• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse krimi ngjit kaq shumë me politikën e shqiptarëve

by Ben Andoni
09/10/2017 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka pasur një paralele të ngjashme orët e fundit të krimit dhe situatave mafioze në Shqipëri me të njëjtat fenomene në Kosovë. Ashtu si ndodh rëndom, emrat e krimit dhe zyrtarët që janë të përfshirë direkt e indirekt dihen dhe aludohen qartë, identifikohen, përfliten, por pastaj sfumohen nga pushteti në fuqi ose në opozitë. Distancimet janë gjithnjë të frymuara në mënyrë të tillë saqë nuk të lihet asnjë shteg kurse mea culpa e politikës mungon.

Megjithë të dhënat e vazhdueshme, që referohen, qeveria Rama, mandatin e shkuar dhe aleatja e saj e asokohe LSI u munduan të shmangnin akuzat për deputetët dhe individët militantë të inkriminuar si Klement Balili etj., ky i fundit sot e kësaj dite ende i paprekur. Vetëm pas një procesi të tërë, plot me ndërfutje, që pasoi Ligji i Dekriminalizimit, Rama do të detyrohej pastaj të hiqte dorë nga disa deputetë syresh. Armando Prenga, Mark Frroku dhe Shkëlqim Selami do të tregonin se deriku arrinte cinizmi i këtij pushteti, që mori votën e njerëzve. LSI-ja nga ana e saj sot e kësaj dite e lidhin me emisarë krimi, porse gjërat që i mveshin harrohen shpejt. Pasi dalin të tjera. E sot, është ajo që anatemon aleatin e saj. Ndërsa PD-ja njësoj, por në vitet e fundit më në hije për shkak të zbehjes së pushtetit dhe fuqisë, nuk bie më poshtë.

Për fat të keq, njerëzit e krimit i shërbejnë politikës dhe prej saj kanë fituar shumë imunitet. Të shikosh sesi shkojnë gjyqet e të fortëve dhe si tërhiqen dëshmitarët bindesh se në çfarë qerthulli të frikshëm dhe pa kthim ndodhemi. Por, gjithsesi, politika shqiptare për një gjë e ka një vlerë sepse në akuza e kundërakuza ka nxjerrë dhe shumë kanale të krimit prej kohësh nga ku ushqehet, duke u vetë demaskuar.

Ndërkohë e frikshme po bëhet nga dita në ditë politika kosovare. Së fundmi rasti i emisarit të VV, që u kap ndërsa ikte në Itali dhe që akuzohet si anëtar i organizatës “Syri i popullit” ka treguar sesa e ashpër është edhe politika e shqiptarëve të Kosovës. Krimi është njësoj i dukshëm, por ai humbet pas akuzave nacionaliste dhe përbaltjeve të pafundme. E habitshme është ngjashmëria, pasi njësoj si në Shqipëri kur politikanët reagojnë dhe bëjnë diskreditim publik të kundërshtarëve politikë anipse as nuk pitëtijnë kur ndonjë anëtar i tyre ka probleme me ligjin. Dhe të sharat, ofendimet e deri rrahjet mes njëri-tjetrit vazhdojnë.

Larg deklaratave të fundit të ambasadorit Lu, por që janë vazhdë e atyre që burime të specializuara i kanë vënë në dukje me kohë: Politika shqiptare e të dy anëve të kufirit i ka shtrirë hapur dorën krimit dhe deklamimi i vonuar i ambasadorit të SHBA tregon atë gjendje të cilën të gjithë e kanë para syve, por e kanë të pamundur ta ndryshojnë. Të paktën, ajo që ndodh me shfrytëzimin e të fortëve për votimet, për të mbyllur gojën dhe për të shndërruar prona e pasuri është e pandalë. Dhe, ky sistem i të keqes, tashmë ka marrë forcë. Madje, edhe ambasadorët e ushqejnë sipas mënyrës së tyre. Mbase jo ashtu si akuzonte Berisha, porse me mbylljen e syve dhe flirtet konjukturale që bëjnë me politikanët shqiptarë.

Në këtë situatë, shqiptarët e thjeshtë që busull kanë vetëm ambasadorët dhe i ndjekin politikanët për ndonjë shpresë bëhen të ndërgjegjshëm kur zullumqarë të inkriminuar ulen dhe fillojnë babëzinë në karrigen e pushtetit, e shoqërisë i mbeten pasojat e hidhura. Mu ato që po prodhojnë varfërinë dhe kaosin dhe ikjen masive, por edhe shfrytëzimin e madh, që po bëhet gjithnjë e më i papërballueshëm. (Javanews)

 

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Për “prodhuesit” që na vrasin në heshtje përditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In