• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse jemi kaq larg me fëmijët tanë?

by Java News
18/08/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti     

Një pyetje që mund të ketë shumë përgjigje dhe asnjëra mund të mos na mbush mendjen, të na qetësojë apo të na bëjë të besojmë se e kemi gjetur çelësin e suksesit në edukimin e fëmijëve tanë. A jemi më pranë tyre, kur i ndihmojmë të bëjnë mësimet, i ulim pantallonat dhe i mësojmë të bëjnë pipinë, i mësojmë si të hanë, të notojnë, të udhëtojnë në mal, të lexojnë librat e duhura për ta? Ndoshta po e ndoshta jo. Ka prindër që si i thonë fjalës “e bëjnë zemrën gur”, që në fillim, duke vendosur rregulla të forta, pa u tërhequr e pa u bërë melankolik asnjëherë. Kjo kategori prindërish, nuk i lejon fëmijët e tyre, të rrinë me orë të tëra parapara televizorit, nuk u blejnë celularë, nuk kanë internet, nuk u blejnë PC, për ta pasur në dhomë fëmija, madje ka nga ata që provohen edhe prej televizionit. Nuk i japin lek gjatë shkollimit, por bukën me vete. Nuk i lejojnë në ditëlindjet dhe harbimet e pafundme që quhen në gjuhën moderne ekskursione. Nuk e njohin PUB-et apo klubet e natës. Kur shkojnë 14 ose15 vjeç i dërgojnë, në punë gjatë pushimeve dhe rrogën jua marrin vet prindërit, duke mos u lënë asgjë në xhep. Ky edukim i ashtuquajtur spartan, në fakt është më i përhapuri, ndër ata që quhen shtresa VIP, në botë: Artistë, politikan, sportist etj. David Bekham i qep vetë kukullat e vajzës, Obama e dërgon vajzën në punë? Po ne çfarë bëjmë?

Për faktin se në fëmijërinë tonë thuajse na ka munguar gjithçka: Ushqimi, veshjet, televizioni, telefona fiks pale më personal, shëtitjet, pushimet e gjithçka që duhet të ketë një fëmijë që të dëfrejë, e lëshuam dorën, tek fëmijët tanë. Menduam se duke i plotësuar ç’do tekë dhe jo nevojat bazë, duke dhënë gjithçka nga vetja, për ta, besuam se ata, fëmijët tanë, do të na i dinin dhe na i shpërblenin.

Sa më shumë ata rriten dhe sa më shumë zhytemi ne, prindërit, në kompleksin e fajit “për të plotësuar gjithçka që na ka munguar në fëmijëri”, aq më shumë vazhdojmë të ecim në monopat, pa gjetur rrugën e madhe. Fëmijët rriten dhe largojnë prej nesh e ne përpiqemi të afrohemi duke premtuar, tanimë një makinë, pushime me shokët, paketë turistike të veçantë etj. Por përsëri ata janë kthyer nga fëmijë në fqinjët tanë. Flasim shumë pak, thuajse nuk na dëgjojnë fare dhe bëjnë si gjithnjë të kundërtën e asaj që ke biseduar e gjasme ke rënë dakord. Për të qetësuar veten, ne mendojmë se nuk e kuptojmë dot botën e tyre dhe ndoshta është e vërtetë. Duket se në këtë luftë, në të cilën ne humbim betejë pas beteje, nuk kemi asnjë që të na ndihmoj. Shkolla dhe në përgjithësi institucionet e edukimit, janë po kaq pesimiste në gjykimin që i bëjnë brezit të ri. Ata kanë shprehjet shabllon, nga të cilat kupton se më shumë i largohen përgjegjësisë, sesa kërkojnë t’i bëjnë ballë situatës. “Brez i vështirë, fëmijë të poshtër, nuk kanë pikën e respektit, fajin e ka familja, nuk dinë të vlerësojnë punën tonë, nuk u vjen turp, kokën hëngërshin se nuk merret njeri më me ta. Të japim mësimin dhe marrim rrogën e shkojmë në shtëpi”. Nuk ka dyshim se çdo brez ka qenë i vështirë, kokëfortë, me probleme në marrëdhëniet e tyre, mes njëri-tjetrit dhe mësuesve, në raport me veten, shkollën dhe prindërit. Por ama mësuesi, ishte pranë tyre me aq mundësi sa kishte për ta këshilluar. Shoku i babait, shoqja e nënës, fqinji i mirë, ishin pranë të gatshëm të ndihmonin. Tani mund të dalësh të rrahësh në rrugë e ta dendësh me sa fuqi ke e me çfarëdo mjeti, gruan, kunatin, vjehrrën, djalin, vajzën dhe askush nuk thotë asgjë. Reagim zero, që shoqërohet me shprehjen; “Ç’më duhet mua”. Po kur nuk i duhet gjë mësuesit, policit, punonjësit të shërbimit social, fqinjit, kujt do t’i duhet për sjelljen e adoleshentit, fëmijës sonë apo i kujtdo qoftë? A mund të imagjinojmë njëherë se ky “djali i keq”, apo “vajza e keqe”, një ditët do të jenë në shtëpinë tonë si dhëndurë, krushq, shokë dhe shoqe të fëmijës sonë. Një ditë mund t’i kemi koleg në punë, kryetar bashkish, ministra, drejtues të policisë etj. Atëherë, kur ata të manifestojnë mospërfillje, arrogancë, dhunë, mos respekt, a do ta fajësojmë edhe ne veten që qëndruam kaq larg fëmijëve dhe i katandisëm në këtë gjendje? Por edhe nëse e fajësuam analizuam dhe reflektuam, do të ketë vlerë kur dëmi është bërë tashmë?

Është koha kur debati politik t’i lëshojë vendin hapësirës së ngushtë të debatit shoqëror: Çfarë po bëjmë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë? Cili është raporti i shoqërisë sonë me brezin e ri? Pse ende kontradiktat e brezave nuk zbuten por thellohen? A është teknologjia që po shndërron shoqërinë, apo shoqëria ndikon më shumë tek ne? Pse fëmijët tanë nuk janë gati për të përballuar sfidat e jetës, por ndërkohë as ne e as ata, duket se nuk jemi të gatshëm të flasim, luajmë, debatojmë, garojmë, vrapojmë e notojmë së bashku me fëmijët tanë?

Duket sikur fëmijët tanë po ndjekin pokemonët, ne ndjekim me sy largimin e tyre, duke u përpjekur të vrapojmë sa të mundim e t’i arrijmë. Por sa më shumë, na duket se po afrohemi aq më shumë duken ata se po largohen. Fajtori? Është i lehtë të gjindet, por më e vështirë është rruga për të riparuar këtë marrëdhënie të krisur. Ndoshta duke u përpjekur të gjtihë së bashku, mbase një ditë do të arrijmë të jemi në rrugën e duhur, duke kaluar jo pa vështirësi të gjitha udhëkryqet, pa drejtim.

 

Next Post

Një "pasqyrë megalitike"... ky është impianti më i madh në botë i paneleve diellore (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

January 2, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com