• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse iu rikthye Berisha sulmeve kundër Bejkos

by Ermal Peçi
14/12/2025 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Në politikë ekziston një rregull i vjetër: ai që bërtet më fort për tradhti, zakonisht është vetë tradhtari. Sot, Sali Berisha po bërtet shumë.

Ndoqa intervistën e Roland Bejkos jo për të mësuar detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD-së mbi takimin e Gjirokastrës, por për të parë edhe një herë në veprim mekanizmin klasik berishist: shpikjen e armiqve për të mbuluar kapitullimet e mëdha. Një ditë më parë, Berisha kishte hedhur akuza në mbledhje se organizatori i takimit të Salianjit në Gjirokastër ishte pikërisht Bejko. Pra, njeriun që kishte mbushur sallën me demokratë, e kishte etiketuar si “kukull të Edi Ramës”. Nuk më intereson realisht çfarë po ndodh aktualisht në atë parti, sepse ka kohë që s’flitet për parime, por më ngacmon fakti që ishin rikthyer sulmet ndaj Bejkos.

Roland Bejkon e njoh. Ia njoh sakrificat, djersën dhe përplasjet në PD, por edhe qëndrimet që mbajti kundër berishizmit në çarjen politike që iu bë partisë. Bejko nuk është produkt pazari, por produkt qëndrese. Është nga ata njerëz që nuk i shmangen përplasjes, që nuk heshtin për të ruajtur karrigen. Ka një natyrë të ashpër, por edhe një shpirt njerëzor të pastër: bëhet copë për t’u përgjigjur qytetarëve, brenda mundësive reale që ka.

Bejko ka mbajtur mbi shpinë një Parti Demokratike në Gjirokastër të rrënuar nga figurat e vjetra dhe, pavarësisht gjithçkaje, e ka mbajtur në këmbë në një qark të vështirë. Ka qenë themelues i PD-së, drejtues i protestës studentore në Universitetin e Gjirokastrës në shkurt ’91, anëtar i komisionit nismëtar të PD-së, drejtues i degës 1998–2004, anëtar i Kryesisë së PDSH-së 2002–2005, themelues i FRPD-së, kryetar i PD-së Gjirokastër 2014–2015, si dhe nënkryetar i PD-së nga 2023 deri në 2024. Ka qenë aty edhe në vitet e zjarrit, kur PD-ja u ringrit, e shkatërruar nga ’97-a, e kur Berisha u fut në jug, në një territor të ndaluar për të. Këto janë vetëm disa nga kontributet e Bejkos për PD-në, por edhe për vetë Berishën.

Ka mbajtur edhe poste administrative, por askush nuk e akuzon për korrupsion. Askush nuk ka një dosje për ta shantazhuar, për ta përdorur, për ta nënshtruar.

Pikërisht për këtë arsye Berisha e sulmon: sepse Bejko nuk i përket, sepse nuk kontrollohet, sepse nuk i ka borxh asgjë, sepse nuk ka dosje dhe sepse nuk përkulet.

Sot armiku i vërtetë i PD-së nuk quhet Roland Bejko. Quhet Sali Berisha. Ai ulet përballë Edi Ramës dhe pranon çdo marrëveshje që i garanton mbijetesë personale. U rikthye në PD me pretendimin se do ta forconte, por e ka dobësuar më shumë se kurrë. Bilanci i tij nga 2021 deri në 2025 është brutal: minus 300 mijë vota. Sot, hendeku mund të jetë edhe më i thellë. Ky nuk është opozitarizëm. Ky është shkatërrim i qëllimshëm.

Berisha nuk jep asnjë shpjegim pse demokratët nuk dalin më në shesh.

Pse opozita është e paralizuar.

Pse Rama qeveris pa frikë.

Pse çdo betejë përfundon me humbje dhe çdo protestë shndërrohet në farsë.

Ai nuk shpjegon pse amerikanët nuk ia hapin derën.

Pse është i izoluar.

Pse Partia Demokratike është kthyer në një bunker personal, ku çdo mendim ndryshe etiketohet si “armik” apo “kukull”.

Por ka pyetje edhe më të rënda, që Berisha i shmang me kujdes: Pse njerëz nga rrethi i tij i ngushtë pasurohen nën qeverisjen e Ramës? Pse bizneset e tyre lulëzojnë? Pse heshtja blihet? Pse opozita e tij është më e butë se servilizmi?

Berisha i rikthehet sulmeve kundër Bejkos sepse ka nevojë për një alibi. I duhet një figurë për t’u kryqëzuar, që të ndërtojë fabula me armiq të rremë dhe të shmangë përgjegjësinë personale. Është e njëjta skemë e vjetër: fajtorë të rinj për mëkate të vjetra.

Por e vërteta është brutale dhe nuk fshihet më.

Kukulla e Ramës nuk është Roland Bejko.

Kukulla e Ramës është Sali Berisha, sepse kukull është ai që e mban pushtetin në këmbë, duke bërë sikur e lufton.

Next Post
Trump në garë me kohën: Marrëveshje për Ukrainën deri në Krishtlindje

Trump në garë me kohën: Marrëveshje për Ukrainën deri në Krishtlindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

September 14, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com