• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse na bën mirë dushi i ftohtë në mëngjes

by Java News
08/12/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dushi me ujë të ftohtë është formë e hidroterapisë, e cila në të kaluarën ka qenë trajtim i njohur mjekësor. Qasja më e lehtë në ujë të nxehtë dhe ilaçet kanë lënë në harresë dushin e ftohtë. Por pasi që ju ashtu-kështu do të bëni dush, ia vlen të përkujtohen shumë përparësi shëndetësore të dushit të ftohtë.

Forcon imunitetin. – Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe kështu forcon imunitetin. Për këtë arsye ka më pak mundësi që do të prekeni nga ftohja dhe gripi, madje edhe disa forma të kancerit.

Përmirëson qarkullimin. – Qarkullimi i mirë është kyç për shëndetin e përgjithshëm. Ndërrimi i ujit të nxehtë dhe të ftohë gjatë dushit përmirëson qarkullimin, sepse vjen deri te ngushtimi dhe zgjerimi i enëve të gjakut, Kjo mund të parandalojë hipertensionin, ngurtësimin e artereve, shfaqjen e venave të zgjeruara, dhe ndihmon që të ndiheni dhe të dukeni më mirë.

Rregullon temperaturën trupore. – Nëse kronikisht keni duar dhe këmbë të ftohta ose mendoni që djersiteni për së tepërmi, provojeni dushin e ftohtë.

Nxit dobësimin. – Përshpejton metabolizmin dhe aktivizon djegien e qelizave yndyrore. Do ta vëreni që jeni duke u dobësuar më lehtë dhe që është lehtësuar rritja dhe shërimi i indit muskulor.

Ndihmon në lehtësimin e depresionit. – Uji i ftohtë stimulon “pikën e kaltër” në tru dhe nxit prodhimin e noradrenalines, e cila lehtëson depresionin.

Përmirëson lëvizjen e limfës. – Limfa bart materialet e mbetura nga qelizat, ndërsa për qarkullim të mirë limfës i nevojitet kontraktimi i muskujve. Dushet e ftohta do të shkaktojnë kontraktimin e tërë trupit. Limfedema në këmbë dhe nyja është shenjë e shpeshtë e qarkullimit të dobët.

Thellon frymëmarrjen. – Frymëmarrja e thellë ndihmon në luftën kundër stresit dhe shokut, dhe vazokonstriksionit. Shpejton shërimin për shkak të lodhjes dhe është dëshmuar që lehtëson sëmundjen obstruktive kronike të mushkërive, e cila është sëmundje e duhanpirësve që karakterizohet me reduktimin e qarkullimit të ajrin nëpër rrugët e frymëmarrjes (obstruksioni), e cila nuk është tërësisht e kthyeshme.

I mban lëkurën dhe flokët të shëndetshme. – Uji i nxehtë than lëkurën, derisa i ftohti forcon lëkurën dhe poret dhe nxit shkëlqimin e flokëve. Është i dobishëm për parandalimin e problemeve të lëkurës, siç janë aknet, dhe ndihmon në detoksikim.

Rrit energjinë dhe ndjenjën e mirëqenies. – Samurajët çdo mëngjes do të hidhnin kovë me ujë të ftohtë në kokë. Kështu do të kthjelleshin shumë shpejt dhe do të ndiheshin më të fortë.

Rrit pjellshmërinë. – Dushi ftohtë nxit prodhimin e hormoneve që janë të dobishme kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Megjithatë, nuk rekomandohet ndryshimi i papritur i ujit gjatë dushit. Masat drastike mund të nxisin shumë stres për trupin tuaj. Përshtateni ngadalë temperaturën e ujit nga uji më i ngrohtë, i ngrohtë, i vakët, i ftohët dhe shumë i ftohët. Ose mund ta lini ujin e ftohët për 30 sekondat e fundit të dushit, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Frika nga fatkeqësitë natyrore, shqiptarët do të detyrohen të sigurojnë shtëpitë

Dokukmenti/ Përfshihen në kategoritë e legalizimit pallatet dhe shtesat pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In