• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Pse as Lulzim Basha, nuk e nxjerr dot nga çadra, Lulzim Bashën?

by Mero Baze
01/05/2017 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po rrezikon të mbetet përfundimisht jashtë zgjedhjeve, falë të vetmes aftësi që ka Lulzim Basha, që ti gënjejë të gjithë të interesuarit që duan që PD të futet ose të mos futet në zgjedhje.

Të gënjyerit e mëdhenj janë përfaqësuesit e Partive Popullore Evropiane, veçanërisht McAllister dhe Doul, të cilët kanë pasur 24 orët e fundit, biseda të  vështira me të, ku përfshihet izolimi i mundëshëm i Partisë Demokratike, shpallja e tij si lider “a non grata” për Partitë Popullore Evropiane, si dhe sanksione të tjera që ia bëjnë atij qënien në krye të PD, më të vështirë, se sa sikur të humbasë zgjedhjet. Mes këtyre kërcënimeve dhe “sigurisë” që ka nga Sali Berisha, ai ka zgjedhur të dytin.

Atyre u flet ndryshe në telefon, u thotë se është duke biseduar me Edi Ramën, se ka ngelur problemi vetëm tek data e zgjedhjeve, se Rama nuk po e toleron, etj., gënjeshtra si këto. Uashingtoni dhe Brukseli ndërkohë, të pamësuar me një mashtrues të këtij kalibri, besojnë se ai  do të trokasë në KQZ, deri në datën 2 Maj dhe ndoshta po përgatiten të informojnë personalisht deputetët e PD për këtë situatë.

Të gënjyerit e radhës janë nga ana tjetër deputetët e PD, që presin të hyjnë në zgjedhje. Ata (natyrisht ata që kanë qejf të gënjehen), po i mban me gënjeshtra të tipit “Do iki në Uashington, se ka Fatmiri një mik që njeh një senator, që ka mik Trumpin”, apo broçkulla të tipit që “ky është një komplot gjerman, po ne do t’ia dalim se kemi me vete popullin e Kavajës,  dhe për një vit jemi në pushtet”.

Duke qenë i sigurtë se po i mbajti jashtë zgjedhjeve, ata janë “skllevërit” e tij të bindur, ai po mundëson përdorimin e tyre si “kavije” eksperimentale, në një parti e cila vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka konsultuar me disa spektatorë të paguar, në një çadër në bulevard. Edhe Sali Berisha që kishte pushtet real në PD, kur merrte vendim edhe për të bojkotuar Kuvendin e mblidhte një herë Këshillin Kombëtar dhe bënte sikur i dëgjonte.

Aleatët e vegjël të tij, nga ana e vet po i gënjen duke firmosur para tyre një copë letër se nëse ata rezistojnë, ata do të jenë kandidatë në listat e PD në zgjedhjet e ardhëshme. Të sigurtë se ata nuk duan më shumë se një deputet, ata po vazhdojnë ti qëndrojnë fjalës së tij. Dhe për ta bërë më të sigurtë gënjeshtrën, ka hapur dhe fjalë se janë në qarkullim 500 mijë euro, për atë që hyn, në përpjekje për ti damkosur paraprakisht si të shitur. Edhe këtu mund ta marrë më qafë me gënjeshtrën se nëse dikush e merr seriozisht do fillojë të kërkojë vërtet 500 mijë euro.

Edi Ramën po e “gënjen” me mosbindjen civile, me atë që ai mendon se ka fuqi ta bëjë pas 18 Qershorit, çka është një zbavitje më vete.

Ilir Metën po ashtu e gënjeu për një periudhë gjashtëdhjetëditore, duke e bindur atë, se nëse ia arrinte të kërkonte shtyrje zgjedhjesh dhe ndryshime në qeveri do hynte në zgjedhje. Ilir Meta ia arriti ta bënte këtë ofertë zyrtarisht me gojën e Partive Popullore, duke i bërë një shërbim të madh dhe ai e la në baltë, duke prishur kontratën publike me të.

Tani i vetmi njeri që i konsideron të dobishme gënjeshtrat e Lulzim Bashës, është Sali Berisha. Ai është thellësisht i interesuar që Lulzim Basha të bëhet “dele e zezë” e Perëndimit, dhe të jetë tërësisht në dorë të tij.

Me tinzarinë e tij, në gjithë kontaktet e krizës, Sali Berisha ka qenë më tolerant me të huajtë se Basha dhe ka qenë në biseda me ta, për zgjidhje shumë më të buta deri dhe tek hyrja në zgjedhje, “por nuk e dëgjonte Basha”. Dhe ky është kryemashtrimi. Sali Berisha thjeshtë ka tentuar tu tregojë Perëndimorëve me gjuhën e koduar të sistemit mafioz të të menduarit, se me kë duhet të bëjnë “Pazar” për të hyrë PD në zgjedhje. Në stilin e tij autokrat, që duhet t’ia kuptosh hallin pa ta thënë, Sali Berisha sa më shumë shtohet presioni ndaj Bashës, aq më shumë i jep zemër atij të rezistojë me qëllim që të trokasin në derën e tij. Se në të vërtetë vetëm ai mund ta nxjerrë PD nga çadra pa u mërzitur askush. Duke qenë se ka besimin e PD , ai ka provuar ta quajë vrasës Fatos Nanon të hënën dhe të mërkurën të ulet në tryezë e të bëhet vëlla me të. PD ja ka dhënë këtë mandat. Lulzim Bashën e ka shtyrë aq tutje në krijimin e një profili fallco radikal, sa tani as Lulzim Basha nuk e nxjerr dot nga çadra Lulzim Bashën. E vetmja gjë, që i ka mbetur atij, është t’i gënjejë të gjithë, për të qenë në çadër. Dhe kështu PD po futet në një tunel pa dritë në fund të tij, për hir të një njeriu që e do atë parti vetëm për hallin e vet dhe familjes së tij. Dhe ka bërë zgjedhjen perfekte për ta bërë këtë. Ja ka lënë çelsat e saj një njeriu që gënjen dhe veten për të qenë i sigurtë se di ta bëjë punën si gënjeshtar.

Next Post
Joe Biden shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2020

Biden: Po, mund të jem kandidat për president më 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com