• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediat botërore, jehonë incidenteve me emigrantë në Maqedoni

by
23/08/2015 07:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza me emigrantët në Maqedoni, dhe përdorimi i dhunës policore, po bën xhiron e mediave botërore. Al Jazeera shkruante se pavarësisht se kufiri është i hapur, policia lëndoi 5 emigrantë, të cilët u morën në anën greke për kurim në spitalin e afërt. Plagët, sipas saj, ishin pikërisht nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës.

BBC shkruante se autoritete e Maqedonisë lejuan disa emigrantë të hipin në tren gjatë natës, por qindra mijëra të tjerë janë ende “peng” në zonën e përbashkët kufitare me Greqinë. Thuajse të gjithë emigrantët e kaluan natën e mbrëmshme, në qiell të hapur dhe në të ftohtë, të shtruar në kartonë.

CNN vazhdonte me apelin e institucioneve ndërkombëtare, konkretisht të komisionarit të lartë të OKB-së për refugjatët, António Guterres i cili foli direkt me ministrin e jashtëm Nikolla Poposkim, rreth asaj që agjencia e OKB-së e quajti “situatë rreziku në rritje” në zonën kufitare, ku u përdor edhe forca për të parandaluar hyrjen e emigrantëve. Gazetat e mëdha botërore, “The Gardian” komentonte emergjencën e emigrantëve për kurim, të cilët për shkak të shtytjes së madhe, në të shumtën e rasteve përjetonin gjendje të fikti.

Në fotografitë ilustruese shfaqeshin emigrantë me plagë në këmbë e trup, nga goditja e forcave policore, plumbat apo edhe telat me gjemba. “Nju Jork Times”, vërente se pavarësisht krizës që për maqedoninë mund të jetë e papërballueshme, emigrantëve nuk iu duhet bllokuar tranziti. Rreth 42 mijë emigrantë kanë hyrë në Maqedoni në dy muajt e fundit, që nënkupton rreth 2% të gjithë popullatës që ka Maqedonia, 2,1 milion banorë. Megjithatë, të gjitha mediat më së shumti kritikonin sjelljen e policisë së Maqedonisë, duke komentuar se ndaj emigrantëve nuk duhet ushtruar dhunë.

Mediat, si Reuters, ABC News etj komentonin nevojën për menaxhim të situatës, dhe jo të shtypjes së emigrantëve. Më i ashpër SkyNews, që hapej me titullin “Mizëria e Maqedonisë – emigrantë të përvuajtur, të lagur dhe të uritur”. Sipas burimeve të tyre, njoftohej se numri i emigrantëve do të vijë akoma në rritje, nga Greqia. Vetëm nga rrugët detare të Turqisë, gjatë muajit korrik, zbarkuan rreth 50 mijë klandestinë, të cilët doemos do kalojnë përmes të njëjtit korridor.

Next Post

Rrufeja godet serverët e Google, fshihen të dhënat e përdoruesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com