• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

by Artur Ajazi
02/09/2022 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Zhurmë e madhe në kampin opozitarist. Dalje të rrufeshme dhe deklarata mediatike, që në pikë të mëngjesit, pa asnjë etikë dhe përmbajtje emocionale. “Po prishin Prestige Resort”, po prishin biznesin e një media opozitare, po prishin hotelin e një demokrati, do të përgjigjen maskarenjtë e regjimit”etj…etj.Këto ishin reagimet e para dhe të vazhdueshme të atyre që ndoshta deri para 1 viti e akuzonin pronarin e atij resorti për “lidhje me qeverinë”, apo dhe të atyre që dikur i thonin se “ajo media është e shitur”. Madje Sali Berisha dërgoi në Durrës një taborrë me deputetë dhe militantë për të bërë avokaturën e shkelësit të ligjit. Si ka mundësi, që gjithmonë kur shkelet ligji, kur shkelen rregullat dhe kriteret e vendosura nga shteti, pronarët dhe poseduesit e tyre dalin “demokratë, opozitarë, të sulmuarit e regjimit”. Dhe kjo nuk është hera e parë.

Edhe 4 ditë më parë, pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit Gledis Nano, ishte Sali Berisha që paksa nuk deklaroi se, “ai ishte demokrat ndaj e shkarkuan”. Në këtë vend, u instalua si kulturë shkatërruese, bërja e avokatit ndaj kujdo që shkel ligjin.Shteti ka ligje, ka rregulla, ka struktura që evidentojnë dhe ndjekin sistematikisht ata që ndërtojnë dhe investojnë, ndaj dhe ka të gjithë të drejtën morale dhe ligjore ti kontrollojë, dhe të ndërhyjë kur zbulon abuzime. Nuk mbeti deputet nga opozita, nuk mbeti media dhe portal “i pavarur demokratikas”, që nuk nisi të shkruajë, sulmojë, dhe akuzojë “regjimin” dhe kryeministrin Rama se “paskësh nisur hakmarrjen e tij ndaj një pronari mediash që po e kritikon dhe zbulon skandalet atij”. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Një pjesëz e politikës apo dhe ligjvënësve të saj, që propogandojnë me forcë se “duhet të funksionojë shteti ligjor”, hidhen në akuza dhe mllefe ndaj strukturave dhe institucioneve që ndëshkojnë shkelësit e ligjit.Paradoksi arrin deri aty, sa që Ferdinand Xhefarraj të deklarojë nga Durrësi se “Rama po shkatërron shtetin”. A thua se “Prestige Resort është shteti”, apo sepse në televizionin e tij muajt e fundit kanë gjetur frëngjinë e duhur, nga ku hedhin baltosjen e tyre ndaj “regjimit”?

Kjo opozitë e ka nisur betejën për të ardhur në pushtet me avokatinë e mureve dhe objekteve pa leje që duhen shëmbur, dhe kjo ka qenë në vite kauza e Sali Berishës. Atje ku prishet një pallat pa leje, një lokal apo banesë pa leje, do të gjendet deputeti i opozitës, atje ku shkarkohet një drejtues i paaftë apo i përgjumur, menjëherë do të dalë lideri “Foltores” për ta mbrojtur, dhe sulmuar “regjimin”. Sali Berisha e ka rikrijuar tashmë llogoren e tij politike të mbushur me servilë dhe ligjvënës të paaftë, duke i përdorur ata, si ushtarë të bindur në misionin e tij të shkatërrimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Nuk mund të funksionojë një opozitë me një lidership të tillë, ku lajmi për prishjen e gardhiqeve apo ndërtimeve pa leje, të kthehet në kauzë qesharake për të sulmuar institucionet dhe kryeministrin.

Nuk mund të fitosh as vota dhe as kredibilitete elektorale, duke përdorur “xhaketat e vjetra” të PD, apo dhe të larguarit e paaftë të PS , të struktur në “sqetullën” e pronarit të “Prestige Resort”. Funksionimi i shtetit ligjor, nis nga beteja me paligjshmërinë, dhe jo nga avokatia për shkelësit e ligjit. Sali Berisha e ka betejë të humbur “aksionin e tij vjeshtuk”, ndaj dhe nuk po ngurron të marrë në mbrojtje çdo shkelës të ligjit, paçka se dikur i quante ndryshe nga sa i quan sot….

Next Post
Emrat/ Kanabis çokollatë me postë nga Belgjika, pranga 2 të rinjve në Durrës

Emrat/ Kanabis çokollatë me postë nga Belgjika, pranga 2 të rinjve në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In