Prej ditës së djeshme mediat pranë PD-së, politikanët, gazetarët pranë saj kanë filluar një sulm ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorëve të këtij institucioni. Atij instituticioni, që 5 muaj më parë në rastin e Saimir Tahirit e quajtën institucion me integritet.
Atij instituticioni pak javë më parë ndaj të cilit bërtisnin kundër qeverisë, për të mbrojtur prokurorët, të cilët ishin larguar nga Arta Marku dhe ishin emëruar diku tjetër. Atij institucioni prokurorësh ku pak ditë më parë pati rebelim ndaj Arta Markut.
Është Prokuroria i vetmi institucion që u përball me krimin në gati 20 vite, ndoshta diçka më pak. Është i vetmi institucion që mund të mos ketë shpëtuar nga problematikat e korrupsionit, mund të mos ketë pasur gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda dënime ekstreme ashtu siç kemi dashur të gjithë.Por ka një detaj,
Është gjykata dhe prokuroria e vetme në Shqipëri, që ka maksimumin e dënimeve për krimin. Janë prokurorët e Krimive të Rënda, të cilët në qindra e qindra dosje kanë kërkuar burgim përjetë, 25 vite burg për banda dhe grupe të organizuara kriminale. Janë këta prokurorë, të cilët nuk janë as 1000 dhe as 500, por janë një grup i vogël prej rreth 20 vetësh, të cilët kanë luftuar dhëmb për dhëmbë me krimin së bashku me trupat gjykuese të Krimeve të Rënda. Jo të gjithë janë të pastër ndoshta dhe atje ka problematika, por askush tjetër nuk është si ata. Askush tjetër nuk është si Gjykata dhe prokurorët e Krimeve të Rënda.
Edhe më shumë se Lulzim Basha, i cili ka qenë ministër i Brendshëm dhe ka përgjegjësi për humbjen e katër jetëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përgjegjësi që firmosi tradhëtinë ndaj shqiptarëve me shitjen e detit, përgjegjësi që zhduku qindra milionë euro me ndërtimin e Rrugës së Kombit.
Pra përse Lulzim Basha po sulmon Krimet e Rënda në këtë moment, kur disa javë më parë i mbronte?
I mbronte për çështjen Tahiri, i mbronte për lëvizjet që u bënte prokurorëve Arta Marku dhe thoshte publikisht se janë një trup me integritet dhe që i duheshin Shqipërisë.
Por prej 24 orësh mediat pranë tij dhe vetë ai kanë filluar një sulm ndaj prokurorit Gentian Osmani, prokurorit që ka zbardhur çëshjen e Babales, mashtrimin, audio montazhin e Babales.
Dhe sulmi ka filluar sepse u zbardh një e vërtetë dhe nga një prokuror, i cili pak muaj më parë kishte firmosur arrestimin e Saimir Tahirit. Kur firmosi për Saimir Tahirin, luftonte me krimin apo përplasej me Arta Markun, Gentian Osmani dhe prokurori tjetër Përparim Kulluri ishin njerëz me vlera që na duheshin.
Tani që zbardhin zullumet e budallenjve rreth Lulzim Bashës në PD, e disa kllounave qesharakë në politikë, të cilët janë pjesë e kostove që ka Partia Demokratike në opinionin publik, humbjeve të vazhdueshme dhe shkatërrimeve të strukturave të saj, këta nuk janë më prokurorë me integritet, nuk janë qytetarë me vlera, nuk janë njerëzit që i duhen drejtësisë shqiptare, por janë njerëz të përdorur ng Fatmir Xhafaj, nga Edi Rama dhe të tjera histori si këto.
Mesa duket Lulzim Basha ka frikë, jo vetëm nga zbardhja e skandalit, apo se mund ti arrestohet ndonjë deputet apo mund ti kufizohet liria e një gazetari ,i cili ndoshta është keqpërdorur, është gënjyer apo ka qenë i paaftë për të zbardhur të vërtetën, por sepse po i vjen rradha Lulzim Bashës. Po i vjen rradha dosjes së tij të financimeve në SHBA, për rreth 800 mijë dollarë ku dyshohet për lidhje me kompani ruse.
Po i vjen rradha dosjes së Lulzim Bashës sepse në SHBA ka hetime nga FBI, për bashkëpunëtorët dhe ortakët e Lulzim Bashës në biznese, ku dhe vetë njerëz të dyshimtë me problematika të mëdha, që nga Ekim Alptekin e të tjerë po hetohen dhe këta janë njerëz afër Lulzim Bashës.
Ndoshta Luli po i jep një sinjal prokurorisë së Krimeve të Rënda, se do ti sulmojnë dhe më ashpër po vazhduan të venë drejtësi dhe të thonë të vërtetën për njerëzit e tij.
Por çfarë mund të ndodhë, dhe si qëndron e vërteta?
E vërteta është se kemi një audio montazh, e vërteta është se Lulzim Basha do të ketë probleme me drejtësinë dhe po sulmohen prokurorët për tu trembur.
Nga ana tjetër do ishte shumë më mirë që Lulzim Basha të bënte një akt tjetër, së pari ata prokurorë dhe atë pjesë të sistemit që ai ka mbrojtur, ta mbrojë deri në fund dhe mos ta tradhëtojë rrugës për disa palaço që i vijnë vërdallë.
Kështu do të ishte dhe më i besueshëm për opinionin publik, kështu do të mblidhte dhe më shumë vota. Do të ishte më e ndershme që të pranonte dështimin se kishte rënë pre e një turpi dhe skandali të ngrehur nga disa persona të paaftë rreth tij, sesa të denigronte prokurorë me dinjitet dhe njerëz të cilët kanë luftuar me krimin me shumë se kushdo tjetër, kur Lulzim Basha flinte dhe vallëzonte me të.
E në qoftë se nuk del sot në media, nuk ka thënë asnjë të vërtetë për bandat dhe krimin dhe çfarë ka bërë, cila ka qënë ana që ka mbajtur dhe si ka funksionuar, mund të themi se ka ende kohë që shumë nga këta prokurorë, të ndershëm të pengojë të vërtetat e shumë dosjeve që këta kanë investiguar ku del Lulzim Basha, ku dalin bashkëpuntorët e tij.
Por mesa duket prokurorët kanë menduar të heshtin. Të durojnë kamzhikun e politikës, të durojnë budallallëqet e qesharakëve të Lulzim Bashës dhe të mos flasin.
Ndërkohë që Luli, gjithçka nuk e bën thjesht dhe vetëm për të pasur një sistem të pastër drejtësie, por e bën për lëkurën e tij, e bën nga frika se atij po i tunden hetimet dhe hetimet i tundin prangat, dhe Lulzim Basha po rrezikon karrierën në politikë.
Prandaj për të shpëtuar lëkurën, çfarë nuk po bën i ziu Lulzim!/ CNA.al