• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla në luftën tregtare me SHBA-në?

by A R
18/04/2025 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ato kanë emra vështirë të shqiptueshëm; janë thelbësore për prodhimin modern dhe po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Furnizimi global me këto minerale të rralla, një grup prej 17 elementeve thelbësore që gjenden gjithkund, nga bateritë e automjeteve elektrike e deri te teknologjia e rëndësishme e mbrojtjes kontrollohet kryesisht nga Kina.

Pekini tani po kërkon ta përdorë këtë përparësi strategjike në përplasjet e vazhdueshme dhe tensionet tregtare me Uashingtonin.

Duke u përgjigjur ndaj tarifave të vendosura së fundi nga Shtetet e Bashkuara, Kina i kufizoi shitjet në SHBA për shtatë elemente të rralla. Edhe pse nuk është ndalim i plotë, kjo masë u kërkon prodhuesve të aplikojnë për licenca eksporti në Qeverinë kineze.

Shqetësimet po shtohen se kjo mund të çojë në rritje çmimesh dhe ndërprerje të furnizimit, gjë që mund të ndikojë veçanërisht në kompanitë amerikane të mbrojtjes.

“Ajo që ishte nafta për shekullin e XX-të, janë mineralet e rralla për shekullin e XXI-të”, tha Sean McFate, profesor në Shkollën Maxwell të Universitetit Syracuse për Shtetësi dhe Çështje Publike.

“Mikroçipat, teknologjia e gjelbër dhe informatika kuantike, të gjitha këto, kërkojnë minerale të rralla, dhe Kina i ka shumicën e tyre. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare që shkon përtej tregut të aksioneve”, shtoi ai.

Kina kontrollon më shumë se dy të tretat e prodhimit global të elementeve të rralla dhe mbi 90 për qind të kapacitetit të përpunimit.

Ajo gjithashtu ka në thelb një monopol mbi përpunimin e mineraleve të rënda të rralla, një nëngrup që përdoret në sektorin e mbrojtjes në SHBA për të prodhuar magnete të fuqishme, që janë të nevojshme për avionë luftarakë, anije luftarake, raketa, tanke dhe laserë.

Mbetet për t’u parë si do t’i zbatojë Kina këto kufizime të reja, por një raport nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington paralajmëron se ato me gjasë do të shkaktojnë ndërprerje të eksporteve, derisa Pekini ta sjellë sistemin e licencimit, dhe do të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit për disa kompani amerikane, veçanërisht ato në sektorin e sigurisë kombëtare.

“Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të cenueshme ndaj këtyre zinxhirëve të furnizimit”, thuhet në raportin e 14 Prillit. “Aktualisht, nuk ka ndarje të mineraleve të rënda të rralla në SHBA”.

Si po i kufizon Kina mineralet e rralla?

Kufizimet e reja të eksportit zbatohen për shtatë elemente të rralla, të mesme dhe të rënda: samarium, gadolinjium, terbium, disprosium, lutetium, skandium dhe itrium – të gjitha të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes.
Itriumi, për shembull, përdoret si mbështjellës për motorët e avionëve për t’i bërë ballë temperaturave të larta, për ta parandaluar shkrirjen e tyre gjatë fluturimit.

Derisa Pentagoni dhe firmat amerikane kanë rezerva, besohet se ato nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar ndonjë ndërprerje të zgjatur të furnizimit. Përveç ndalimit të vetë elementeve, Pekini ka vendosur gjithashtu 16 entitete amerikane – të gjitha përveç njërës janë në industrinë e mbrojtjes dhe hapësirës – në listën e tij të kontrollit të eksportit, duke ua kufizuar atyre pranimin e mallrave me përdorim të dyfishtë, përfshirë elementet e rralla.

Dimitar Gueorguiev, profesor në Universitetin Syracuse, thotë se ai e sheh këtë lëvizje të fundit më shumë si një sinjal nga Pekini për “aftësinë e tij për t’i kufizuar këto eksporte, nëse lufta tregtare përshkallëzohet më shumë”.

“Është e rëndësishme të kihet parasysh se shumica e importuesve kanë pasur këtë shqetësim prej kohësh dhe ka mundësi të jenë furnizuar për të paktën disa muaj”, tha ai.

Megjithatë, këto masa dhe mundësia për t’i përshkallëzuar ato janë mjet i fuqishëm për Kinën.

Përveç aftësisë për t’i ndalur furnizimet, mbizotërimi i tregut nga Pekini ia lejon atij gjithashtu t’i diktojë çmimet, që do të thotë se mund t’i rrisë kostot për klientë të caktuar, ose t’i kufizojë furnizimet me minerale të rralla jashtë kontrollit të saj, duke mbajtur çmime të ulëta.

Kjo u pa edhe në masa të mëparshme të zbatuara nga Kina. Në vitin 2023, Pekini kufizoi eksportet e galiumit dhe germaniumit, që përdoren në çipa, radarë dhe satelitë. Kjo u pasua nga një ndalim i plotë i eksportit të tyre në SHBA në dhjetor 2024.

Prej atëherë, çmimet janë rritur ndjeshëm dhe tregu global është fragmentuar. Galiumi i blerë nga vendet perëndimore është dy deri në tre herë më i shtrenjtë se ai i blerë në Kinë, sipas Project Blue.

Raporti i CSIS-it gjithashtu paralajmëron se e eksportit nga Kina paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për gatishmërinë ushtarake të SHBA-së, duke shtuar shqetësimet e ngritura nga ligjvënësit dhe analistët se vendi po mbetet pas në prodhim në mbrojtje.

