• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse Ismail Qemali i shkroi kujtimet në anglisht?

by
23/08/2015 07:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, ai njihet kryesisht si kryeministri i parë shqiptar, apo si njeriu që drejtoi punimet e Kuvendit të Vlorës, ditën që u shpall pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
Por përtej kësaj, Ismail Qemali ishte një burrështetas dhe burokrat i regjur për shumë vite, i cili gjatë karrierës së tij të gjatë politike kishte pasur pozita të larta si sekretar i Kryeministrit liberal osman, Mid’hat Pashës, guvernator i Varnës, guvernator i Kretës, guvernator i Tripolit, Kryetar i Parlamentit Osman, Kryetar i Komisionit të Danubit, Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë etj.

Përveçse një politikan i shquar, Ismail Qemal Bej Vlora (1844-1919), ishte edhe një poliglot. Pos shqipes, ai njihte edhe greqishten, osmanishten, bullgarishten, arabishten, persishten, frëngjishten dhe anglishten. Madje edhe vetë kujtimet e tij, ai nuk i shkroi në shqip por në anglisht. Por, përse Ismail Qemali i shkroi kujtimet në anglisht?!

Në të vërtetë, kujtimet e Ismail Qemalit, kanë një histori mjaft interesante, aq më tepër kur kihet parasysh që praktikisht, ato nuk i shkroi vetë Qemali. Këto kujtime u shkruan me iniciativën dhe këmbënguljen e dy gazetarëve të gazetës “Times”, Sommervile Story dhe William Morton Fullerton. Për disa muaj rresht mes viteve 1917 dhe 1918, ata të dy u takuan me Ismail Beun në Paris, i cili ua diktoi kujtimet e tij atyre, shkruan Koha.net. Dhe meqë gjatë këtyre takimeve bisedat bëheshin në anglisht, që ishte edhe gjuha e dy gazetarëve, edhe këto kujtime u shkruan po në anglisht. Më saktësisht, kujtimet e kreut të qeverisë së parë shqiptare, u regjistruan dhe u shkruan nga Fullerton kurse u redaktuan nga Story.

Ndërkaq, këto kujtime u botuan në Londër më 1920, nga Constable and Company LTD, me titullin: “The Memoirs of Ismail Kemal Bey”.

Sipas botimit të këtij viti, kujtimet e Ismail Qemalit janë të ndara në dy pjesë, të shoqëruara me një shtojcë. Pjesa e parë është titulluar “Në shërbim të Perandorisë Osmane”, kurse e dyta “Shqipëria dhe shqiptarët”. Shtojca përfshin një përkujtesë që Qemali ia kishte paraqitur më 1897 Sulltanit.

Next Post

Mediat botërore, jehonë incidenteve me emigrantë në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In