• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “Libani” ynë është më i rëndë?

by Mero Baze
05/08/2020 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pamjet tronditëse nga Libani, dhjetra të vdekurit dhe një port i shkatërruar plotësisht, u shoqëruan me lajmin se autoritetet ndaluan përgjegjësit e parë, fajtorë për tragjedinë. Nuk ka shenja se pas tragjedisë fshihet ndonjë histori korrupsioni, por një histori papërgjegjshmërie.

Një ngarkesë nitrat amoni e sekuestruar nga një anije ruse që rrinte aty për një kohë të gjatë, nën vëzhgimin e një administrate të  një vendi, të brejtur nga korrupsioni dhe konfliktet civile.

Sidoqoftë dikujt ju hodhën prangat mbi duar.

12 vite pas “Libanit” tonë në Gërdec, ku një shpërthim i ngjashëm vrau 26 vetë dhe plagosi rreth 400 të tjerë, pasi zhduku një fshat të tërë, personi që qëndronte pas historisë së korrupsionit është i famshëm, pse fle në një vilë 2 mijë euro nata dhe udhëton me jahte luksoze. Ai është rikthyer tek vendi i krimit duke ndërtuar një biznes që synon të fshehë origjinën e pareve, duke shitur boronica.

Djali i ish kryeministrit shqiptar që i shpalli luftë shtetit shqiptar vetëm që të mos hetohej historia e djalit të tij, 12 vite pas një tragjedie se kjo e Libanit, është jo vetëm ende i pa thirrur në prokurori, për atë që ka ndodhur, por dhe i trimëruar nga mungesa e drejtësisë.

Ai qëndron pas ndërtimit të një Tv-je me fonde të padeklaruara, dhe ka filluar e vë në rresht biznesmenët që t’i bëjnë ndere në emër të frikës se mund të ndërrojë pushteti dhe ai mund t’u bëjë gjëmën përsëri.

12 vite më pas, ne jo vetëm që nuk kemi vendosur drejtësi për “Gërdecin”, por kemi ricikluar guximin për të kapur sërisht shtetin si 12 vjetë më parë, nga të njëjtët njerëz.

Me “Gërdecin” u mor sa mundi shtypi i asaj kohe dhe i zbuloi gjithë faktet. Më pas shtypi amerikan dhe e ndriçoi plotësisht të vërtetën. Edhe Hollivudi arriti e bëri një film të jashtëzakonshëm me atë histori. Vetëm prokuroria jonë nuk arriti të bëjë një dosje dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në vendin ku kulloi gjak 12 vite më parë, tani lëngu i kuq i boronicave, imiton gjakun e patharë në Gërdec, i cili po ashtu u derdh për të fituar para nga i njëjti njeri.

Sot boronicat nuk është se prodhojnë para, por prodhojnë  fatura për të mbuluar lekët e gjakut të patharë.

Kjo është arsyeja që “Libani” ynë është më i dhimbshëm. Jo se janë vrarë 26 vetë, por se për 12 vite, po poshtërohen rregullisht si të vrarë nga mungesa e drejtësisë.

Next Post
Lufta teknologjike, Instagram nxjerr platformën e ngjashme me Tik Tok

Lufta teknologjike, Instagram nxjerr platformën e ngjashme me Tik Tok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In