• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse liderët e opozitës u detyruan që të bëhen drejtues mediash!

by Alfred Peza
23/09/2019 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Fenomeni i të bërit politikë me mjete të tjera, ka marë një trajtë tmerrësisht të rrezikshme vitet e fundit kur në emër të profesionalizimit, angazhimit qytetar dhe lirisë së fjalës po tentohet që ti shërbehet politikës së ditës qorrazi deri në atë pikë, sa të bëjnë edhe rolin e kamikazit. Një situatë e tillë krijon interferenca dhe zhdukje të kufirit që ndan qartë pushtetet, kontrollin dhe balancën e tyre, si dhe raportin mes individit e shoqërisë shqiptare në tërësi.

Në emër të informimit, argëtimit dhe edukimit të opinionit publik, disa gazetarë u akuzuan se përhapën një informacion të rremë duke shkuar deri atje, sa i dhanë vetes dhe medias së tyre, atributet e “Zotit”. Duke caktuar orën e saktë dhe fuqinë ekzakte të një tërmeti të tmerrshëm që sipas tyre, pritej të regjistrohej në Shqipëri. Ky lajm u shoqërua edhe me thirrjet drejtuar qytetarëve, për të lënë menjëherë banesat, duke përhapur në këtë mënyrë informacione të rreme që ngjallën si kurrë më parë, një panik të pashembullt kolektiv.

Por ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. As i vetmi. Përkundrazi! Ky ishte rasti më i prekshëm, më i dukshëm dhe më i rrokshëm nga të gjithë, për të na bërë koshientë se rrënjët e të keqes së madhe, kanë hyrë shumë thellë dhe po përhapen si metastazat në trupin e shoqërisë shqiptare. Pasojat që mund të sjelli ajo pas kësaj, për të ardhmen tonë të përbashkët, mund të jenë më të mëdha sesa mund të mendoheshin deri dje.

Fillesat e kësaj dukurie datojnë shumë herët përgjatë këtyre 30 viteve të postkomunizmit në Shqipëri, duke u bërë një bashkëshoqëruese të zhvillimeve tona më të rëndësishme, politike dhe shoqërore. Fillimisht ajo ishte në trajtën e një ndarje të thellë pothuajse bardh e zi të shoqërisë shqiptare. Pas një dekade ndarja u kapilarizua duke u orientuar drejt interesave individuale, familjare e farefisnore, në raport me të mirat që u sillte angazhimi pranë partive politike nëpërmjet përfitimit të vendeve të punës, posteve dhe privilegjeve. Kjo për shkak të politizimit të thellë të administratës, sistemit të drejtësisë, tatimeve, doganave, ujësjellësave, policisë e deri edhe shërbimeve sekrete.

Sa më shumë që Shqipëria avanconte në proceset e integrimit euroatlantik, aq më shumë rritej presioni pozitiv mbi të gjithë piramidën e administratës publike e shtëtërore, për më shumë standarde dhe kritere profesionale në rekrutimin e punonjësve. Përdorimi i politikës nga militantët dhe anasjelltas, erdhi duke u zbehur. Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria prêt më 18 tetor edhe marjen e datës për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Media gjatë kësaj kohe kanë patur trajektoren e saj të zhvillimit si pushtet i katërt. Në dekadën e parë mediat private ishin të varfëra apo partizane, por të lira dhe idealiste. Ishte koha kur gazetarët ishin edhe botues. Më pas kapitali zbuloi një treg të ri për të investuar, duke i shtuar pushtetit të vet ekonomik edhe pushtetin e ri të medias. Në dekadën e dytë liderët politikë dhe botuesit u mësuan të bashkëjetonin me njëri- tjetrin.

Ndësa tani, një pjese të elitës së vjetër politike në opozitë, nuk i mjafton që ka listën e mediave të identifikuara si shumë pranë saj. Lidershipi i opozitës së rrugës, është në kërkim të formave dhe mjeteve të reja për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe rikthimit të tyre në pushtet. Pas dështimit të “revolucionit popullor” që pritej të vinte nga djegia e mandateve, dolja nga Parlamenti dhe nga sistemi politik e demokratik i vendit dhe më pas nga zgjedhjet e 30 Qershorit, gjetja e një e instrumenti të ri është jetik për mbijetesën e tyre politike. Ndaj, me sa duket kanë nisur që ti drejtohen rrugës së “terrorizmit virtual”.

Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk u mjafton me sa duket që një listë e gjatë mediash tradicionale e të reja, analistësh, opinionbërësish dhe drejtuesisht të debateve politike televizive janë rreshtuar hapur, në mënyrë partizane pro tyre. Duke bërë shpeshherë deri edhe në mënyrë militante lojën e tyre politike me mjete mediatike. Tani që e kanë kuptuar se jo vetëm dalja nga pushteti legjislativ dhe administrative, ia ka hequr fuqinë për të ndikuar dhe diktuar zhvillimet politike, por edhe pushteti gjyqësor nuk është më në kthetrat e tyre, i janë sulur të vetmit pushtet që u ka mbetur për të gllabëruar; Pushtetit të katërt. Medias.

Ndaj i kanë marë në dorë me sa duket vetë frenat e mediave të tyre dhe kanë nisur që të bëjnë herë reporterin e herë redaktorin. Herë gazetarin dhe herë herë analistin. Herë parashikuesin e motit dhe hetë atë të tërmeteve. Me të vetmin qëllim: Prodhimin e politikës, me instrumenta jo politike. Me shpresën se vetëm kështu, do të mund të arrijnë atë që nuk bënë dot as kur ishin në Parlament, as kur ishin në pushtetin lokal kudo nëpër Shqipëri. As kur ishin opozitë institucionale dhe as kur ishin në krye të Presidencës së Republikës pa u futur në proces “impeachment”-i.

Duke dashur që të ndjellin frikë dhe panik, me lajmin e fundit për termetin apokaliptik që do binte në orën që dëshironin ata, liderët e opozitës sonë nuk bënë gjë tjetër, veçse shembën edhe këmbën e fundit të urës së besimit që i lidhte me qytetarët e vet. Duke na treguar të gjithëve sesa të drejtë kishte ish Presidenti Amerikan John F. Kenedi kur thonte se “nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”.

Fjalët nuk e ndihmojnë dot as opozitën tonë rrugore, e cila duke dashur shokë, nxorri për pak orë në rrugë, edhe qytetarët shqiptarë. Aq më pak do ta ndihmojnë katërshen e lidershipit të saj për tu rikthyer në pushtet, lajmet e rreme, që synuan të përhapnin panik! E vetmja gjë që arritën këtë radhë, është se u identifikuan përfundimisht si “Fake Oposittion”, që nuk di të bëjë gjë tjetër tashmë, veçse të prodhojë “Fake News”-e në këtë vend.

Next Post
Krujë/Humb jetën 58-vjeçari teksa po punonte

Fiks Fare/ Policët dhunojnë dhe ofendojnë qytetarin: Për Kish të Laçit të hamë të gjallë

Comments 1

  1. Olti says:
    7 years ago

    Ore ju vetem flisni e mbushni portalet me teorira!
    Ore i dime keto, i kemi super te qarta!
    Ju a jene ne pushtet apo jeni ndonje lloj OJF-je qe se pjerdh njeri!
    Zbatoni ligjin dhe kaq! E kuptojne sh mire njerezit ku eshte problemi!

    Reply

Leave a Reply to Olti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In