• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

by A R
05/12/2025 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot u mbajtën seancat konstituive, në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e rimorën edhe zyrtarisht pushtetin duke bërë betimin.

Analisti Ylli Hoxha e quajti kthimin e serbëve në komunat e Veriut si një lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizioni Plus, me moderatoren Melisa Mehmetaj, Hoxha tha se kthimi i përfaqësuesve të Listës Serbe në krye të komunave do të prodhojë në afatgjatë tensione të reja, por në një nivel institucional.

Sa i përket zgjedhjeve më 28 dhjetor, analisti tha se rezultatet nuk do të bëjnë ndryshime të mëdha, duke shtuar se do të ketë lëvizje të vogla, të cilat, sipas tij, do të mundësojnë krijimin e një shumice të brishtë, por që nuk premtojnë stabilitet të qeverisjes katërvjeçare.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë pritet të ndodhë në komunat e Veriut pas betimit të kryetarëve të rinj nga lista serbe, të cilët rikthehen në këto komuna pas më shumë se dy vjet e gjysmë?

Hoxha: E para, besoj, do të jetë një lexim më pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian mbi atë se cila është gjendja në veri. Ndonëse në krye të komunave do të kthehen përfaqësuesit e Listës Serbe që janë instrumenti i drejtpërdrejtë i Beogradit, kjo do të prodhojë në afatgjatë, besoj, tensione të reja, por tash në një nivel institucional. Pra, unë pres që në rend të parë do të revidohen disa prej vendimeve të marra nga kryetarët shqiptarë në vitet e fundit. Mund të ketë edhe vendime të cilat i kundërvihen pikëpamjeve dhe politikave të qeverisë qendrore, të cilat mund të shkaktojnë tensione. Pra, pres që të vazhdohet përdorimi i kryetarëve të komunave, gjithësesi komunave në tërësi në veri, si instrument i destabilizimit, siç i ka përdorur më herët Republika e Serbisë.

Po cila do të jetë qasja e Listës Serbe dhe të zgjedhurve të saj me autoritetet e Kosovës, marrë parasysh që sot betimi i tyre është bërë në prani të simboleve të Kosovës?

Hoxha: Ky është një hap përpara. Besoj se një konturë institucionale është vendosur në veri dhe unë shpresoj, besoj, se ajo do të mirëmbahet edhe më tutje. Se çfarë veprime ata do të marrin, do të shihet. Kjo varet krejtësisht se sa do ta tensionojë Kosovën Beogradi dhe cila do të jetë kundërpërgjigjja e Bashkësisë Ndërkombëtare kundrejt këtyre iniciativave. Do të jetë një proces besoj i vështirë politik me mundësi tensionesh, në të cilin roli i Bashkësisë Ndërkombëtare do të jetë jetik për të amortizuar marrëdhënien institucionale mes komunave në veri dhe qeverisë qendrore në Prishtinë.

Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen sërish kutive të votimit në 28 dhjetor. Si e shihni ju konfigurimin politik pas këtyre zgjedhjeve? A do të arrijë Vetëvendosje të bëjë qeverinë apo gjasat janë që të shkojë në opozitë?

Hoxha: Kemi pasur një rezultat baraz mes dy taboreve në zgjedhjet e fundit, ku asnjëra palë nuk arriti dot ta ketë shumicën vetë. Nuk jam shumë i bindur se rezultatet e ardhshme do të bëjnë ndonjë ndryshim të madh. Mund të ketë lëvizje të vogla, të cilat ndoshta do të mundësojnë krijimin e një shumice të brishtë, por nuk premtojnë stabilitet të qeverisjes katërvjeçare. Nëse pikëpamja është ajo që kemi pasur në 12 muajt e fundit, pra pikëpamja e polarizimit, kur njëra palë do ta bëjë qeverinë vetë domosdo dhe nuk ka aftësi bashkëpunimi me të tjerët. Mendoj se është shans ideal që në këtë fushatë të modifikohen qëndrimet. Kjo në mënyrë që të mendohet për një qeverisje më të gjerë, e cila prodhon institucione stabile brenda një konteksti gjeopolitik botëror mjaft të vështirë, në të cilin Kosova mund të bëhet ndoshta pjesë e bisedimeve pa qenë fare aktive në to.

Next Post
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In