të numërosh vetëm katet e vilave, makinat në parking, apo eurot në llogaritë e bankare. Duhet parë burimi i vërtetë i kësaj pasurie shpesh revoltuese. Por, për t’ju kthyer propozimit të Bollinos, kjo nuk ka nevojë të ndodhë me një ligj apo paketë ligjesh “sui generis”. Për faktin e thjeshtë, se ligjet për ta bërë këtë gjë, egzistojnë tashmë të shkruara e zeza mbi ta bardhë. Ajo që ka munguar dhe mungon, është vetëm vullneti për të bërë drejtësi. Me ligjet apo nismat e posaçme nuk është vënë në vend asnjëra nga padrejtësitë e tranzicionit shqiptar. Kuvendi i Shqipërisë ka hetuar, ose më saktë ka bërë sikur ka hetuar, me nisma të posaçme, piramidat financiare, Gërdecin, 21 janarin dhe thuajse të gjitha ngjarjet e bujshme të çerek shekullit të fundit. Nismat ligjore, qofshin komisione hetimore apo diçka tjetër, kanë pjellë retorikë, sharje dhe tension. Tym pa zjarr, me fjalë të tjera.

Që të vendosësh në vend një vendim gjyqësor korruptiv e tendencioz në ditët tona, është proceduralisht e mundur ta bësh edhe me ligjet e procedurat që kemi në fuqi. Mjafton të hapësh Kodin e Procedurës penale, për të kuptuar se në teori, rishikimi i një procesi gjyqësor nuk është aspak i pamundur. Përkundrazi. Ai është tërësisht i kodifikuar dhe i rregulluar nga ana e procedurës. Për më tepër,  shumë nga proceset e zhurmshme, të cilat bujën e kanë bërë pikërisht për shkak të devijimit dhe falsitetit të vendimeve që janë publikuar në fund, mund të rigjykohen fare lehtë. Do të mjaftonte që organi i akuzës të marrë një nisëm kryesisht, për të hetuar le të themi korrupsionin e Rrugës së Kombit, e të nisë procesi gjyqësor. Ashtu siç po bëhet gati të rihapet gjyqi i Hajdarit, pas kthimit të Izet Haxhiajt nga Turqia. E njëjta gjë vlen edhe për procese skandaloze për të cilat është folur gjatë në media e opinionin publik, në 20 vitet e fundit.

Shqipëria i ka ligjet për ta luftuar padrejtësinë. Por ajo nuk ka ende dëshirën për ta bërë këtë. Ky është problemi i vërtetë që e ka devijuar Vettingun, kryesisht drejt numërimit të orëve të dorës dhe unazave të shtrenjta, e jo të shqyrtimit të vendimeve që kanë nxjerrë nga burgjet vrasës, trafikantë apo që kanë lënë të lirë politikanë me një mal gjynahe mbi shpine.

Next Post
Bonucci rikthehet në shtëpi? Mendohet shkëmbimi me Higuain

Bonucci rikthehet në shtëpi? Mendohet shkëmbimi me Higuain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In