“Edhe para kufizimeve të fundit, baza industriale e mbrojtjes në SHBA luftonte me kapacitet të kufizuar dhe nuk kishte aftësinë për të rritur prodhimin për të përmbushur kërkesat teknologjike të mbrojtjes”, thuhet në raport.

Autorët e raportit citojnë një vlerësim – nga një zyrtar i Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2022 – se Kina po siguron sisteme dhe pajisje të avancuara armësh pesë deri në gjashtë herë më shpejt se Shtetet e Bashkuara.

Si mund të përgjigjet SHBA-ja?

Përballë trysnisë nga Kina, ekspertët thonë se SHBA-ja duhet të ndërmarrë politika për ta shtuar prodhimin vendës dhe të kërkojë burime të reja në vende të tjera.

Qysh në vitet e ’80-ta, SHBA-ja ishte lider në prodhimin e elementeve të rralla, por rritja e çmimeve çoi në mbylljen e minierës kryesore, Mountain Pass, në Kaliforni në fillim të viteve 2000.

Kjo minierë është rihapur më pas dhe administrata të njëpasnjëshme amerikane, përfshirë atë të presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, kanë ndarë të holla për nxjerrjen dhe përpunimin e elementeve të rralla.

Por, ta zësh Kinën në garë për elemente të rralla dhe minerale të tjera të rralla, kërkon kohë dhe kushton shumë.

Disa që punojnë në këtë sektor thonë gjithashtu se pjesë të tjera të tarifave të vendosura nga Trump mund të kenë ndikime të dëmshme anësore, duke e bërë të vështirë rritjen e shpejtë të prodhimit.

Në podkastin “Rare Earth Exchanges”, sipërmarrësi i industrisë, Daniel O’Connor, tha se materialet e tarifuara, si çeliku dhe alumini, janë jetike në miniera dhe përpunim.

“Mos vendosni tarifa për gjërat që na duhen për të ndërtuar infrastrukturën”, tha ai.

SHBA-ja po kërkon gjithashtu të sigurojë furnizime jashtë vendit, pasi administrata Trump synon të ketë më shumë qasje te elemente të rralla dhe mineralet jetike në Grenlandë dhe Ukrainë, ku Kievi dhe Uashingtoni thuhet se janë afër një marrëveshjeje.

Uashingtoni ka sponsorizuar gjithashtu miniera të reja në Brazil dhe Afrikën e Jugut, dhe po financon objektin e parë të madh për përpunimin e elementeve të rënda të rralla jashtë Kinës, në Teksas, megjithëse asaj do t’i duhen vite për të dhënë rezultate.

Ndërkohë, pritet që Pekini të vazhdojë të përdorë elementet e rralla si mjet trysnie ndaj Uashingtonit.

“Kjo është bërë pjesë e strategjisë së Pekinit kur përballet me SHBA-në”, shkroi më 14 Prill Neil Shearing, ekonomist i grupit Capital Economics.

Next Post
Spahiu: Ja pse ju dha vula e PD Berishës. Ditën që do vijë ambasadori i ri, Yuri Kim do t’i duket lule

Spahiu: Ky s’është Berisha i vitit 2005 kur bashkoi opozitën, 9 partitë e reja janë kundër PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria narko-shtet? Gazetari: Nuk ka prova! SPAK të hetojë mbi deklaratat e Ahmetajt

“Operacioni i SPAK ndër më të fuqishmit, u godit baza kyçe e drogës në Durrës”, gazetari: Tritoli te Veliera, për të çorientuar policinë! Kishin qëllim…

May 21, 2025
‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim ‘Visi i Pojës’! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42

‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim ‘Visi i Pojës’! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42

May 21, 2025
Ish nënkryetari i PL: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share në Facebook

PL dështim në zgjedhje, Braimllari ‘thumbon’ Metën: Mesazhet duhet të jenë për qytetarët, jo për interesa personale

May 21, 2025
Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës! Njihej si ‘Bisha’ dhe drejtonte trafikun e drogës nga Durrësi

Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës! Njihej si ‘Bisha’ dhe drejtonte trafikun e drogës nga Durrësi

May 21, 2025
‘I vjetri’, ‘të zinjtë’, ‘topi’; zbulohen kodet që përdornin anëtarët e grupit të goditur në operacionin “Ura”

‘I vjetri’, ‘të zinjtë’, ‘topi’; zbulohen kodet që përdornin anëtarët e grupit të goditur në operacionin “Ura”

May 21, 2025
“Tabaku bëri fushatën më intensive”, Berisha: Nëse dëshiron, Alimehmeti mund të kandidojë për kryebashkiak

“Dora e zezë e Postës Shqiptare ndikoi në votat e diasporës”, Berisha fajëson edhe DHL për humbjen më 11 maj: Bashkëpunoi me qeverinë shqiptare e shkeli kontratën

May 21, 2025
Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit vritet në lagjen e pasur të Madridit

Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit vritet në lagjen e pasur të Madridit

May 21, 2025
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla

Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla

May 21, 2025
Operacioni “Ura” mes Shqipërisë e Italisë, si e nxori Sky ECC zbuluar grupin kriminal

Operacioni “Ura” mes Shqipërisë e Italisë, si e nxori Sky ECC zbuluar grupin kriminal

May 21, 2025
Dëshmitar i vuajtjeve të regjimit komunist, akuza ndaj Berishës: Më premtoi pozicion diplomatik, por…

Dëshmitar i vuajtjeve të regjimit komunist, akuza ndaj Berishës: Më premtoi pozicion diplomatik, por…

May 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com