• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse lajmi ekonomik nuk ka rëndësi në Shqipëri

by A R
14/05/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

U kujtua se ulja historike e normës bazë të interesit të pak kohëve më parë do të kishte rëndësinë e vet në malin me lajme me të cilin bombardohet publiku shqiptar. Por, ai, jo vetëm kaloi pa rëndësi, por gati sfumoi dhe një ulje tjetër të normës bazë të interesit të pak ditëve më parë. E habitshme në këtë rast ishte se ndërsa për të gjithë lajmet, ka reagime që nga politika duke zbritur deri më poshtë në formë kapilare tek blogjet, për këtë lajm, realisht të frikshëm për të ardhmen mungojnë reagimet. Qoftë dhe telegrafike.

E para që të shkon ndërmend është formimi i dobët ekonomik i popullatës, por tjetra dhe më e frikshme është se modeli ekonomik i zgjedhur nga qeveria e re është i pakuptueshëm dhe po rezulton edhe katastrofik. Guvernatori i Bankës Kombëtare për uljen në nivelin rekord referoi profesionalisht se: “Informacioni i ri ekonomik dhe monetar i muajve të fundit ka qenë përgjithësisht në kahun e poshtëm të pritjeve tona”.

Ndërkohë kjo situatë ka bërë që bankierët të jenë skeptikë, pasi fitimi i bankave të tyre bie, ndërsa janë rritur sërish huatë me probleme çfarë po i bën Bankat e Nivelit të Dytë të kenë kujdes dhe të marrin masa në forcimin e tyre por që e prekin direkt ekonominë.

Por ndërsa është e pamundur që Banka Qendrore ta mbikëqyrë politikën e Bankave të Nivelit të Dytë, të cilat i dikton trendi i ekonomisë; nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe qeveria shqiptare nuk po ia del të bëjë një kthesë të kësaj situate, që do të tregonte dhe kapacitetet e saj reale profesionale. Ndërkohë ajo është marrë me eufemizmin “perceptim”, ndaj tërheqjes së vazhdueshme të vëmendjes nga Banka Qendrore. Politika e re lehtësuese e kësaj të fundit ka ndikuar disi në rritjen e konsumit, që në vitin 2015-n ishte negativ për herë të parë, që nga viti 1998, por jo më shumë.

Guvernatori Sejko, përballë shifrave që nuk japin asnjë shpresë, e ka lënë diplomacinë, kur ka thënë sërish ditët e fundit me ton të ngritur se: rritja ekonomike në raporte të qëndrueshme kërkon reforma strukturale dhe të menduara mirë. Gjëra, që vetë ai i kupton se janë të parealizueshme për momentin në kuadrin e një tregu kaotik; Reformës së munguar të sistemit të Drejtësisë dhe pabesueshmërisë së atij aktual; parashikueshmërisë së errët dhe skepticizmit të investimeve.

Ndërkohë që përmirësimi i realitetit, i cili përballet me ngadalësimin e rritjes ekonomike, uljes së konsumit, shfrytëzimin e kapaciteteve të bizneseve nën mesataren dhe nivelin e ulët të kredisë së re, reduktimin e treguesit të huas me probleme, duket një mision i vështirë. Më i vështirë prej vetë mosreagimit të qeverisë shqiptare. Në një farë mënyre, janë të gjithë këto kushte dhe elementë që e bëjnë Shqipërinë që lajmet ekonomike t’i shmangë e frikësuar disi për të ardhmen e modelit ekonomik të zgjedhur, por më shumë se kaq mungesës së fuqisë për të ndryshuar. Dhe, kur populli nuk reagon as në blogjet, që ditët e fundit kanë përcaktuar dhe përmasat e grisjes së mbathjeve të bashkiakut të kapur gafil, atëherë është realisht shqetësim. Dhe, ku jemi duke shkuar vallë?!

Next Post

Hetimi i Prokurorisë: Policia të na japë kopjen e lejes së tubimit tek Gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In