• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Meta tregoi më pak dinjitet gjatë arrestimit se Fatos Nano apo Ramiz Alia?

by Kreshnik Spahiu
22/10/2024 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Ilir Meta rrezikon 20 vite burg.

Dmth: Në vitin 2044 kur ai të jetë 75 vjeç mund të kemi disa tituj në lajme: “Lirohet nga burgu, ish-presidenti Ilir Meta.”

Disa breza nuk do e njohin….

Disa breza do e harrojnë…..

Ilir Meta akuzohet për disa vepra penale.

Ilir Meta u hetua nga 6 shërbime sekrete dhe 5 prokurori partnere: SHBA, Austri, Itali, San Marino dhe Qipro.

Ilir Meta ka dhjetra prova dhe fakte të gjurmuara por dhe të siguruara si të pakontestueshme.

5 dëshmitarë kanë qënë miqtë e tij dhe kanë pranuar bashkpunim me drejtësinë.

Ilir Meta akuzohet për disa afera, disa episode, disa krime, disa vepra dhe ndryshe nga çdo politikan tjetër është i pashpresë në bankën e të akuzuarve.

Por pse mediat, harxhojnë “bateritë” e tyre me formën e ekzekutimit të arrestimit në rrugë?

Arrestimi edhe sikur të ishte bërë në plazh, në mal, në tarracë, në zyrë apo në hotel ku ai fle çdo natë, nuk do ndryshonte asgjë.

Kjo histori më kujton një të sëmur psiqik, që e kisha dikur në lagjen time. Atij i kishte ndërruar jetë nëna i tij, dhe po qante tek cepi i pallatit.

U ndala dhe e pyeta: Artur çfarë ka ndodhur?

Ai mu përgjigj: “Më ka vdekur mamaja Kreshnik, por nuk po qaj për mamin, por qaj se po bie shumë shi dhe do lagen njerzit që do vinë për ngushëllim”

I vura dorën në sup dhe i dhurova çadrën time.

Arturi u lumturua shumë. Iku i qeshur, duke harruar xhenazen dhe shiun…..

Mu kujtua kjo histori me ata që 24 orë gjykojnë kapjen për zhelesh të Ilir Metës, njeriut që kapi nga zhelet 34 vjet shqiptarët dhe u zvarrit sa majtas dhe djathtas me çdo karrige pushteti.

Shqip dhe troç: Arrestimi në rrugë është i ligjshëm. Asnjë përjashtim nuk parashikohet në proçedurë për një ish-kryeministër.

Ligji është i barabartë për të gjithë.

Arrestimi në rrugë i Ilir Metës është 100% ligjor dhe nuk krahasohet me kërcënimet dhe shantazhi që ai kryete çdo javë duke denigruar prokurorë dhe familjet e tyre në media.
Kur policia ekzekuton një vendim gjykate, është vepër penale të kundërshtosh ekzekutimin.

Por Ilir Meta nuk pati as integritetin që aktin e tij të fundit në publik ta preste me dinjitet dhe si burrë shteti.

Ai dje nuk pati as kurajon e Fatos Nanos apo Ramiz Alisë që shkuan dhe pranuan me kokën lart verdiktin e drejtsisë shqiptare.

Madje as të burgosurit ordiner nuk reagojnë ashtu si Ilir Meta. Kemi parë qindra kriminel që kanë “dinjitet” gjatë arrestimit.

Në fakt Meta s’ka qenë kurr burrë shteti.

Në fakt Meta ka pasur pushtet por asnjëherë personalitet shtetror.

Si hijenë erdhi në politikë dhe si hijenë u largua.

Dje Meta u arrestua në emër të popullit.

Duhet ishte arrestuar 13 vjet më parë, atëherë kur ndante para me ministrin e tij, dhe kur u vranë 4 protestues kundër tij. Atëherë i shpëtoi drejtsisë sepse e mbrojti Berisha dhe më pas e mbrojti edhe Edi Rama.

Dje Meta ngeli i vetëm…..

I gjithë populli e mirëpriti prangosjen e tij.

Teatri mediatik vazhdoi në mbrëmje, nga ata që shpresojnë të ringjallet kufoma dhe duan të përdorin funeralin e tij.

Mos u merrni me arrestimin por me burgimin e tij dhe vitet që do harrohet brenda…

Next Post
Juristi që paditi Metën: E kam njohur që 16 vjeç. Në politikë hyri pa xhep fare dhe u kthye në zot të vendit

Juristi që paditi Metën: E kam njohur që 16 vjeç. Në politikë hyri pa xhep fare dhe u kthye në zot të vendit

Comments 1

  1. Vasil says:
    1 year ago

    Z.Spahiu!Ju lumte pak dhe sakte.Pershendetje dhe respekt.

    Reply

Leave a Reply to Vasil Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In