• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ka “ngrirë” buzëqeshja në koalicionin opozitar?

by Artur Ajazi
12/03/2021 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ditët e fundit (pas dorëzimit të listave në KQZ) në kampin apo koalicionin opozitar, ka rënë disi “hareja”. Nuk është më ai “optimizmi dhe besimi” i dikurshëm. Nuk shprehet më kurajo e “padiskutueshme” e atyre që kryetarin e shihnin si “kryeministrin e ardhshëm”. Duket sikur gjithçka ka mbaruar para kohe, ashtu siç edhe është parashikuar të ndodhë në 25 Prill. Jo vetëm ata që u “fshinë” nga lista me një të rënë të lapsit, por edhe ata që janë në listë, nuk duken se po garojnë, por sikur po belbëzojnë jo vetëm para kryetarit, por edhe kamerave. Dhe nuk është ndonjë “çudi e madhe”, të ndodhë kështu.

Opozita dhe koalicioni i saj i plakur, e ndjejnë se pas pak ditësh Edi Rama, do të shpallë programin e madh të 4 vjeçarit të ardhshëm.E dinë se ai,po e përmbyll me sukses programin e rindërtimit, e dinë se ai po u ndjek hap pas hapi personalisht, programin e vaksinimit dhe perfeksionimit të shërbimit spitalor, e dinë se ai shumë shpejt do të marrë një ftesë të shumëpritur nga BE, etj, etj.. Ndoshta nuk e kishin menduar se Edi Rama, do t’ja dilte. Kjo për faktin se gjithçka kishte parashikuar Doktori për qeverisjen e tij, ka rezultuar një zhgënjim i madh.

Ata tashmë janë thjesht numra, thjesht emra të një liste që nuk ngjall aspak shpresë, por shpesh edhe neveri. Ata janë pjesë të një ekipi humbësish të pafund, që nuk dinë të kullandrisin as fushatën elektorale, apo të bëjnë për vehte, mbështetësit që ti votojnë. Në Vlorë “plas pushka” e Bujar Leskajt, në Korçë Salianji sherr dhe debate të ashpra me kryetarin e degës së PD, në Elbasan Gazi çdo ditë bën debate me të larguarit e kryetarit, të cilët i kanë shërbyer atij në “ditë të vështira”, në Durrës dega e PD ka prej 3 vitesh 4 kryetarë, ku seicili punon dhe vegjeton për hesapin e tij, në Shkodër demokratët kanë mbetur të dyzuar për votën, dhe shumica mbështesin zonjën Topalli. Hajde bëj fushatë me një parti të copëzuar, dhe hajde motivo dhe mbaj me gajret ata që i ke futur në lista po deshe. Brënda vetë koalicionit opozitar, ka kohë që ekziston gjendja e “luftës së ftohtë”, edhe pse duken sikur “nuk e kanë me njëri-tjetrin”. Kjo nuk është aspak gjendje normale, brënda një koalicioni që pretendon se “do të fitojë zgjedhjet dhe vijë në pushtet”. Ndaj dhe “hareja”, gëzimi dhe buzëqeshja u ka ngrirë në buzë listarëve të opozitës.

Edhe pse u mundua të krijojë pak “atmosferë” në Kavajë duke mbledhur dhjetra mbështetës, kryetarit të opozitës i shihet në çdo dalje para kamerave, pezmatimi, mungesa e kurajos dhe besimi për t’ja dalë. Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Kjo “puna e pushtetit”, kërkon të jesh “shpatullgjërë, babaxhan, parashikues, kurajoz, dhe guximtar” o kryetari Basha. Duhet të dalësh i pari në betejë dhe jo në listë, duhet të dalësh i pari nga shtëpia duke e prishur gjumin dhe jo i fundit, duhet të guxosh dhe të mendosh se ka shumë njerëz që kanë nevojë për ty, dhe jo të presësh të dalë dhe të perëndojë “dielli”, pastaj të kujtohesh se je ti kryetari….

Next Post
Basha kopjon Ramën e 8 viteve më parë, transmeton LIVE në Facebook nga makina

Sforcimi i panelistëve “anormalë” për ta vizatuar Bashën si “lider normal”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Politika në fazën më populiste të saj

November 7, 2026
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

November 7, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia i shpërndan me topa uji dhe gaz! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia i shpërndan me topa uji dhe gaz! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In