• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse në rajonin e Mesdheut po ndodhin përmbytje ekstreme, studimi ri: Rrezikohet edhe Shqipëria

by Os De
30/10/2025 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i ri nga Qendra Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike ka zbuluar mekanizmin që favorizon përmbytjet ekstreme në rajonin e Mesdheut.

Sipas studiuesve, bashkëveprimi mes detit, cikloneve stacionare dhe relievit malor krijon një efekt “pa dalje”, që bllokon lagështinë për periudha të gjata dhe çon në reshje rekord. Kjo ndodhi në Emilia-Romagna të Italisë në maj të vitit 2023, ku përmbytjet shkaktuan 17 viktima dhe dëme prej të paktën 8.5 miliardë eurosh.

Studimi u publikua në “Scientific Reports” dhe sipas koordinatorit të studimit, Enrico Scoccimarro, tre faktorë kryesorë përcaktuan këtë katastrofë.

I pari është një ciklon stacionar në një pozicion të caktuar mbi Italinë qendrore, i cili gjeneron erëra të vazhdueshme që fryjnë mbi sipërfaqen e detit për një kohë të gjatë mbi Adriatik.

Faktori i dytë është deti, i përshkuar nga erëra të vazhdueshme, që e ngarkon kolonën e ajrit me lagështi dhe faktori i tretë janë malet Alpet dhe Apeninet, të cilat e bllokuan këtë rrjedhë të ajrit mbi rajon, duke krijuar konvergjencë dhe reshje të pandërprera.

Në këto kushte, ajri rimbushej vazhdimisht me avuj uji, duke prodhuar shi të dendur për ditë të tëra, një ngjarje që pritet të ndodhë vetëm një herë në 500 vjet.

Ekspertët paralajmërojnë se ky mekanizëm mund të përsëritet edhe në rajone të tjera me kushte të ngjashme orografike, si brigjet e Shqipërisë, Oksitania, Provenca apo Valencia.

“Këto kushte të veçanta mund të ndodhin në pjesë të tjera të Mesdheut, për shembull, pranë brigjeve të Shqipërisë, në rastin e cikloneve stacionare mbi Italinë qendrore, ose edhe në Oksitani dhe Provencë (Francë) ose Valencia ose Katalonja (Spanjë) në rastin e cikloneve stacionare në pellgun perëndimor të Mesdheut. Në këto rajone, tre aktorët e lartpërmendur mund të shfaqen në skenë së bashku dhe të krijojnë një spektakël të ngjashëm, të trishtueshëm”, thotë Scoccimarro.

Ngrohja e shpejtë e Mesdheut rrit kapacitetin e ajrit për të mbajtur lagështi dhe përforcon rreziqet nga reshje ekstreme.

Studiuesit propozojnë një parametër të ri, “qëndrueshmërinë e dendësisë së ciklonit”, për të përmirësuar parashikimet e këtyre ngjarjeve, të cilat pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të dhunshme në një klimë më të ngrohtë.

Next Post
VIDEO/ Pamje të frikshme, orteku fshin në pak sekonda kampin e alpinistëve, alarm të bërtitura dhe…

VIDEO/ Pamje të frikshme, orteku fshin në pak sekonda kampin e alpinistëve, alarm të bërtitura dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In